Skandali i patronazhistëve
Si skandali i patronazhistëve njihet përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale të ndjeshme të votuesve të Qarkut Tiranë nga Partia Socialiste. Të ashtuquajturit "patronazhistë", anëtarë të PS-së, kanë mirëmbajtur një databazë të paautorizuar me të dhëna personale të të gjithë votuesve, duke shënuar parapëlqimet politike. Databaza qarkulloi gjerësisht nëpër internet, pasi lajmi për ekzistencën e saj u publikua fillimisht nga portali Lapsi.al më 11 prill 2021, 2 javë para zgjedhjeve për kuvendin më 25 prill.
Problematika
Redakto- Të dhënat personale konfidanciale nuk duhet të përdoren për qëllime zgjedhore nga partia në pushtet.
- Të dhënat personale përdoren pa njohurinë apo miratimin e personave.
- Administrata publike duhet të jetë profesionale dhe efiçente, jo partiake dhe pasive.
Databaza
RedaktoDatabaza përmban 910,061 rreshta, ku në çdo rresht gjenden gjeneralitetet dhe të dhënat personale të një qytetari. Qytetari më i moshuar në databazë ka lindur në vitin 1922, ndërsa më i riu në 31 dhjetor 2002. Që të gjithë në databazë kanë të drejtë votimi dhe janë banorë të qarkut Tiranë.[1]
Patronazhistët
RedaktoNë databazë rezultojnë gjithsej 9027 patronazhistë. Disa mijëra prej tyre punojnë kryesisht në administratën publike, qendrore apo vendore, si dhe në morinë e kompanive nën pronësi shtetërore.[1]
Bashkia Tiranë, ajo e Kavajës apo Bashkia e Rrogozhinës kanë një numër të madh “patronazhistësh” të punësuar prej vet tyre. Stafi i bashkisë qendrore në Tiranë numëron rreth 300 patronazhistë, Bashkia e Kavajës 190, ndërsa Bashkia e Kamzës ka 60 të tillë.
Institucioni publik | Patronazhistë të PS-së | Numri total i punonjësve | % e patronazhistëve të PS-së |
---|---|---|---|
OShEE & OSSh & FShU | 250 | ||
Posta Shqiptare | 100 | ||
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit | 30 | 396[2] | 7,5 |
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave Vendore | 30 | 260[2] | 11,5 |
Albcontrol | 11 | ||
AKSHI | 9 | ||
Rezidenca Studentore Universitare 1 dhe 2 | |||
Tirana Parking | 115[2] |
Reagimet
Redakto- 162 qytetarë e kanë paditur Partinë Socialiste, për shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.[3]
- Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International në raportin për vitin 2021 u shpreh e shqetësuar në lidhje me lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe frikësimin e gazetarëve për këtë rast.[3]
- Organizata ndërkombëtare për transparencë Transparency International kërkoi nga SPAKU të hetohet çështja dhe të vlerësohet nëse partia në pushtet përdori mjete shtërore për të fituar zgjedhjet.[4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b "Nëpunës, policë dhe ushtarakë në listën me mbi 9,000 "patronazhistë" socialistë". Marrë më 18 qershor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b c "Numri i punonjësve". Marrë më 18 qershor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b ""Amnesty International": Patronazhistët cenim i rëndë i të drejtave të njeriut". Marrë më 18 qershor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "ALBANIA: ALARM OVER INDICATIONS OF PERSONAL DATA BREACH, ELECTION CAMPAIGN VIOLATIONS" (në anglisht). Marrë më 18 qershor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)