Emocioni
Emocioni (lat. ex - jashtë ; motio - lëvizje ; emocion - nxitje) është një shtytje nervore që shkakton një organizëm të veprojë. Konsiderohet si një gjëndje mendore e fuqishme dhe e pandërgjegjshme që shoqërohet shpesh nga ndryshime fiziologjike. Emocioni dallohet nga ndjenja, ngaqë emocioni është një gjëndje psiko-fiziologjike që nxit një organizëm të veprojë. Emocionet që ne ndjejmë burojnë nga interpretimi që i bëjmë eksitimit fiziologjik që përjetojmë. Nxitshmërinë fiziologjike ne e lidhim me një emocion të vecantë në varësi të rrethanave që e kanë shkaktuar atë. Emocionet studiohen ndër të tjera nga psikologjia, psikiatria, filozofia, neurologjia, fiziologjia, sociologjia, biologjia dhe nga studimi trunor.
Klasifikimi e emocioneve
RedaktoNjë nga përpjekjet për klasifikimin më të plotë të emocioneve u përshkrua nga Robert Plutchik, më 1980[1]. Plutchik e përshkroi emocionin si një reagim trupor të modeluar, të shkaktuar nga një ngacmues. Me anën e anketave të hollësishme, ai bëri një ndarje në emocionet parësore, bazë dhe në ato dytësore.
Emocionet parësore, bazë janë: zemërimi, frika, gëzimi, pranimi, habija, trishtimi, neveria dhe kundërveprimi.
Këto emocione parësore mund të kombinohen për të formuar emocione dytësore. P.sh: gëzimi dhe pranimi formojnë dashurinë; frika dhe pranimi formojnë përuljen; zemërimi dhe kundërveprimi formojnë agresivitetin. Në qoftë se vendosen në një rreth përballë njëra - tjetrës, emocionet formojnë cifte të kundërta (p.sh., gëzimi dhe trishtimi).
Megjithatë autorë të tjerë parashtrojnë një nën-ndarje tjetër. Sipas disa autorësh, nga dyzimi i emocioneve parësore rrjedhin emocione të tjera dytësore apo të ndërthurura:
Zhvillimi i emocioneve
RedaktoA janë të lindura emocionet apo të mësuara? Charles Darwin më1872 në librin Shprehja e emocioneve te njeriu dhe kafsha shprehu mendimin se emocionet e njerëzve dhe të kafshëve janë të ngjashme dhe kanë evoluar për të ndihmuar mbijetesën e tyre.[2] Për shëmbull, qentë skërmitin dhëmbët kur janë agresivë. Edhe njerëzve u duken dhëmbët kur janë të nxehur. Darwin mendonte se shprehja emocionale si skërmitja e dhëmbëve janë modele të lindura sjelljesh. Një nga psikologët e parë që studioi zhvillimin e emocioneve dhe që ndikoi shumë në psikologji, ishte Katherine Bridges.[3] Në vëzhgimin e saj natyror të 62 foshnjeve të spitalit të bebeve dhe të fëmijëve të braktisur të Montrealit, ajo vëzhgoi një eksitim të përgjithshëm gjatë lindjes, me emocione pozitive dhe negative që zhvilloheshin brenda disa muajve. Sipas Bridges, emocionet pozitive zhvillohen më ngadalë dhe kënaqësia e përgjithshme gjatë vitit të dytë të jetës kthehet në afeksion dhe gëzim. Nga ana tjetër Të mësuarit është shumë i rëndësishëm për emocionin dhe ka shume mundësi që një spektër i gjërë emocionesh të jenë të mësuara përmes kushtëzimit. Megjithëse shumë shprehje emocionale duket se janë universale, përgjegjëse për ndryshimet nga kultura në kulturë janë ndryshimet në të mësuar. Një studim i hershëm i Klineberg (1938) dëshmoi se disa prej shprehjeve emocionale të kinezëve ndryshojnë nga ato të kulturëa amerikane. Por, pamvarësisht nga ndryshimet ndër-kulturore, sot pranohet se emocionet janë pjesë përbërëse e përvojave njerëzore.
Teoritë për emocionin
RedaktoTeoria James-Lange shtjellon se nxitshmëria fiziologjike che sjellja paraprijnë eksperiencën subjektive të emocionit. Trupat tanë reagojnë automatikisht ndaj disa ngacmuesve mjedisorë dhe ne bëhemi të vetdijshëm se këto reagime formojnë një emocion caktuar, të cilin më pas e ndjejmë. William James më 1884 dhe Carl Lange më 1885 duke punuar secili më vete arritën në përfundimin e ngjashëm sipas së cilës sjellja i paraprin emocionit.
Në qoftë se ndërgjegjësimi për një emocion të caktuar është i njëjtë me ndërgjegjsimin për një gjendje fizike të trupit, atëherë mund të thuhet se për një emocion ekzistojnë gjëndje fiziologjike të ndryshme dhe krejt të përcaktuara.
Teoria e Cannon-Bard i përket studiuesve Walter Cannon (1927) dhe Philip Bard (1928) të cilët nuk ishin dakort me teorine e James-Lange, pikërisht për faktin se shumica e emocioneve kanë pothuajse të njëjtën nxitshmëri fiziologjike. Sipas kësaj teorie emocioni dhe nxitshmëria fiziologjike ndodhin në të njëjtën kohë.
Teoria e eksitim-kognicionit e Schachter-Singer thekson rolin e faktorëve kognitivë mbi emocionet. Kur përjetojmë emocion, para së gjithash, ne jemi të eksituar fiziologjikisht. Më pas kërkojmë një shpjegim mjedisor për eksitimin që kemi. Ne e interpretojmë kognitivisht situatën dhe e emërtojmë eksitimin si emocion përkatës.
Thënie
Redakto- “Gjersa të ketë emocione nuk mund të ketë as edhe botë të përsosur.” – Eduard V. Eckardt
- “Emocionet nuk janë luks, por një mjet ndërthurës ndihme në betejën e jetesës.” – Antonio R. Damasio
- “Nuk ka mençuri pa emocione. Mund të ketë emocione pa shumë mençuri, por është diçka që nuk na përket ne.” - Ezra Pound
- “Ti kuptosh nuk mundesh, quaji po deshe... emocione...” - Lucio Battisti
- “Para së gjithash, emocioni! Vetëm pas të kuptuarit!” - Paul Gaugin
- “Nuk mund të ketë dituri pa emocion. Ne mund të jemi të vetëdijshëm rreth një të vërtetë, por gjersa nuk e kemi ndjerë fuqinë e saj, nuk është e jona. Njohurisë së trurit duhet t’i shtohet përvoja e shpirtit.” - Arnold Bennett (1867-1931)