Shtesa e librit
Shtesa e librit është pjesa që i shtohet librit (revistës apo gazetës) e cila për nga përmbajtja dallohet nga pjesa bazë, apo nga mënyra e përgatitjes (shtyp me ngjyra, shtyp me më shumë ngjyra, teknikë tjetër e shtypit, letra më kualitative, letra me ngjyrë). Shtesa nuk lidhet me formatin e prodhimit grafik. Ajo mund të jetë më e vogël, barazi, apo më e madhe se tabaku i palosur i prodhimit grafik.