Sinan Hasani
Sinan Hasani ( 14 maj 1922 - 28 gusht 2010) udhëheqës komunist, diplomat dhe shkrimtar, ish Kryetar i kryesisë së RSFJ nga 15 maji 1986 deri më 15 maj 1987.
Biografi
RedaktoSinan Hasani lindi në Pozharan të Vitisë.Në vendljindje kreu shkollën fillore pastaj ndoqi Medresenë e Madhe në Shkup, gjat kësaj kohe u përfshi në radhët partizane nga viti 1941, kurse më 1944 u zu rob nga forcat gjermane, për ta pritur lirimin nga kampi nazist i Vjenës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ushtroi funksione të larta politike në Kosovë e në nivel të ish-Jugosllavisë, nga kryetar i Lidhjes Socialiste deri kryetar i Kryesisë partiake të Kosovës, të Kuvendit dhe të Kryesisë së Jugosllavisë deri në fund të dekadës së tetë të shekullit që e lamë, kur nisi zhbërja e Federatës jugosllave. Sinan Hasani ka qenë i njohur si shkrimtar me disa romane që janë botuar edhe në serbisht por edhe në gjuhë tjera të botës.
Pas skadimit të mandatit në Presidencën e RSFJ, Sinan Hasani, më 1990, shkon në pension dhe jetoi në Budvë të Malit të Zi. Ai prapa vetës ka lënë djalin Ilirin dhe vajzën Dianën.
Jeta e tij ndërroi në Beograd më 28 gusht të vitit 2010.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Veprime
RedaktoKy artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ai e ka botuar romanin e parë në shqip “Rrushi ka nisur me u pjek” më 1957. Romanët tjera janë “Një natë e turbullt”, “Ku ndahet lumi”, “Djaloshi me dekoratë” , “Era dhe lisi”, “Fëmijëria e Gjon Vatrës”, “Për bukën e bardhë”, “Lumi i tërbuar”. Sipas romanit “Era dhe lisi” , Besim Sahatçiu ka xhiruar filmin në produksionin e “Kosova Filmit” dhe serialin për TV Prishtinën.
Regjisori Sahatçiu e ka ekranizuar edhe romanin “Lumi i tërbuar” tek producenti i njëjtë më 1983, duke përgatitur gjithashtu edhe serialin televiziv.
Sinan Hasani ka shkruar edhe librin “Udhëpërshkrimet” dhe librin “Kosova – të vërtetat dhe mashtrimet” në serbisht botuar më 1986, në Zagreb.