Skender Osmani
Prof. Dr. Skënder Osmani, Matematikan e Gjeolog. U lind më 1941 në Tiranë.
Nismëtar i futjes së disa lëndëve në fakultetet inxhinierike të Shqipërisë si Informatikës, Metodave Numerike, Elementeve të Fundme, Programim dhe Kërkim Operacional, Modelim etj. Ndër krijuesit e departamentit të Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1980). Titullar i lëndës së informatikës dhe Metodave Numerike në Fakultetet e Inxhinierisë deri në vitin 1985.
Arsimimi dhe karriera shkencore
RedaktoStudimet e mesme Gjimnazi "Qemal Stafa", Tirane, diplomuar me 1958 "Shkëlqyeshëm".
- 1958-61 Studime universitare në Rumani
- 1963 Diplomuar në Fakultetin Gjeologji-Miniera "Shkëlqyeshëm"
- 1967 Diplomohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë
- Kualifikime të shumta në Francë, Angli, Itali etj.
Ndër krijuesit e departamentit të Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1980). Titullar i lëndës së informatikës dhe Metodave Numerike në Fakultetet e Inxhinierisë deri në vitin 1985 Autor kryesor dhe drejtuesi i projektit të vendburimit të Naftës Gorisht. Pjesëmarrës në 4 Kongrese e në shumë Konferenca ndërkombëtare, me punime autentikë. Dy nga prezantimet e tij janë vlerësuar me Medalje e Argjendi, për zbatime të matematikës në fushën e Gjeologjisë.
Titujt
Redakto- 1981 kandidat i Shkencave matematike
- 1986Doktor i Shkencave
- 1984 Docent
- 1991 Profesor Doktor
studimet kryesore
RedaktoKa botuar mbi 35 tekste universitare, pasuniversitare e monografi
Botimet në te cila është autor
- Gjeostatistika, 1986
- Elemente te fundme me zbatime Vëllimi 1, 1987
- Elemente te fundme me zbatime Vëllimi 2, 1990
- Modelimi i vendburimeve te naftës dhe gazit, 1995
- Metoda Numerike, 1995, 1998
- Ushtrime dhe programe në përpunimin dhe modelimin e vendburimeve te naftës, 1996
- Menaxhimi në inxhinieri, 1998
- Bazat e programimit në gjuhen C, 2003
- Modele Matematike në menaxhim, 2004
- Programe dhe projekte C++, pjesa e pare 2005
- Programe dhe projekte C++, pjesa e pare 2006
- Optimizimi. Programimi Linear dhe zgjerime, pjesa e pare. 2008
- Osmani S. Optimizimi. Metoda e elementeve te fundme. Pjesa e dyte. Tirane 2009. Shtypshkronja Pegi. ISBN 987-99965-5832-8
Botimet në te cila është bashkautor
- Hidraulika e nëntokës Volumi I 1971
- Hidraulika e nëntokës Volumi II 1972
- Ushtrime te analizës matematike Volumi I 1975
- Ushtrime te analizës matematike Volumi II 1975
- Ushtrime te analizës matematike Volumi III 1975
- Gjuha e programimit ALGOL me zbatime, 1974, 1981, 1984
- Matja dhe kontrolli i proceseve teknologjike. Vëllimi 1 1974, 1983
- Matja dhe kontrolli i proceseve teknologjike. Vëllimi 2 1974, 1983
- Përpunimi i vendburimeve te naftës dhe gazit Vëllimi 1, 1983
- Përpunimi i vendburimeve te naftës dhe gazit Vëllimi 2, 1984
- Metodika llogaritëse te rezervave minerale, 1985
- Informatika, 1985
- Gjeostatistika dhe trajtimi i te dhënave, 2001
- Elemente te mekanikes dhe gjeodinamikes se dherave, 2008
Referimet
RedaktoKy artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |