Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Sistemi fonetik i gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka:

36 tinguj themelorë ose fonema: 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. Zanoret janë: a, e, ë, i, o, u, y; bashkëtingëlloret janë:

b, c, ç, d, dh, f, g, gj,h, j,k, 1,11, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh. I. Zanoret klasifikohen në bazë të lëvizjeve të gjuhës dhe të pjesëmarrjes ose të mospjesëmarrjes së buzëve. Sipas lëvizjes horizontale, d.m.th. sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës zanoret e shqipes ndahen në: a) të përparme: i, y, e; b) të mesme: ë, a; c) të prapme: u, o. Sipas lëvizjes vertikale, d.m.th. sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës ndahen në: a) të hapura. a; b) gjysmë të hapura: e, ë, c: c) të mbyllura: i, u, y. Sipas pjesëmarrjes osemospjesëmarrjes së buzëve zanoret ndahen në: a) të buzorëzuara: y, u, o; b) të pabuzorëzuara: i, e, a, ë, Këto tipare shfrytëzohen edhe për kundërvënien e fonemave.