Skemat piramidaleShqipëri ishin skema Ponzi që degjeneruan Rebelimin e vitit 1997. Nisën veprimtarinë e tyre së pari më 1991, i pari që hapi një firmë piramidale ishte Hajdin Sejdia, asokohe këshilltar ekonomik i kryeministrit Fatos Nano;[1][2] pasi nisi punën për ndërtimin e pandehur të një hoteli në Tiranë, u largua me disa miliona dollarë. Vendi mbeti i hapur për themelet dhe për vite me radhë u njoh si Gropa e Hajdin Sejdisë. Pas kësaj disa kreditorë u likuiduan por shumica jo. Besohet se pjesa më e madhe e shumave mbahet ndër bankat e huaja.

Skemat piramidale të vitit 1997

Redakto

Viti tragjik 1997 erdhi si pasojë e falimentimit të rreth 25 firmave piramidale, vlera nominale e shifrës të cilën kishin grumbulluar ishte 1.2 miliardë $.[3]

Kjo firmë u krijua në vitin 1993 nga Maksude Kadëna e njohur si Sudja, rome që kishte punuar në fabrikën e këpucëve. Kjo firmë ekzistoi në gjysmë-ilegalitet deri në vitin 1996, kur dy javë para zgjedhjeve u regjistrua tek e njëjta gjykatë dhe gjyqtare ku u regjistruan Xhaferri dhe Populli. Loja e parë mashtruese e Sudes, e quajtur Fitorja është pranuar si iniciativë personale e Xhaferrit. Sudja nuk kishte llogari bankare, prandaj me falimentimin e saj humbën edhe paratë e futura aty. Falimentimi i saj nxiti disa protesta në Tiranë, ku ishte edhe zona e saj e veprimit.

Pas 20 vjetësh, 12.991 kreditorë dhe qindra miliona lekë të arkëtuara; me anë të një padie depozituar në Gjykatën e Tiranës, më 18 dhjetor 2013 u pranua kërkesa për shpalljen e falimentimit të kësaj firme.[4]

VEFA Holding ishte firma kryesore piramidale. Ajo u krijua në vitin 1994 nga Vehbi Alimuça dhe u shtri në gjithë vendin. VEFA investoi në fusha të ndryshme të ekonomisë si hotele, karburante, dyqane dhe fabrika. I njohur është atentati me bombë disa javë para zgjedhjeve të 26 majit 1996 tek supermarketi i VEFA-s në qendër të Tiranës. VEFA shihej shpeshherë si firma rentiere e PD. Ajo falimentoi në vitin 1998, kurse presidenti i saj ndodhet në burg.

Gjallica

Redakto

Firma Gjallica u krijua nga tre persona me origjinë nga Kukësi. Presidente e kësaj firme ishte Shemsie Kadria. Gjallica e kishte qendrën e saj në Vlorë. Firma falimentoi më 5 shkurt 1997, duke nxitur protestat e dhunshme në Vlorë, që më pas u kthyen në rebelim kundër qeverisë.

Demokracia Popullore-Xhaferri

Redakto

Kjo firmë u krijua në vitin 1995 dhe filloi të shtrinte veprimtarinë e saj në fshatrat e Lushnjes, Fierit dhe Beratit. Zyrtarisht ajo ishte nje "fondacion" por në fakt u bë një nga firmat më të ashpra piramidale të vendit. Drejtuesi i saj, Rrapush Xhaferri u arrestua më 22 janar 1997, gjë që nxiti demonstratat e dhunshme të 24-25 janarit në Lushnje.

Populli

Redakto

Kjo firmë u krijua më 16 korrik 1996 dhe u shtri në të njëjtat zona si edhe "Xhaferri". Presidenti i saj ishte Bashkim Driza. Ai bashkëpunoi thellësisht me partitë opozitare shqiptare duke financuar fushatat dhe gazetat e tyre. Gjatë trazirave të vitit '97, ai u largua me një helikopter amerikan.

Lista e plotë e firmave piramidale shqiptare

Redakto
  • Gjallica
  • VEFA
  • Populli
  • Demokracia Popullore-Xhaferri
  • Kamberi
  • Cenaj
  • Silva
  • Malvasia
  • Kambo
  • Grunjasi
  • Dypero
  • Bashkimi
  • Beno
  • Pogoni
  • B&G
  • Kobuzi
  • Arkond
  • Adelin
  • A.Delon
  • Agi
  • M.Leka Company
  • Global Limited Co.
  • Çashku
  • Sudja

Numri i kreditorëve të 9 firmave kryesore piramidale

Redakto
Firma Numri i kreditorëve
Gjallica 81.632
VEFA 59.005
Cenaj 19.078
Kamberi 13.241
Sude 12.991
Beno 10.793
Silva 4.490
M.Leka 2.464
Global 1.793
Totali 205.404

Referime

Redakto
  1. ^ Gumbel, Andrew (1997). "Albanian 'financiers' fail to play the game". independent.co.uk. The Independent. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 21 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Saga Hajdin Sejdia nuk ka fund". gazeta-shqip.com. Shqip (gazetë), marrë nga gazeta “Jeta” në Kosovë. 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Jarvis, Christopher (2000). "The Rise and Fall of Albania's Pyramid Schemes". imf.org. Finance Development Volume 37, Number 1. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Çobo, Sokol (26 dhjetor 2013). "Falimenton pas 20 vitesh "Sude", një nga firmat e para piramidale që u hap në Shqipëri". Shqip (gazetë). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Burime të tjera

Redakto