Skllaveria eshte nje institut antik i se drejtes romake, e konfimuar me ligjin e XII Tabelave. Por si fillim ajo nuk ka patur shume rendesi familjet plebejane dhe patriciane nuk kishin skllever. Plebejt kishin mjaftueshem anetar per te plotesuar nevojat familjare, ndersa patricianet mjaftoheshin me punen e clients, te cilet ishin persona te cilet u kishin dhene pronat e familjes ne gezime per nje afat te caktuar. Duke filluar nga shekulli IV p.e.s. institute I skllaverise perhapet ne nje shkalle te gjere ne Rome per shkak te luftrave fitimtare te Romes qe shoqeroheshin gjithnje e me teper me kapjen e roberve te luftes, te cilet sipas zakonit te pergjithshem te botes antike, ktheheshin ne skllever.

Skllaveria ne Rome

Gaius pohon se – “gjithe njerzit ose jane te lire ose jane skllever”. Ne te drejten romake sklleverit nuk kishin asnje te drejte, ata trajtoheshin si sende qe flasin (instrumentum vocale/ instrumente qe flasin), pra ata nuk ishin me subjekte te se drejtes por objekte te se drejtes res ato gjendeshin ne pushtetin e pakufizuar te patronit. Patroni (dominus) ishte I vetmi qe mund te vriste apo denonte. Por kishte dhe disa perjashtime ku skllavi mund te trejtohej si subjekt I se drejtes si, mund te merrte pjes ne ceremonite religjoze te familjes apo te shtetit dhe te varrosej ne nje vend qe ishte res religiosa.

Skllaveria eshte nje institute i ius cilive: pra skllavi ishte objekt I dominium ex iure Quiritium dhe si I tille klasifikohej mes res mancipi, Por nga nje kendveshtrim tjeter, meqenese skllaveria si feenomen hasej tek te gjithe pupojt (e botes antike) juristet e klasifikojne ate si pjese perberese te ius gentium.

Gjithashtu me kalimin e kohës, skllevërit fituan mbrojtje ligjore më të madhe, duke përfshirë të drejtën për të paraqitur ankesa kundër zotërinjve të tyre.

Po ashtu edhe qytetaret romak mund te beheshin skllav ne vendin e tij:

-Mund te beheshin skllever personat e denuar per vjedhje, te cilet me pare fshikulloheshin me kamxhik nga magjistrati dhe pastaj nga pronari I sendit te vjedhur;

-Personat e denuar me vdekje;

-Personat e denuar per te luftuar me bishat apo me pune te detyruar ne miniera (in metalum).

Mund te ktheheshin ne skllever edhe ish sklleverit te cilet, ne kushtet e peregrini dediticii, kishin hyre ne Rome apo ishin afruar ne nje distance prej me pak se njeqind miljesh nga Roma. Ne Rome kishte edhe raste te tjera me pak te rendesishme te kthimit te personave ne skllav.

Capitis deminutio maxima nuk ka zotesi juridike pra qe do te thote humbja e plote e zotesis per te vepruar pra humbja e liris nga subjekt ne objekt skllav, pra vete fjala skllav ka te njejtin kuptim me capitis deminutio maxima.

  • Sipas ius civile - shkaqet kryesore te gjendjes se skllaverise, burimet ishin:

a) Lindja nga prinder skllav por me kalimin e kohes u vendos qe nese nena kishte qene e lire per nje kohe te caktuar gjate intervalit kohor mes konceptimit dhe lindjes, femija te lindte I lire.

b) Rob I luftes ose person I zene ne territorin e Romes, po ashtu dhe romaket kur ziheshin rob ktheheshin ne skllever.

c) Person I nje komuniteti te huaj dhe qe bente ndonje shkelje te ligjit ose zakoneve fetare ne Rome.

Rastet e iustae servitus sipas ius civile:

d) Ne rastin e nje debitori qe kishte pesuar nje manus iniectio dhe qe kreditori e shiste tek te tretet. Pra qytetari romak behej skllav prej nje romaku ose te huajit nese nuk ka paguar borxhin, eshte debitor ose person in manus iniectio.

e) Dezertori ose brektisesi I detyres ushtarake, pra ai qe terhiqej ne menyre te vullneteshme.

f) Ai qe nukpranonte ose qe nuk paraqitej per t’u regjistruar ne regjistrat e popullsis (incensus).

g) Rasti I qytetarit qe kishte dhubuar ius gentium dhe per kete arsye I dorezohej pater patratus te popullit te huaj te fyer (noxae deditio)

Keto kater kategorit e fundit (d,e,f,g) u shiten ne skllaveri te huajve me pretekstin se qytetari romak nuk mund te behej skllav ne Rome. Por mendohet qe ne fillim fare sklleverit I duheshin Romes, kur nuk i ecte shitja ata coheshin jasht saj.

Disa shkaqe me kalimin e kohes pushuan se qeni burim I sklleverve, ku dolen ne pahe shkaqe te reja:

a) Nese nje skllav kishte maredhenie me nje grua te lire dhe pas tre nderhyrjesh te pronarit te skllavit per ti ndereprer keto,nderprerja nuk behej,ateher gruaja behej skllave e te njejtit pronar por ekzistonte nje dispozit ku pronari e linte gruan te lire me kushtin qe femijet qe do te bente te lindenin skllever,pra in teres per shfrytezimin e riprodhimit,por kjo u abrogua nga senatusconsult si e padrejt nga P.Adriani b) Denimi me vdekje dhe denimet e tjera te renda si: puna ne miniere, burgim I perjetshem, puna ne xeheror, lufta me bisha, e bente personin te kalonte ne skllav. c) Nese nje qytetar te pakten 20 vjecar shitej si skllav dhe kete e bente me qellim qe te ndante cmimin me shitesin. d) Rasti I dediticii qe perpiqeshin te hynin ne Rome ose I afroheshin kufinjve ne nje rreze prej 100 miljesh.

Pasuria e qytetarit romak qe binte ne iusta servitus I perkiste padronit te tij; ndersa e pasuria e atij qe binte ne iniusta servitus I mbetej familjes se tij.

  • Sipas ius gentium- burimet e skllaveris:

a) Lindja prej nje nene skllave, edhe nese I ati ishte I lire femija lindte skllav.

b) Roberit e luftes, nese shpetonin dhe ktheheshin ne atdhe fitonin lirin dhe qytetarine (postliminium).

c) Dediticii.

Clirimet nga skllaveria

Sipas te drejtes romake sklaveria ishte nje maredhenie e perhershme,ku pushteti I patronit vazhdonte deri ne vdekjen e tij. Por kishim edhe raste te clirimit dhe ne cfare do lloj menyre te liroheshin nga kjo skllaveri ata quheshin dhe kishin statusin e liberti.

1. Nganjehere keto fakte vepronin edhe kunder deshires se patronit, ose me deshiren e pronarit.

Te tilla jane rastet e:

-Clirimit te sklleverve qe tregonin pergatitjen e kryengritjeve. -Clirimit te sklleverve qe zbulonin vrasesin e padronit te tyre.

-Clirimit te sklleverve te vjeter, te semure, ata me merita e kontribut te vecant per Romen etj.

2. Skllaveria ishte nje gjendje ku mund te ndrerpritej me nje akt te vullnetshem nga ana e padronit te tij e cila kjo form quhej “manumissio” tri menyret e njohura ne periudhen e lasht ishin:

a) Vindicta- kjo ndodhte me ane te nje ceremonie ku zhvillohej ne prani te magjistratit dhe ai duke mbartur nje thuper (shkop) ne dore ku tregonte se skllavi ishte I lir nderkoh qe padroni qendronte I heshtur dhe degjonte qe tregonte se ishte dakord dhe magjistrati bente kete veprim solemn te plotefuqishen.

b) Censu- realizohej prej padronit ku cdo 5 vjet qe behej rregjistrimi e regjistronte skllavin si qytetar romak, ne te kundert kthehej perseri ne objekt te se drejtes, pra ne pronesi te padronit.

c) Testamento- ishte forma me te cilen skllavi e fitonte lirin e tij ne nje moment te caktuar ose pas permbushjes se nje detyrimi te caktuar. Ku pas vdekjes se tij apo pasi shkonte ne lufte per nje kohe te gjate skllavi te lirohej.

Manumisioni me testament mund te behej ne dy menyra:

a.Directis verbis- pra kur urdherohej drejtperdrejt nga testamentberesi, me pasojen qe skllavi do te behej I lire ne castin e marrjes se trashegimise orej trashegintarit.

b.Per fideicimmissum- kur testamentlenesi I impononte trashegimetarit, legatorit detyrimin per te cliruar nje skllav te caktuar.

-Keto ishin tri nga periudhat me te njohura por kishte dhe menyra gte tjera te manumisioneve, te cilat ishin:

d) Manumisio inter amicos- u shfaq ne epoken republikane dhe ishte ne form te drejtperdrejt perpara deshmitareve, por per shkak te formes nuk prodhonte efekte civile.

e) Manumisione per epistulae- u shfaq ne periudhen klasike dhe post-klasike, ishte nje form ne te cilen nepermjet nje shkrimi shprehej vullneti per clirimin e skllavit.

f) Manumisio per mensam- u shfaq ne periudhen klasike dhe post-klasike, ku gjate nje banketi, ne prani te te ftuarve behej clirimi.

Pozita juridike e te liruarve

-Te liret ndaheshin ne dy kategori sipas faktit nese:

a. Kishin lindur te lire -ingenui

b. Ishin skllever te cliruar –libertini

Pozita juridike e libertineve varej nga pozita e padronit qe i clironte: -Sklleverit e liruar nga peregrinet fitonin poziten juridike te peregrineve;

-Sklleverit e liruar nga latinet fitonin poziten juridike te latineve;

-Sklleverit e liruar nga qytetar romake mund te fitonin status civitatis.

Liberitini kishin pozite juridike me te keqe se qytetaret e lindur te lire ingenui.Libertinet ishin te perjashtuar n ga cdo detyre publike dhe grupaheshin ne pak tribu ne menyr qe vota e tyre te kishte vlere sa me te vogel kundrejt te lindurve te lire.Te liruarit nuk gezonin ius honorum dhe u ndalohej te lidhnin martese me persona te rangut te lart shoqeror (senatoret).

Pozita sociale dhe juridike e sklleverve

a) Kushtet jetesore te sklleverve ne periudhen antike nuk kane qene shume te veshtira, ne Rome: sklleverit nuk ishin shume ne raport me pjesen tjeter te popullsise, familjet me te pasura posedonin pak skllever, shpesh nje te vetem. Sklleverit i perkisnin ne pjesen me te madhe popujve italike (me te cilet Roma ka qene ne lufte) qe kishin kultur te ngjashme me Romaket. Ata u integruan mire, vecanerisht, ne familjen e dominus: ata se bashku me femijet dhe familjaret e tjere kryenin se bashku pune shtepiake. Me rritjen e fuqis se Romes dhe ekspasionit territorial, ndryshojne bazat e ekonomise dhe perqendrohen pasuri te medhaja ne duart ten je pakice njerzish, maredhenia dominus-skllav peson ne pergjithesi ndryshime te thella. Keshtu sida prej familjeve tashme posedonin me qindar skllever, te cilet vinin nga vende me pak te zhvilluara apo qyteterime te ndryshme nga ajo romake.

b) Pozita juridike e sklleverve, ne periudha te ndryshme reflekton thelbesisht kushtet e tyre jetesore. Ne fillim pozita juridike e sklleverve, derisa dominus doli ne pah, eshte e njejte me ate te filii familias. Rritja e shoqeris romake do te sjelle ndryshime ne pozicionin juridik te sklleverve duke i dalluar ata me thelle nga subjektet e tjera te lira alieni iuris te familjes. Pozicioni juridik i sklleverve eshte kompleks dhe kontradiktor. Sklleverit, si qenie njerzore, nuk benin pjes mes personave; ata konsideroheshin si objekte te mundeshme te pronesise apo te drejtave te tjera subjective (uzufrukt, peng etj.),pra konsiderohen si sende: res mancipi dhe sit e tille i nenshtroheshin regjimit juridik te tyre.Nuk kane zotesi juridike pasi nga ata nuk mund te dal asnje e drejt subjective apo ndonje detyrim juridik. Sklleverit ishin mes subjekteve Alieni iuris sepse ishin te varur nga pushteti i te tjereve; nga pushteti I pronarit (dominus).Pronaret ushtronin mbi sklleverit si send tjeter ne pronesi te tyre ne pushtet absolut: madje te drejten e jetes dhe vdekjes (ius vitae ac necis). Konsiderimi i sklleverve si persona fillon nga periudha postklasike e cila u frymezua nga doktrina kristiane. Ne kete periudhe ngadale po iu njihej rendesia juridike familjeve te sklleverve.

Shenim

  • Joshel, Sandra R.. 2010. Slavery in the Roman World. Cambridge, UK: Cambridge University Press;
  • Yavetz, Zvi. 1988. Slaves and Slavery in Ancient Rome. New Brunswick, NJ: Transaction;
  • Fitzgerald, William. 2000. Slavery and the Roman Literary Imagination. Cambridge, UK: Cambridge Univ. Press;
  • Hunt, Peter. 2018. Ancient Greek and Roman Slavery. Chichester, UK: Wiley Blackwell;
  • Prof. Dr. Arta Mandro, 2011, E Drejta Romake, Emal;
  • Spartak Ngjela, 2004, E Drejta Romake, Andrew Brokowski & Paul Du Plessis, UET;
  • Ken Dhima, 2007, E Drejta Romake, Tirane;
  • Prof. Asoc. Dr. Enkelejda Olldashi, 2010, E Drejta Romake;
  • Skllaveria.

Ky material eshte pergatitur per tu informuar rreth Skllaveris ne kohen e romes, per te gjithe ata qe e duan Historin apo edhe per ata qe kane deshir te dine dicka me shume rreth Historis... (^_^)