Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

• Prindërit mbesin të rinj tek fëmijët e tyre,dhe ky është një prej avantazheve psikologjike më të vyera që nxjerrin prej tyre


• Edukimi është një thirrje për të kapërcyer parimin e kënaqësisë,për ta këmbyer me atë të realitetit


• Njerëzit e lumtur nuk thurin kurrë ëndrra,vetëm të palumturit e bëjnë


• Zoti nuk është tjetër veçse një prind në një nivel më të lartë

• Nëse njeriu do ti hiqte shpresat nga iluzioni i jetës së përtejme për tu përqëndruar te jeta tokësore me të gjitha forcat e tij,do të arrinte ta bënte jetën më të kënaqshme për të gjithë.


• Poetët janë mjeshtër të njohjes së mendjes njerëzore,sepse ata pijnë në burime që për shkencën ende nuk janë të aksesueshme


• Mundësia e kufizimit të një kënaqësie,ia shton vlerën asaj kënaqësie


• Feja është një nga ato iluzionet e trishta nga të cilat njerëzit presin që jeta e tyre të përmirësohet e të zbukurohet,mirëpo, në të vërtetë sjell vetëm dëme

• Argumentet nuk mund të përballen me pasionet

• Njerëzit nuk e duan spontanisht punën

• Gjithmonë,kur ekziston mundësia për të marrë një shuplakë,mazokisti i vërtetë zgjat turinjtë

• Feja është një substancë narkotike me të cilën njeriu arrin të kontrollojë brengën e tij,por me të cilën trullos mendjen e tij

• Të qenë krejtësisht i sinqertë me vetveten është një gjimnastikë e mirë

• Konceptimi më i afërt i ëndrrave në lidhje me realitetin nuk është ai mjeksor,por ai popullor

• Të gjithë kemi dëshira që ua fshehim të tjerëve,e dëshira që ia fshehim edhe vetes tonë

• Çmimi i progresit të qytetërimit paguhet me pakësimin e lumturisë,që vjen si pasojë e intesifikimit të ndjenjës së fajit

• Turmat nuk e kanë njohur kurrë etjen për vërtetësi: ato nuk mund të heqin dorë nga nevoja e tyre për iluzione


• Detyra kryesore e qytetërimit është të na mbrojë nga natyra


• Krishtërimi është armik: nuk ka hezituar asnjëherë të krijojë martirë të diturisë sa herë ka qenë në pushtet

• Të durojë jetën: kjo është detyra e parë e çdo qenieje

• Qëllimi i krejt jetës është vdekja

• Feja është një iluzion që e gjen forcën e saj tek gatishmëria e hovit tonë pulsues të dëshirës

• Në lashtësi fjalët ishin magji,ende sot,fjala ka ruajtur shumë nga magjia e saj e lashtë

• Obsesioni është karikatura e fesë

• Egoja nuk është mbret as në shtëpinë e vet


• Aty ku ishte id, aty do të jetë edhe egoja

• Amerika është një gabim, një gabim gjigand


• Nga gabimi në gabim dikush zbulon të gjithë të vërtetën

• Mendja është si një ajsberg, ajo noton me një të shtatën e pjesës më të madhe të saj mbi ujë

• Ëndrra është çlirimi i shpirtit nga presioni i natyrës së jashtme, një shkëputje e shpirtit nga prangat e materies

• Zëri i intelektit është i butë, por nuk pushon derisa të jetë dëgjuar

• Frojdi e kuptonte kulturën, ashtu siç bëri ëndrrat dhe simptomat, si një shprehje e dëshirave në konflikt me njëri-tjetrin dhe me shoqërinë. Ai mendoi se feja, arti dhe shkenca mund të ishin mjaft shpërblyese. Por ai theksoi se kultura është produkt i impulseve të mohuara të një kënaqësie më të drejtpërdrejtë seksuale ose agresive

• Sipas Frojdit, kultura është produkt i detyrimit dhe heqjes dorë nga instiktet