Shtypi i depërtueshëm (Sitoshtypi) është teknikë themelore dhe është teknika më e thjeshtë dhe më e lirë e shtypit krahasuar me tri teknikat e tjera. Dallohet me formë të shtypit në të cilën elementet e shtypit janë të hapura (të depërtueshme) dhe sipërfaqeve të lira të cilat janë të mbyllura. Forma e shtypit mund të jetë në në formë të shabllonit dhe të sitës (rrjetzës) nëpër të cilat depërton ngjyra. Kopja e shtypit e cila shtypet me anë të shtypit të depërtueshëm dallohet me shtresim të njëjtë, por me trashësi shumë më të madhe të ngjyrës se te etknikat tjera. Është i përshtashëm për shtypjen e shkrimeve në: lapsa kimik,firma të ndryshme, tabela të rrgëve, shenja të komunikacionit, etj.

Forma e shtypit (sita) dhe veglat e nevojshme për punë

Lidhjet e jashtme

Redakto