Si-do-re-la
Si-do-re-la Roman me Autor Fatos Kongoli. Shtëpia botuese: Toena. Viti i botimit 2011. Faqe 320. ISBN 978-99943-1-768-4
Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, më një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit si interneti. Por janë alergji të tjera që e kanë atë në një individ krejt të padëshirueshëm për eprorët. Largimi nga detyra i Ardit përkon më dy ngjarje: pas një koh të gjatë, ai ritakon Dorën, një mikeshë të vjetër të gjimnazit, dashuria e tij e parë. Pothuaj njëkohësisht, në dhomën e një hotëli, gjendet i vrarë me një plumg në kokë një person, ish - koleg dhe shefi i tij në ministri.
Midis këtyre ngjarjeve, Kongoli na ofron mjeshtërisht një kronikë të trazuar dilemash ekzistenciale të protagonistit. Të dashurive të tij, për t'i ikur një bote cinike, ku krimi nuk ngurron të godasë pa u ndëshkuar. Një pamje të krizës së sotme morale të shoqërisë shqiptare, në fillin e një humori të hidhur nga kreu në fund.
Motivi si-do-re-la u ngrit brenda meje tek rrinim ulur në një tryezë në lokalin e aeroportit, duke pirë kafe, në pritje të trenit të tim eti. Shkak u bë kalimi aty pranë nesh i një gruaje, që me një dorë tërhiqte një valixhe të kuqe, me dorën tjetër një vajzë. Munda të kapja kalimthi një fragment profili të saj. Pak më shtatlartë se mesatarja, me një T - shërt ngjyrë blu, pantallona të lehta verore prej linoje, të bardha, këpucë atlete po të bardha, ajo shkoi tutje, drejt pikave Check - in, la prapa një aromë parfumi dhe mua m'u zu fryma. U thashë prindërve të ngriheshim. Ngutja ime për të ndjekur hullinë e parfumit të asaj gruaje në ato rrethana, ka qenë një yshtje mistike. Edhe pse ajo rastisi të ishte Sidorela, asgjë nuk e përligjte ngutjen time për ta takuar, përveç ndoshta motivit simfonik të mbetur brenda meje... kishim qenë në të njëjtën klasë, gjatë pothuajs tre viteve të para të gjimnazit, në vitet ྖ te "Qemal Stafa". Disa e thërrisnin shkurt Dora, disa Ela, të tjerë, për ta tallur, Sida.