Shtypi ofset (nga anglishtja offset) bën pjesë në shtypin e rrafshët, ku shtypi bëhet në mënyrë indirekte. Është zhvilluar nga shtypi me gurrë (litografia) dhe modelit të shtypit me llamarinë. Është përsosur përmes cilindrit shtesë të gomës e vendosur ndërmjet cilindrit bazë dhe cilindrit të shtypit. Cilindri i gomës e merr ngjyrën nga pllaka e ofsetit dhe e përcjell në letër duke vepruar si ndërmjetës i pllakës së ofesetit dhe letrës. Falë elasticitetit të mescilindrit të gomës, shtypi ofset është shumë i përshtatshëm për shtyp në lloje të ndryshme të letrës. Në fushëveprimtarinë e ofsetit modern hyjnë: Shtypja e pllakateve shumëngjyrëshe, amballazheve të ndryshme (më së shumti kutija paluese), etiketave, panoramave dhe reprodukimeve shumëngjyrëshe artistike. Makinat e shtypit ofset sot dominojnë në shtypjen e librave, revistave dhe gazetave.

Pamja skematike e Ofset shtypit. A: Uji. B: Cilindrat e ujit (visherat). C: Ngjyraniku (cilindrat e ngjyrës). D: Cilindri bazë (i pllakës). E: Cilindri i gomës. F: Letra. G: Cilindri shtypës.


Makinat e shtypit

Redakto
 
Makinë 5 ngjyr[she e ofsetit - HEIDELBERG Speedmaster CD 102
 
Makinë e ofsetit ROLAND Favorit RF01
 
Makinë një ngjyrëshe e ofsetit ROLAND Favorit RF01

Makinat e shtypit ofset bëjnë pjesë në grupin e roto-makinave, që do të thotë elementet për krijimin e presionit (shtypit) në njësitë shtypse janë cilindrat dhe lëvizja e tyre është rotative. Forma e shtypit (pllaka) montohet në cilindër e cila në kontakt me cilindrin (gomës) e ofsetit, që kopja e shtypit transferohet nga forma e shtypit në cilindrin e gomës dhe nga ai në materialin për shtyp. Procesi i shtypit në teknikën ofset fillon me formën (pllakën) e cila është e përforcuar në cilindrin bazë, me ndihmën e sistemit të visherave së pari vendoset materiali për pastrim (ujitje) i cili ndikon vetëm në sipërfaqet hidrofile e jo në elemente të shtypit, gjerësa elementet e shtypit mbeten të thara, pastaj në të njejtën sipërfaqe të formës së shtypit vendoset ngjyra e cila mbulohet vetëm në siprfaqe shtypse të cilat nuk janë të mbuluara me ujë. Pastaj ngjyra nga sipërfaqet e elementeve të shtypit transferohet në cilindër të gomës nga i cili edhe kryhet kopja e shtypit.


Elementet krysore

Redakto

Elemenetet krysore të shtypit ofset janë:

  • Cilindri bazë (i pllakës), bartës i formës së shtypit nën të cilin janë të vendosur mekanizmi për ujitje dhe ngjyraniku.
  • Cilindri bartës i mbështjellësit të gomës i cili në vete i pranon elementet e shtypit dhe i transferon në segmentin e tretë (përmbanë shtresë të kompresuar.

Forma e shtypit për shtypin ofset përbëhet prej një pjese në formë të pllakës. Është e punuar nga alumini (pllaka monometalike)apo kombinime të disa metaleve (pllaka plimetalike), pastaj nga folia plastke dhe e letrës.


Përparsitë e ofest shtypit

Redakto
  • Ka kualitet të lartë të fotografisë – shkronja të çarta dhe të pastërta, sespse mbuluesi i gomës i përshtatet teksturës në sipërfaqe të shtypit.
  • Mundësia e shfrytëzimit të gjithë spektrit të sipërfaqeve të shtypit, përveq letrës me kulitet të dobët.
  • Punimi i formës së shtypit i lehtë dhe i shpejtë
  • Qëndrueshmëri më e lartë e formës së shtypit për arsye se ajo nuk është në kontakt me bazën për shtyp.


Lidhjet e jashtme

Redakto