Ngjyra
Ngjyra bën pjesë në grupin e materialeve grafike, e cila është substancë e ngjyrosur, që posedon ngjyrim të caktuar dhe ka aftësi që gjatë procesit të shtypit të lidhet me bazën në të cilën shtypet. Çdo ngjyrë grafike është e përbërë edhe nga komponente të tjera, përmban bashkime apo grupe bashkimesh që i sigurojnë ngjyrim e të cilat i quajmë pigmente. Gjithashty ngjyrat përbëjnë edhe lidhëse të cilat bëjnë lidhjen e të gjitha komponenteve në ngjyra. Komponentet e tjera janë nga përbërjet e ndryshme kimike. Ngjyrat themelore grafike janë: e verdha, e kaltërta (cian) dhe ngjyrë me vija (vijore). Me përzierje në përmasa të barabarta të këtyre tri ngjyrave themelore përfitohet ngjyra e zezë. Me burimin e drites dergojme nje tufe paralele drite te bardhe ne prizmin prej qelqi.
Për shkak se perceptimi i ngjyrës është një aspekt i rëndësishëm i jetës njerëzore, ngjyrat e ndryshme janë lidhur me emocionet, aktivitetin dhe kombësinë . Emrat e rajoneve të ngjyrave në kultura të ndryshme mund të kenë zona të ndryshme, ndonjëherë të mbivendosura. Në artet pamore, teoria e ngjyrave përdoret për të rregulluar përdorimin e ngjyrave në një mënyrë estetikisht të këndshme dhe harmonike . Teoria e ngjyrës përfshin plotësuesit e ngjyrave ; baraspesha e ngjyrave ; dhe klasifikimi i ngjyrave parësore (tradicionalisht e kuqe, e verdhë, blu ), ngjyrat dytësore (tradicionalisht portokalli, jeshile, vjollcë ) dhe ngjyrat tretësore . Studimi i ngjyrave në përgjithësi quhet shkenca e ngjyrave ose kolorologjia .
Ngjyrat që shifen me dritën e syrit të njeriut
Ngjyra | ndryshimi sipas gjtësisë valore | ndryshimi në frekuenca |
---|---|---|
kuqe | ~ 625-740 nm | ~ 480-405 THz |
portokalle | ~ 590-625 nm | ~ 510-480 THz |
vijore | ~ 565-590 nm | ~ 530-510 THz |
gjelbër | ~ 500-565 nm | ~ 600-530 THz |
cijan | ~ 485-500 nm | ~ 620-600 THz |
kaltra | ~ 440-485 nm | ~ 680-620 THz |
vjollcë | ~ 380-440 nm | ~ 790-680 THz |
Lidhje të jashtme
Redakto- Bibliography Database on Color Theory, Buenos Aires University
- Why Should Engineers and Scientists Be Worried About Color?
- Robert Ridgway's A Nomenclature of Colors (1886) and Color Standards and Color Nomenclature (1912) - text-searchable digital facsimiles at Linda Hall Library
- Albert Henry Munsell's A Color Notation, (1907) at Project Gutenberg
- AIC, International Colour Association
- The Effect of Color | OFF BOOK Arkivuar 15 prill 2013 tek Archive.today Documentary produced by Off Book (web series)
- ROY G. BIV: An Exceedingly Surprising Book About Color by Jude Stewart