Skandinavistika
Skandinavistika apo Studimet skandinave është një fushë akademike ndërdisiplinore e cila merret me studimin e historisë, kulturës, gjuhës dhe letërsisë së vendeve skandinave (nordike). Termi Skandinavia i referohet kryesisht Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë, edhe pse termi skandinav në kuptimin etnik, kulturor dhe gjuhësor i referohet gjithashtu edhe popujve dhe gjuhëve të Ishujve Faroe dhe Islandës, si dhe elementit skandinavishtfolës në Finlandë. Skandinavistika është më e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Gjermani por si një fushë e veçantë brenda Skandinavisë apo vetë vendeve nordike, ajo është pak e njohur me këtë emër. Fusha më e afërt e saj në Skandinavi do të ishte disiplina më e ngushtë e linguistikës nordike, e cila mbulon gjuhët gjermane veriore. Një fokus më i madh i studimeve skandinave (skandinavistikës) është mësimi i gjuhëve skandinave, sidomos tri gjuhët kryesore të saj: daneze, norvegjeze dhe suedeze.
Shih edhe
RedaktoKy artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |