Prof. Dr. Skënder Koja (Tiranë, 9 tetor 1929 - Tiranë, 25 tetor 2018)[1] ka qenë fizikant shqiptar, drejtori themelues dhe më jetëgjatë i Institutin e Fizikës Bërthamore (sot, Instituti i Fizikës Bërthamore të Aplikuar).[2]

Me prejardhje prej një familjeje vllehësh tregtarë të Tiranës, Koja ishte veprimtar antifashist në Luftën e Dytë Botërore. Pas Luftës së Dytë, ai përfundoi studimet universitare në Universitetin Politeknik të Varshavës, ku pati qenë nxënës i Leopold Infeldit, fizikantit të shquar polak libri i të cilit me Ajnshtajnin "Evolucioni i fizikës" u pat përkthyer në shqip.

Koja ka qenë drejtori i parë i Laboratorit, e më pas Institutit të Fizikës Bërthamore në Tiranë, duke e drejtuar atë prej vitit 1971 deri në vitin 1987, dhe ex ufficio, përfaqësues i Shqipërisë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë AtomikeVjenë[3]. Gjatë periudhës së komunizmit, ka qenë deputet prej vitit 1978 deri në vitin 1987[4][5]. Me vendosjen e pluralizmit në vend, iu bashkua lëvizjes reformatore dhe me zgjedhjen e Sali Berishës president, shërbeu për një periudhe këshilltar i tij.

Ai ka qenë autor apo bashkëautor i disa teksteve universitare: Optika dhe ndërtimi i lëndës (1961), Disa metoda matematike në fizikë (1970), Kurs i fizikës së përgjithshme (1983); dhe shkollore: Fizika për klasën e tetë (1978)[6]. Koja ka bërë dhe shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për Fjalorin të gjuhës shqipe të Akademisë së Shkencave të vitit 1980.

  1. ^ "Biografi e prof. Kojës në faqen në Facebook të Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Instituti i Fizikës Bërthamore të Aplikuar (faqe e ruajtur në archive.org)". Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2014. Marrë më 6 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  3. ^ "Legacy Documents of the IAEA" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 nëntor 2019. Marrë më 27 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Deputetët e Kuvendit Popullor, 1978-82". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Deputetët e Kuvendit Popullor, Legjislatura 1982-1987". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Katalogët online Arkivuar 2 nëntor 2018 tek Wayback Machine të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë