Simon Ndoc Prendi ishte nje mesues shqiptar.

Simon Ndoc Prendi (1892-1950) lindi më 15/8/1892 në një familje të hershme në Shkodër, me prejardhje nga Mirdita. Të parët e tij zunë vend në lagjen Sarreq, rruga Badre, një ndër lagjet e vjetra të Shkodrës dhe u aktivizuan për të nxjerrë jetesën dhe për të përballuar kushtet e vështira ekonomike.

Fillimisht të parët e tij u morën me punë të ndryshme dhe dalëngadalë hynë në rrjedhën e qytetarisë shkodrane, me taban e kulturë qytetare. Familja e tij si çdo familje në rritje, krijon zgjerimin e saj dhe merret me punë të ndryshme. Një punë të tillë bëri dhe i ati i Simonit. Ai mbasi bëhet krah pune siguron një jetë normale. Familja e tij, si shumë familje shqiptare e shkodrane ka shfaq me forcë ndjenja kombëtare për të kërkuar të drejtat e tyre, të shpalljes së pamvarësisë të Shqipërisë, vlera këto që i përkrah familja e Simonit. Simoni që në fëmijëri të tij shfaqte dëshirë e vullnet për t’u arsimuar dhe për të marrë dije e kulturë dhe prindërit dhe me pëlqimin e tij e dërgojnë për të mësuar në shkollë. Këtu ai shfaqi dëshirë e pasion dhe arriti rezultate të mira.

Dëshira e tij dhe prindërve, gjendja e mirë ekonomike, bën që Simoni të shkojë për të studiuar më tej, në Itali dhe vazhdon studimet në qytetin Korona, shkollën normale në kolegjin “San Demetrio Corona” dhe e përfundon në vitin 1912.

Mbaron studimet me një përgatitje të mirë, diplomohet dhe merr njohuri të thella, veçanërisht të asaj arsimore, merr një kulturë të avancuar të kohës dhe njihet me kulturën perëndimore dhe me ardhjen në Shkodër, punoi e luftoi për të vënë në jetë të gjitha dijet e fituara, në fushën e arsimit, të arsimimimit të djelmërisë shkodrane e shqiptare.

Ardhja e tij në Shkodër koincidon me luftën e madhe që po bënte populli shqiptar për shpalljen e pavarësisë e cila u realizua me 28 nëntor 1912 me shpalljen e pavarësisë të Shqipërisë dhe të krijimit të qeverisë të Ismail Qemalit. Një ndër detyrat themeltare të asaj qeverie, ka qenë arsimi kombëtar në gjuhën shqipe, lufta kundra alfabetizmit. Në muajt e parë të qeverisjes, në Shkodër, në tetor 1913 hapet e para shkolla laike me drejtor Gaspër Mikelin, dhe mësuesit, Simon Frendi, Kolë Margjini e Pjerin Guga, pra Simoni është një ndër katër mësuesit laikë në Shkodër. Z. Simoni e fillon detyrën e mësuesit në tetor 1913 në shkollën popullore deri në vitin 1948 dhe mbasi shkolla u mbyll, u emërua mësues në shkollën e Parrucës. Në vitin 1922 deri në vitin 1925 ka qenë emëruar mësues i gjuhës shqipe në Kavajë. Kthehet në Shkodër dhe emërohet mësues në vitin 1925-1926, në shkollën ortodokse në Shkodër. Nga viti 1928 deri në vitin 1933, ka qenë emëruar mësues në shkollën franceskane. Nga ky vit është emëruar mësues në Tiranë deri në vitin 1938. Kthehet në Shkodër dhe vazhdon si mësues.

Mbas çlirimit emërohet mësues në vitin 1945 në Zejmen Lezhë. Në vitin 1947 emërohet mësues në shkollën “Vasil Shanto” në Shkodër, në Bardhej. Në vitin 1948 në fshatin Xhaferaj Oblikë. Z.Simoni ka një karrierë të gjatë në arsim. Punoi dhe i mësoi nxënësit me mish e me shpirt për të kryer misionin e tij të mësuesit për të arsimuar djelmërinë me arsim amtar. E filloi detyrën e mësuesit të gjuhës shqipe për t’iu mësuar nxënësve këndim e shkrim të gjuhës amtare, dëshirw për të cilën populli shqiptar luftoi në shekuj. Ai qe një punëtor i palodhur i arsimit shqiptar. Kudo ku dha mësim tregoi vullnet e këmbëngulje për të kryer detyrën e mësuesit, sa të lartë aq dhe fisnike. Ai gjithnjë kërkonte ndaj vehtes dhe studionte, konspektonte programet shkollore dhe dijet e fituara iu dha nxënësve. Kërkonte prej tyre me këmbënguljen e tij në përvetësimin sa më të mirë të dijeve.

Z.Simoni krahas mësues i dhënies mësimit të gjuhës shqipe, tash me një aftësi e përvojë të gjatë në mësimdhënie, aktivizohet edhe me aktivitete të tjera shkollore, si në fiskulturë e sporte dhe të muzikës, duke qenë një ndër mësuesit e parë që u morën me këto veprimatri. Në librin “Kultura fizike dhe sportet 1900-44” shkruhet ndër të tjera, “në vitin 1930 në shkollën e mesme industriale Shkodër e cila kishte në programin e saj dy orë në javë edukatë fizike, nuk kishte mësues, pasi mësuesit e tjerë Taip Shkodra dhe Simon Prendi ishin të ngarkuar më shumë se duhet” Z.Simoni aktivizohet në fushën e muzikës. Ai njihet edhe si drejtues i lëndës muzikore e frymore.

Vlerat patriotike i ndjeu dhe u aktivizua që me ardhjen në Shqipëri. Si patriot zhvillon aktivitete patriotike. Ai aktivizohet në kryengritjen e Malësisë së Madhe, në Grud e Kastrat dhe në ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 1911.

Në “Hylli i Dritës” FLAMUJ KOMBETARE NE SHKODER Në verë të vitit 1911 gjendeshin Gruda e Kastrati të mbledhur në Gradinë duke pritur ndonjë urdhër të ri. Në ato ditë mbërritën prej Podgoricë 12 italiane vullnetarë….Në këtë rast qe një farë Pal Gjoni prej Grude i cili vu një flamur në shtizë të gjatë dhe ngriti në Suka të Grudës me gëzim të gjithë malësorëve, që brohorisin pa nda e qitshin pushkë. S’asht për tu harrue se në këtë kohë shpërndajnë flamuj kombëtarë ndër malësorë Pjetër Nushi e Kol Ivanaj e ma vonë Karl Prenushi, Zef Kurti, Luigj Kodheli, Simon Prendi, Hilluk Koliqi e Palokë Traboini.

Në revistën “Ylli i dritës” me 11 i vitit 1937, me titull”Flamuri Kombëtar në Shkodër”, ndër të tjera shkruan” s’është për t’u harruar se në këtë kohë shpërndajnë flamujt kombëtar ndër malsorë, Pjetër Nushi e Kolë Ivanaj, e më vonë Karl Prendushi, Zef Kurti, Luigj Kodheli, Simon Prendi, Hiluk Koleci, Plok Traboini” Në vitin 1945 arrestohet dhe akuzohet për motive politike dhe pas 9 muajsh lirohet pa marrë asnjë dënim.

Z.Simoni u nda nga jeta më 24/11/1950. Puna, vlerat, mësuesia, patriotizmi e kontributi i tij në arsim e kudo ku u vlerësua edhe pas vdekjes me Urdhërin “Naim Frasheri” i Klasit të parë, nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha me dekret 160 dt 14/6/1993, me këtë motivacion, ”Mësues i përkushtuar ndaj detyrës, punoi me të gjitha energjitë për të arritur rezultate të larta në formimin shkencor dhe kulturor të nxënësve”

Referime

Redakto