Shteti pedagogjik titulli i plotë i së cilës është Shteti pedagogjik: Arsimi dhe politika e kulturës kombëtare në Turqi pas vitit 1980 (anglisht: The Pedagogical State: Education and the Politics of National Culture in Post-1980 Turkey; turqisht: Pedagojik Devlet: 1980 Sonrası Türkiye’de Eğitim ve Mil-li Kültür Politikası) është një libër i publikuar në vitin 2006, shkruar nga antropologu Sam Kaplan dhe botuar nga Stanford University Press, në të cilin flitet rreth ndikimeve në kurrikulën kombëtare arsimore të Turqisë, bazuar në punën hulumtuese dhe kërkimore shkencore në praktikën përkatëse në terren në fshatin Yayla. [1] [2] [3] [4] [5] [6] [7]

Vështrim

Redakto

Ky libër trajton çështjet sesi grupet e interesit në Turqi, duke përfshirë nacionalistët fetarë, industrialistët neoliberalë dhe ushtrinë, promovojnë dhe zhvillojnë botëkuptimet e tyre të veçanta përmes arsimit dhe programeve shkollore. Qëllimi është të shpjegojë se si këto grupe konkurruese përcaktojnë përvojat arsimore të nxënësve të shkollave dhe se si arsimimi dhe shkollimi masiv krijon kontekstet në të cilat fëmijët kuptojnë njohurinë, fuqinë dhe ndryshimet shoqërore.

Shteti Pedagogjik ofron një rast studimor etnografik që nxjerr në pah proceset kulturore dhe politike me anë të të cilave arsimi rikonfigurohet rreth interesave dhe kuptimeve të sektorëve të ndryshëm në shoqërinë bashkëkohore jo vetëm në shoqërinë turke por edhe më gjerësisht. Duke përdorur një gamë të gjerë burimesh profesionale, autori tregon se si një sistem shkollor artikulon një rend moral në kryqëzimin e gjinisë, përkatësisë etnike dhe klasës. Eksplorimi se si realizohet ky artikulim në një fshat turk ofron një qasje të nuancuar ndaj ndërveprimit të trashëgimisë fetare, laicitetit, globalizimit ekonomik, militarizmit dhe politikave të identitetit në shoqërinë aktuale jo vetëm në Turqi por edhe më gjerësisht në rajon.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Rexhepi, Jevdet (2008). "Review: The Pedagogical State: Education and the Politics of National Culture in Post-1980 Turkey by Sam Kaplan". InterActions: UCLA Journal of Education and Information Studies (në anglisht). 4 (1). ISSN 1548-3320.
  2. ^ Grossman, Gary M. (2007). "Book Review The Pedagogical State: Education and the Politics of National Culture in Post‐1980 Turkey by Sam Kaplan. Stanford, CA: Stanford University Press, 2006. 254 pp. $24.95 (paper). ISBN 978‐0804‐754330". Comparative Education Review (në anglisht). 51 (4): 521–523. doi:10.1086/523980.
  3. ^ Açıksöz, Salih Can (2010). "Sam Kaplan, The Pedagogical State: Education and the Politics of National Culture in Post-1980 Turkey (Stanford, Calif.: Stanford University Press, 2006). Pp. 280. $65.00 cloth, $25.95 paper". International Journal of Middle East Studies (në anglisht). 42 (3): 526–528. doi:10.1017/S0020743810000681.
  4. ^ Heisler, Martin O. (2007). "The Pedagogical State: Education and the Politics of National Culture in Post-1980 Turkey and Routine Violence: Nations, Fragments, Histories". Perspectives on Politics (në anglisht). 5 (3): 663. doi:10.1017/S1537592707072027.
  5. ^ Benei, Véronique (2009). "The Pedagogical State: Education and the Politics of National Culture in post-1980 Turkey by Sam Kaplan". PoLAR: Political and Legal Anthropology Review (në anglisht). 32 (1): 144–149. doi:10.1111/j.1555-2934.2009.01027_6.x.
  6. ^ Brown, N. J. (2007). "The Pedagogical State: Education and the Politics of National Culture in Post-1980 Turkey". Comparative Studies of South Asia, Africa and the Middle East (në anglisht). 27 (2): 484–485. doi:10.1215/1089201x-2007-023.
  7. ^ Kenan, Seyfi (2008). "Review of The Pedagogical State: Education and the Politics of National Culture in Post-1980 Turkey". Insight Turkey (në anglisht). 10 (4): 166–169. ISSN 1302-177X. JSTOR 26330818.