Si krijohen kostumet tradicionale shqipëtare
Kostumet trdicionale Kostumi i çunave: Kapelja ose siç quhet ndryhe qelesheja, bëhet me lesh delje që përpunohet me sapun, bëhet në formën e kapeles dhe lihet të thahet për disa ditë deri sa të ketë marë formën e duhur.
Këmisha: këmisha është këmish e bardhë që dekorohet me shirita të zi.
Jeleku: Jeleku bëhet me copë të leshtë, bëhet prerja dhe pastaj qëndisja me shirita të zez dhe të ngjyrave të ndryshme. Por jelek u çunave mund të dekorohet dhe me shqiponjë.
Brezi. Brezi punohet me tuba leshi dhe lesh delje, dhe punohet me vekë ose siç quhet ndryshe me tllarë.
Tirqët: Tirçet janë si pantollona, që bëhen me copë të leshtë ngjyrë të bardhe, dhe dekorohet me shirit të zi.
Opingat: Opingat bëhen me komerdare, bëhet prerja e komerdares sipas formës së këmbës, pastaj hapen vrimat me gërshër dhe tek vrimat i futen shirita të hollë prej komerdareje, dhe në pjesën e sipërme punohet me shtiza dhe me fije leshi.
Kostumet e gocave. Kapelja: kapelja bëhet me copë të kuqe si jeleku dhe këmbëzat, kapelja pritet në formë rrumbullake, i vendoset shirirt i verdhë, qëndiset me rruza dhe leka.
Jeleku: Jeleku sikuse dhe kapelja pritet një copë e kuqe prej kadifeje, pastaj dekorohet me shirit të verdhë dhe lule të qëndisura me rruza, dhe fije ari.
Këmbëzat: Këmbëbzat punohen sikurse dhe jeleku, priten sipas formës së fundit të këmbës.
Dimijat: Dimijat bëhen me copë të mëndafshtë ngjyrë të bardhë.
E sipërmja: E sipërmja vendoset sipër dimijave, dhe qëndiset me shirit të verdhe që përpunohet me fije ari.
Këmisha: Këmishës jaka i qëndiset me fije ari, krahat e këmishës qëndisen vetëm me fije ar
Shikoni dhe
RedaktoReferimet
RedaktoKy shkrim është referuar nga përshkrimi i artizanëve me përvojë 20 vjeçare.