Shtetësia
Shtetësia është statusi që përcakton përkatësinë shtetërore të individëve. Nocioni i shtetësisë paraqet lidhjen juridike të qytetarit me shtetin. Qytetarët të cilët gëzojnë të drejta dhe detyrime (besnikëri, të drejta politike, ushtrimi i shërbimit ushtarak, mbrojtja konsullore jashtë shtetit, ekstradimi në atdhe, mbrojtjen nga ekstradimi në shtet tjetër etj.) dhe i nënshtrohen jurisdiksionit shtetëror quhen shtetas. Shtetësia mund të fitohet në mënyra të ndryshme:
- jus sanguini - kur prindërit (paraardhësit) janë shtetas të shtetit në fjalë
- jus soli - kur lind në territorin e atij shteti
- jure matrimonii martesa me një shtetas të atij vendi
- natyralizmi - ku individë të cilët nuk kanë lidhje me atë shtet mund të fitojnë shtetësinë nëse plotësojnë disa kushte të përcaktuara me ligj (zakonisht rezidencë për një hark kohor të paracaktuar, njohje e gjuhës dhe pavarësi ekonomike).
Humbja e shtetësisë mund të ndodhë në një mori rastesh të ndryshme. Disa shembuj janë: mërgimi i detyruar (ekzil), dënimi për tradhti, dorëheqja nga shtetësia, marrja e një shtetësie tjetër, kryerja e shërbimit ushtarak në një ushtri të huaj, emigrimi afatgjatë, por edhe kur territori i një shteti kalon në territorin e shtetit tjetër; këto janë vetëm disa mundësi. Individët mund të kenë dy apo më shumë shtetësi, por edhe asnjë. Ata persona të cilët nuk kanë fare shtetësi quhen apatridë (gr. α-*pa, πατρίδη- atdhe, tekst. "pa atdhe") ose apolide (gr. α-*pa, πολιτεία-shtet, "pa shtetësi"). Individët me dy apo më shumë shtetësi quhen bipatridë.
Qëndrimet e shteteve ndaj dyshtetësisë janë të ndryshme.
Shiko dhe këtë
Redakto
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |