Sistemi ABM
Sistemi ABM (ang. Anti-Ballistic-Missle-System) është sistem ushtarak raketorë që shërben për të mbrojtje ballore nga raketat interkontinentale.
Sistemi është i ndërtuar nga kapësit/gjuajtësit e trupave fluturues, sistemet gjuajtëse dhe radarët. Këto sisteme ndërtohen me qëllim njohje më të shpejtë se sistemet dhe trupat fluturues të kundërshtarit. Janë kombinime të radarëve dhe sistemeve para alarmuese me rreze veprimi deri te horizont i radarit (reflektimi i rrëzës në jonosferë, “shikohet” përtej horizontit) dhe me mbikëqyrje satelitore. Me sistemin e dirigjimit nga largësia, trupi fluturues kapës/gjuajtës vihet të lëvizë në trajektoren e trupit fluturues që duhet asgjësuar. Mbrojtja d.m.th shkatërrimi i armës fluturuese varet nga fuqia shkatërruese e cila zakonisht është fuqi bërthamore.[1]
Në bazë të marrëveshjes mbi armatimin e kufizuar në mes të ShBA-së dhe Bashkimit Sovjetik është paraparë lejimi i ndërtimit të një sistemi të tillë për mbrojtjen e kryeqyteteve dhe vendeve ICBM. Me këtë ishte paramenduar që të garantohej baraspesha mes dy superfuqive dhe ruajtja e "forcës së kapacitetit të dyfishtë" për qëllime strategjike frikësuese (Flexible Response).[1]
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ a b Der Grosse Brock Haus, Band 1 - Wiesbaden 1984 ISBN 3-7653-0363-1
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |