Sistemi Tatimor i Kosoves

This is the stable version, checked on 22 janar 2018. 1 pending change awaits review.

Sistemi i Politikes Tatimore në Kosovë pas luftës ishte i brishtë, i pa kompletuar dhe i pa zbatuar. Institucionet vetë-qeverisëse të asaj kohe ishin te pafuqishme ne vendosjen e politikave te mirëfillta tatimore. Në vitet e para të pasluftës Kosova është ndeshur me një ndërhyrje tatimore të çakorduar dhe të vrullshme të bazuar kryesisht në përvojat e vendeve të tjera dhe jo në përputhshmëri me gjendjen dhe nevojat reale të Kosovës së pasluftës e cila është dashur që në shumë sektorë të fillojë nga zeroja. Që nga viti 1999 e deri ne në vitin 2003, UNMIK-u ishte kreator i sistemit dhe politikës tatimore në Kosovë, pothuajse që të gjitha të kopjuar nga vendet e tjera si nga vendet në tranzicion po ashtu edhe nga vendet e BE-së.

Administrata tatimore e Kosovës, u themelua më 17 janar të vitit 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut, e që nga Shkurti i vitit 2003, bartën kompetencat e udhëheqjes tek Ministria për Ekonomi dhe Financa mirëpo jo edhe atëherë kishte mundësi të bënte reforma. Që nga janari i vitit 2005 politika tatimore fillon me ndryshimet e para tatimore apo me zbatimin e tatimeve të reja siç janë Tatimi në të Ardhura të Korporatave (TAK) dhe Tatimi në të Ardhura personale (TAP) dhe kjo gjendje ka vazhduar deri në fund të vitit 2008 apo ne fillim te vitit 2009. E nga janari I vitit 2009 ka filluar se zbatuari ligji i ri me zbritje në normat tatimore në Kosovë , gjithashtu, ulen edhe normat e tatimit në interes, qira, lojëra të fatit, fitime kapitale, shitjen e pasurisë së paprekshme etj, nga 20% në 10%. Ndërsa TVSH-ja pëson një rritje nga 15% në 16% e që realisht shkakton një ngritje të lehtë të çmimeve në vend. Ndërsa ka mesi I vitit 2012 ka pasur një ngritje të normës prej 5 % në 9 % të çdo tre mujori por jo me pak se 37.5 euro për tre mujor e që është bërë për bizneset që nuk paguajnë tatimin në baza reale, të cilat merren me veprimtari shërbyese, si: shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme.

DEFINICIONI I TATIMIT

Redakto

Në teorinë shkencore paraqiten vështirësi të shumta të definicionit të tatimit. Shumë shkencëtarë janë përpjekur që me disa fjali ta definojnë tatimin, duke vënë në pah edhe dallimet që shfaqen ndërmjet tatimeve dhe instrumenteve të tjera financiare të mbledhjes së të hyrave. Këtu po përmendim disa prej definicioneve që kanë të bëjnë me tatimet, ku thuhet:

- Tatimi është pjesë e pasurisë, të cilën çdo qytetar ia jep shtetit nga pasuria e tij për ta ruajtur pjesën tjetër të pasurisë (Montesquien); - Tatimi është çmimi, të cilin qytetari ia paguan shtetit për të kompensuar pjesën e vet të çmimit kushtues të shërbimeve publike të cilat do t’i shpenzojë (De Viti De Marco); - Tatimi është dhënie në para të cilat shteti i mbledh prej individëve në bazë të sovranitetit të vet, pa kundër shpërblim të drejtpërdrejtë, me qëllim të ngarkimit publik (Gaston Jèze); - Tatimi është dhënie në para e personave fizikë dhe juridikë, si dhe eventualisht e ndërmarrjeve publike, sipas aftësisë së tyre tatimore, të cilën e mbledh pushteti publik në bazë të sovranitetit të vet e për të cilin nuk jep kundër shpërblim me qëllim që të mbulohen shpenzimet publike (L.Mehl);

Nga te gjitha këto definicione duke përfshirë elementet kryesore kemi nxjerrë një përmbledhje te definicionit te tatimeve : - Tatimet mund të përkufizohen si pagesa të detyrueshme në para të personave fizikë dhe juridikë që mblidhen në bazë të aftësisë së tyre tatimore nga ana e shtetit në bazë të sovranitetit të tij dhe për të cilat ai nuk jep kundërshpërblim1. Ato shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve publike dhe për rishpërndarjen e të ardhurave kombëtare.

Në legjislacionin shqiptarë mbi tatimet, tatimi përkufizohet: “Një pagesë në buxhetin e shtetit, me natyrë të detyrueshme dhe të pakthyeshme, i cili përfshinë edhe dënimet administrative, dhe interesat për pagesë te vonuar”. Në këtë përkufizim gjejmë katër elemente mjaft të rëndësishme: • Tatimi është pagesë qe shkon në buxhetin e shtetit • Tatimi është pagesë e detyrueshme • Tatimi është pagesë e pakthyeshme.

HISTORIKU I TATIMEVE

Redakto

Tatimet janë instrumenti themelor financiar i sigurimit te të ardhurave te buxhetit të shtetit. Roli i tyre ka ndryshuar historikisht me ndryshimin e natyrës dhe te funksioneve te shtetit, si nga instrumenti financiar me anë te të cilit shteti siguronte flukse financiare hyrëse, te ardhura për te përballuar disa shpenzime të veta, kryesisht ushtarake, gjyqësore dhe administrative, në tatimet që sot shteti i përdorë si një mjet jashtëzakonisht efikas duke realizuar shumë qëllime të politikës së tij ekonomike, sociale, arsimore, shëndetësore, etj. Nëpërmjet tatimit në fillim te shekullit XX shpërndahej 10 % e te ardhurave kombëtare, sot kjo shifër në shumë vende ka arritur në 40 %. Tatimet janë aq të hershme sa është e hershme vetë historia e shtetit. Tani po prezantojmë një historik të shkurtë të sistemit tatimor të Kosovës.

SISTEMI TATIMOR I KOSOVËS

Redakto

Kosova ka zhvilluar një sistem fiskal të bazuar në përvojat dhe politikat më të mira të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të ketë politika fiskale dhe legjislacion sa më të përshtatshëm me atë të BE-së. Sistemi tatimor në Kosovë përbën një pako ligjesh tatimore dhe udhëzimesh administrative. Ky dokument përmban informacion rreth:

- Tatimit në të Ardhurat e Korporatave (TAK), - Tatimit në të Ardhurat Personale (TAP), - Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), - Tatimi në Fitim

Tatimi në të Ardhurat të Korporatave (TAK) Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore prej €50,000 apo më pak tatohen në masën 3% apo 9% në të ardhurat e tyre bruto për tremujor, varësisht nga natyra e aktivitetit ekonomik.

Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore mbi €50,000 tatohen 10% në të ardhurat e tyre të tatueshme dhe janë të detyruar të mbajnë libra dhe regjistrime në përputhje me Standardet Kosovare të Kontabilitetit. Këto të fundit janë kryesisht të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit.

Të ardhura të tatueshme për një periudhë tatimore nënkupton ndryshimin në mes të të ardhurave bruto të pranuara gjatë një periudhe tatimore dhe zbritjeve të lejueshme në lidhje me të ardhurat bruto të tilla. Për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, periudhë tatimore është viti kalendarik.

Objekti i tatimimit Objekt i tatimimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme nga një burim në Kosovë dhe të ardhurat e tatueshme nga një burim i huaj të. Objekt i tatimimit për tatimpaguesin jo- rezident janë të ardhurat e tatueshme nga një burim në Kosovë.

Të ardhurat mujore(€) Norma
deri 80 0%
81 - 250 4%
251 - 450 8%
mbi 450 10%
Të ardhurat

vjetore (€)

Norma
deri 960 0%
961 - 3.000 4% e shumës mbi €960
3.001 -

5.400

€81,6 + 8% e shumës

mbi €3.000

mbi 5.400 €273,6 + 10% e shumës mbi €5.400

Tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto prej €50,000 apo më pak mund të zgjedhin të mbajnë librat dhe regjistrimet (e detyrueshme për tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto mbi €50,000) me ç`rast detyrimet administrative dhe të pagesave janë të njëjta si për tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto mbi €50,000. Kompanitë e sigurimit (që bëjnë sigurimin ose ri sigurimin e jetës, pronës, rrisqeve tjera) paguajnë 5% tatim në primet bruto të periudhës tatimore (në vend të Tatimit në të Ardhura të Korporatave).

Humbja Shuma e humbjes së biznesit mund të bartet deri në 7 periudha tatimore dhe është e disponueshme si zbritje ndaj çfarëdo të ardhure për ato vite.

Kosto e përfaqësimit Me Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, kostot e përfaqësimit lejohen si shpenzime deri në një maksimum prej 2% të të ardhurave bruto.

Tatimi në të Ardhura Personale (TAP) Tatimi në të Ardhura Personale aplikohet në të gjitha të ardhurat që merr një individ e që janë të tatueshme në bazë të Ligjit për Tatimin në të Ardhura Personale. Tatimpaguesit që i nënshtrohen këtij ligji janë personat fizik rezident dhe jo rezident, ndërmarrjet personale afariste, ortakëritë dhe shoqëritë, të cilët pranojnë apo krijojnë të ardhura bruto nga çfarëdo burimi, duke përfshirë pagën, veprimtarinë afariste, qiranë, fitoren në lotari, interesat, dividendët, fitimet kapitale (pas 1 janarit 2010), shfrytëzimin e pasurisë së paprekshme, pensionet, si dhe çdo të ardhur tjetër që rrit vlerën neto të tatimpaguesit. Periudha e tatueshme për Tatimin në të Ardhura Personale është viti kalendarik.

Objekti i tatimimit Objekt i tatimimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme nga një burim në Kosovë dhe të ardhurat e tatueshme nga një burimi i huaj të ardhurash. Objekt i tatimimit për tatimpaguesin jo- rezident janë të ardhurat e tatueshme nga një burim në Kosovë

Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore nga veprimtaritë afariste deri në €50.000 prej të cilëve nuk kërkohet dhe që nuk zgjedhin t’i mbajnë librat dhe regjistrimet sipas Standardeve të Kontabilitetit të Kosovës, duhet të paguajnë :

- Tre për qind (3%) të të ardhurave bruto për tremujor nga tregtia, transporti, bujqësia, si dhe aktivitetet e ngjashme komerciale, por jo më pak se €37,50 për tremujor, - Nëntë për qind (9%) të të ardhurave bruto për tremujor nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme, por jo më pak se €37,50 për tremujor, - Tatimpaguesit pa qarkullim për tremujor duhet të paraqesin një deklaratë ‘pa obligime tatimore’ për atë tremujor.

Të ardhurat bruto Me përjashtim të të ardhurave që lirohen sipas ligjit, të ardhurat bruto nënkuptojnë të gjitha të ardhurat e fituara ose të akumuluara nga çfarëdo burimi, duke përfshirë: pagën, qiranë, aktivitetin afarist, përdorimin e pasurisë së paprekshme, interesin, fitimet kapitale, lotaritë dhe lojërat tjera të fatit, pensionet e paguara nga një punëdhënës i përparshëm, apo në përputhje me Ligjin për pensionet në Kosovë dhe çdo e ardhur tjetër që rrit vlerën neto të tatimpaguesit.

Të ardhurat nga paga Në të ardhurat bruto nga paga përfshihen: - Pagat e paguara nga ose në emër të një punëdhënësi për punën të cilën e kryen punonjësi sipas udhëheqjes së drejtorit ose punëdhënësit, - Bonuse, komisione dhe forma tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër, në emër të punëdhënësit ua paguan punonjësve mbi pagën, - Të ardhurat nga puna e përkohshme të cilën e kryen punonjësi, - Të ardhurat nga punësimi i mundshëm, siç është nënshkrimi i një bonusi të rrogës, - Premitë e sigurimit shëndetësor dhe të jetës që një punëdhënës paguan për punonjësin, - Falja e huas apo obligimit që punonjësi ka ndaj punëdhënësit, - Pagesa e shpenzimeve personale të punonjësit nga punëdhënësi, dhe - Përveç nëse është e specifikuar ndryshe me ligj, përfitimet në mall (in- kind) të dhëna nga një punëdhënës punonjësit, që tejkalojnë shumën minimale të specifikuar me akt nënligjor të lëshuar nga Ministri i Financave.

Pagesa e tatimit Secili punëdhënës është përgjegjës për mbajtjen në burim të tatimit në të ardhurat bruto nga pagat e punonjësve të tij gjatë çdo periudhe të pagave. Pagesat e tatimeve të mbajtura në burim duhet të bëhen në një bankë komerciale të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës në llogarinë e caktuar brenda 15 ditëve pas ditës së fundit të muajit kalendarik. Tatimpaguesit me të ardhura nga aktiviteti ekonomik (me përjashtim të atyre me të ardhura vjetore deri në €50,000 dhe që nuk kanë zgjedhur vullnetarisht të tatohen në të ardhura reale), duhet të përgatisin dhe dorëzojnë një deklaratë tatimore vjetore më 31 mars ose para 31 marsit të vitit që pason periudhën tatimore.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) Norma standarde e TVSH-së është 16% e vlerës së furnizimeve të importuara dhe furnizimeve të brendshme të tatueshme me përjashtim të atyre të liruara dhe atyre të trajtuara si eksporte. Bizneset me qarkullim mbi €50,000 në 12 muajt e fundit janë të detyruara të regjistrohen për TVSH. Bizneset me qarkullim nën këtë shumë mund të regjistrohen vullnetarisht për TVSH. Bizneset me qarkullim nën €50,000 në 12 muajt e fundit të cilat importojnë ose eksportojnë duhet të regjistrohen për TVSH si Importues apo Eksportues, mirëpo nuk kërkohet të deklarojnë për TVSH. Duhet të theksohet se për prodhuesit të cilët importojnë asete kapitale, pagesa e TVSH-së mund të vonohet për gjashtë muaj. Në përputhje me parimet e BE-së dhe të TVSH-së, eksportet tatohen me normë zero për qind (0%). TVSH-ja në importe mblidhet në kufijtë shtetëror të Kosovës. Bartësi i transaksionit paguan TVSH-në në bazë të vlerës doganore dhe në çdo tatim tjetër të importit (taksa doganore dhe akciza, nëse janë të aplikueshme) pavarësisht origjinës së tyre. TVSH-ja aplikohet në importe dhe në çdo furnizim të mallrave dhe shërbimeve, me përjashtim të tyre të cilat sipas ligjit konsiderohen si furnizime të liruar. Sipas Ligjit Nr. 03/-146 për TVSH, disa furnizime janë të liruara nga TVSH-ja.

Furnizime të liruara nga TVSH-ja janë: - eksportet, - furnizimi i mallrave dhe shërbimeve në lidhje me transportimin ndërkombëtar - furnizimi i mallrave ose shërbimeve nën aranzhimin diplomatik dhe konsullor - furnizimi i mallrave ose shërbimeve për organet ndërkombëtare dhe ndërqeveritare të njohura si të tilla nga autoritetet publike të Kosovës - furnizimi i mallrave apo shërbimeve për NATO-n dhe KFOR-in - furnizimi i arit për Bankën Qendrore - ujitja e tokave bujqësore - furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të financuara nga të ardhurat e donacioneve (periudha kalimtare) - furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të bëra për Kombet e Bashkuara ose ndonjë nga agjencitë e saj, Banka Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare.

Tatimi në Fitim Tatim në fitim nënkupton të ardhurat e tatueshme për një periudhë tatimore ku bëhet dallimi ndërmjet të ardhurave bruto të pranuara ose të përllogaritur gjatë periudhës tatimore dhe zbritjet dhe shtesat e lejuara. Tatimpagues të Tatimit në Fitim janë: -Një korporatë ose një ndërmarrje tjetër afariste që mban statusin e personit juridik sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë -Një shoqëri tregtare që vepron me pasuri në pronësi shoqërore ose publike -Një organizatë e regjistruar si organizatë jo-qeveritare sipas Legjislacionit mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Organizatave Joqeveritare në Kosovë dhe -Një person jo-rezident me njësi të përhershme në Kosovë, që i nënshtrohet tatimit të Kosovës vetëm në të ardhurat që i atribuohen aktivitetit ekonomik në Kosovë

Tatimi në Fitim aplikohet tek tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore mbi 50,000 euro në të ardhurat e tyre të tatueshme dhe të cilët janë të detyruar të mbajnë libra dhe regjistrime në përputhje me Standardet Kosovare të Kontabilitetit.

PËRMBLEDHJE

Redakto

Sistemi aktual tatimorë në Kosovë është dizajnuar të jetë i thjeshtë si për biznese ashtu edhe për administrim. Kosova deri në vitin 2009 ka aplikuar një normë tatimore prej 20 % të tatimit në fitim, ndërsa në vendet e regjionit kanë norma shumë më të ulëta e cila krijon një klimë jo të favorshme për investitorët potencial. Gjithashtu, shumica e vendeve në regjion kanë norma shumë të larta të TVSH-së në raport me Kosovën, si dhe në kuadër të TVSh-së aplikojnë edhe norma të reduktuara për kategori të caktuara të mallrave përderisa Kosova aplikon vetëm dy norma tatimore 0% dhe 15%. Marrë në përgjithësi të gjitha normat tatimore në Kosovë në krahasim me disa vende tjera do të kuptojmë që ekziston hapësirë për ndryshime të cilat duhet të argumentohen dhe të dizajnohen në harmoni me politikat dhe objektivat e qeverisë duke u bazuar që faktet që do të dalin si rezultat i analizave përcjellëse.

== LITERATURA / REFERENCA ==
Bozhidar Jelçiq, Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare, Prishtinë, 1985

Sabahudin Komoni: Financat, Prishtinë, 1985.

Përmbledhje e ATK-së - Legjislacioni Tatimor i Kosovës, Prishtinë 2011