Skuraj
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Hyrje
RedaktoFshati Skuraj me gjithsej 731 banorë, është një nga 13 fshatrat e njësisë administrative të Komunës Milot në rrethin Kurbin në Qarkun e Lezhës, në veriperëndim të Shqipërisë së Mesme. Skuraj shtrihet në verilindje të Kurbinit aty ku nisin dy vargmalet e Kurbinit ; vargmali i Skënderbeut, (vargmali lindor) dhe vargmali perëndimor që njihet me emrin Krujë - Dajt. Dy vargmalet, të cilët ecin pothuajse paralel me njëri - tjetrin, i ndan në mes lumi i Hurdhazës. Mali i Skënderbeut që nis nga Shkopeti, ka pikën më të lartë në këtë fshat majën e Mëllezës (1123 m). Fshatin e përshkon nga verilindja lumi Mat dhe e përshkon gjithashtu përmes lumi i Hurdhazës në drejtimin jug veri. Në anën veriore kufizohet me lumin Mat dhe fshatrat Ferrë-Skuraj (Ferrë-Shkopet) dhe Shkopet, në anën lindore, nga fshati Madhesh (rrethi i Matit), nga jugu kufizohet nga fshatrat Gallatë dhe Malbardhë dhe në perëndim me Malbardhin dhe Milotin.
Në organizimin e vjetër administrativ pjesë përbërëse e këtij fshati ishin edhe Ferrë-Shkopeti (historikisht i njohur si Ferrë - Skuraj), por gjatë periudhës komuniste u ndanë dhe për shkak të homogjenitetit dhe shkaqeve të tjera politike deri në vitin 1992 iu bashkëngjitën rrethit të Matit. Pas këtij viti, u rikthyen nën juridiksionin administrativ të rrethit Kurbin dhe përkatësisht në komunën e Milotit, por tashmë si fshatra më vete.
Ka një klimë mesdhetare mesatare, mjaft të larmishme me verë sa të nxehtë aq edhe të freskët, dimër të butë, por edhe të lagësht e madje të ftohtë në bjeshkë ; pranverë dhe vjeshtë të lagësht.
Bimësia është mjaft e zhvilluar ku dallohen shkurret, dushqet, si shqopa, mareja, lisi, shkoza, dëllinja panja, frashëri, blini, shelgu, plepi, rrapi, etj. Rriten edhe mjaft pemë të egra si thana, vodha, shega si dhe pemë. të tjera si arra, gështenja, lajthia, mani etj. Po ashtu rriten edhe mjaft bimë mjekësore si sherbela, trumza, çaji i malit etj. Fauna është mjaft e pasur me kafshë të egra si lepuri, ujku, dhelpra, ariu i murmë, derri i egër, ketri, breshka, iriqi etj. Shpendë të egër veçohen shqiponja, skifteri, korbi, qukapiku, sorra, grifsha, bilbili, mëllenja, thëllëza; shpendë ujorë; rosa e egër etj. Ujërat lumore popullohen nga shumë lloje peshqish të tillë si; qefulli, trofta, mlyshi, por edhe ngjala, gjithashtu në ujërat e Matit e Hurdhazës veçohet kafshë ujore lundërza.
Shënime Historike
RedaktoEtimologjia e emri Skuraj vjen nga italishtja scuro - i erret, i zi. Fshati Skuraj është një vendbanim i hershëm ilir, edhe pse emri i të cilit del në dokumente prej shekullit XII. Sidoqoftë hershmëria e tij përtej këtij kufiri as që mund të vihet në dyshim. Në dokumentacionin historik, Skuraj na del edhe si emër krahine edhe si emër fshati, në ndonjë rast edhe e pozicionuar midis Tiranës dhe Durrësit, shkak ky që justifikoi përshtatjen e stemës së kësaj familjeje si stemë e bashkisë së kryeqytetit shqiptar Tiranë.
Themeluesi i shtetit (principatës) të Arbrit ishte Progoni (1190-1198), pushtetin e të cilit më pas e trashëguan të bijtë Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216), që mendohet se ishin pasardhës të familjes Skura, pjesë e së cilës ishte edhe Kurbini.
Familja Skura ishte njëra prej familjeve më të shquara feudale të Arbërit, në shekujt XII-XIV, e cila kishte stemën e saj, e që paraqet një luan të ngritur në dy këmbët e pasme me një brazdë të tërthortë, që para disa vitesh është përshtatur edhe si stemë e bashkisë së kryeqytetit shqiptar Tirana. Kjo stemë u gjet në Lezhë dhe ruhet në muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Një mbishkrim me emrat dhe stemën e kësaj familje (shqiponjën njëkrenore) është gjetur në fshatin Gëziq të Mirditës.
Fshati Skuraj ka katër lagje ; Katundi i vjetër, Qendra, Skuraj Sipër dhe Mshet. Fshati i vjetër i Skurajt dikur shtrihej aty ku sot gjendet Katundi i vjetër. Ne një harte te vitit 1689 (Carta d'Albania disegnata da Giacomo Cantelli da Vignola e stampata in Roma da gio. Giac. Rossi, 1689.), një legjende e vjetër e trashëgueshme gojarisht flet për një Princ Pervizi Madh qe ishte komandant i nje kalaje ne Ferre-Skuraj (Shkopet) qe te bën te mendosh lidhjen midis Fisit Skuraj dhe Pervizi. Duke qene se emri i Pervizit peshonte keq, ne shenjester te turqeve, ky fis i SKurajve, mori emrin Ukasanaj, ne kuptimn si fisi i ujkut, nga stema, qe asokohe figura e luanit shihej si e nje ujku. Keshtu me kete emer fisi arriti deri me 1906, ku Gjin Pjetri e ktheu mbiemrin e vjeter si Gjin Pjeter Mark Pervizi i Skurajve te Kurbinit, ne Kuvendin e Delbenishtit me gusht 1906 qe u vendos kanuni i Bajrakut te Kurbinit, i perfshire nga Shtjefen Gjeçovi ne Kanunin e Lek Dukagjinit. Ne Ferr-Skuraj gjendet edhe varri i Pervizit te Madhe, i thjeshte siç ishte varrosur dhe rrethuar me gure, mbetur i paprekur tash me se 500 vjet. Pervizi i Madh ishte vra pabesisht aty ne pyllin pertej kalase, dhe aty ishte varosur, sepse e kishte lene amanet, qe aty ku t'i binte trupi per toke aty te varrosej. Duke menduar per shkaqe lufte, por doli ndryshe. Sipas gojëdhënës u vra tradhtish prej turqve, sepse u kishte bere qëndrese te forte e nuk kishte pranuar ofertat e tyre. Në Ne lindje të fshatit të Sotëm që quhet edhe Katundi i vjetër janë nxjerrë shpesh nga gërmime rastësore mjaft objekte arkeologjike (enë të ndryshme qeramike, dhe hekuri), të cilat datojnë në shekujt e parë pas Krishtit. Gjithashtu në Kshqel dhe Shegas gjenden nekropole (varreza të vjetra), këta të dytat që gjenden ngjitur me kishën e Shën Markut, nga vendasit njihen si varre xudhijsh (çfute) ose varre paganesh para krishtit, të cilat tregojnë hershmërinë e këtyre vendbanimeve.
Mali i Skënderbeut në shpinë të Skurajt ka qenë pjesë e rëndësishme e veprimeve luftarake të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), gjatë viteve 1443-1468 kundër ushtrive osmane. Nga gojëdhënat e popullatës vendase tregohen disa rrëfime, gojëdhëna të lidhura me Gjergj Kastriotin. Përveç Pervizt te Madh përmendet përmennjë plak i urtë Kokë Malçi (i pa cituar gjëkundi) qe qenkësh takue me Gjergj Kastriotin. Shumë emërtime vendesh (toponime), janë të lindura nga luftërat që kryheshin në atë kohë. Këtu në zonën e Milotit dhe veçanërisht në fshatin Skuraj u organizua qëndresa e kurbinasve në vitet 1906 - 1912[1] kundër pushtuesve turq, e udhëhequr nga patrioti rilindas Gjin Pjeter Mark Pervizi, që përfundoi me ngritjen e flamurit kombëtar në Milot më 28 nëntor 1912 nga Gjin Pjetri e burrat e Kurbinit në të njëjtën datë me ngritjen e Flamurit Kombëtar në Vlorë, kur Shqipëria shpalli Pavarësinë. Me pas ishte nipi i Gjin Pjetrit, Prenk Pervizi, qe do t'i jepte shkëlqim Skurajt dhe Kurbinit, i cili u be ushtaraku me i ngritur ne shkallë kombëtare duke pas kryerv Akademinë ushtarake (Kadetteschule) ne Vjene (1914-1918), dhe Shkollën e Luftës (Shtatmadhorise) ne Torino (1930-1933). Ai kreu detyra te ndryshme te rëndësishme si dëbimi i serbeve, shuerjen e rebelimit te Mirdites (1921), thyerjen e grushtit shtetit për pushtimin e Tiranes nga forcat rebele, me 8 mars 1922, shuerjen e kryengritjes se Dukagjinit në dhjetor 1926. Përfaqëson Shqipërinë ne takime ndërkombëtare, vëzhgues ne Luftën e Abisinise, dhe manovrat e Mëdha te Italisë, etjera.
Mik, besnik e krahu i djathte i mbretit Zog, nga fillimi deri ne fund te Mbretërisë. U kundërvihet italianeve ne frontin grek dhe bën tërheqjen e ushtrisë shqiptare ngab ai ajo lufte. Gjeneral e Ministër i mbrojtjes me 1943-1944, i kundervieh gjermaneve e nuk lejon krijimin e divizionit SS ne Shqipëri, prandaj u prish me ta dhe doli ne mal ku u bashkua me misonin anglez, ne Skura ne Vele derine largimin e tyre me tetor 1944. Qenron dy vjet ne malin e Skurajt, ne tentativën e organizimit te një qëndrese kundër komunizmit, me ndihmën e Aleatev, gjë qe nuk u arrit. Arratiset ne Greqi me shtator 1946. Kryen aktivitete patriotike ne mërgim, i nderuar e respektuar nga gjithë elita shqiptare. Pas 31 vjet emigran ne Greq, Irali e Belghjik, vdes këtu me 6 shtator 1977. Një bir i denje i Skurajt dhe Kurbinit, dhe një ushtarak i larte e atdhetar i kulluar.
Fundi i shekullit të XVII, sikurse në disa zona të thella malore të Shqipërisë veriore, ku qëndresa ndaj shtetit osman ishte më e fortë, në këtë zonë u formua edhe Bajraku i Kurbinit në të cilin përfshiheshin të gjitha fshatrat brenda kësaj njësie gjeografiko - territoriale me kufij natyrorë tashmë të përcaktuar mirë, e cila kishte 16 fshatra, qendra e të cilit ishte fshati Skuraj. Bajraku ose Flamuri i Kurbinit historikisht ka pasur Skurajn, qe mbahej nga një familje e fisit te forte te Ukasanajve (Pervizi), emër qe lidhet me stemën e Skurajve me figurën e luanit ose ujkut siç e quente nga populli, pra fisi i ukut. Pleqnia e Kurbinit e kishte qendrën ne Skuraj. Kurbini zbatonte kanunin e Lek Dukagjinit qe ne kohen e Skenderbeu iu dedikue atij e u quejt Kanuni i Skënderbeut, por kjo nuk është një përcaktime i sakte. Një nder bashkepunuesit me te mire te Ate Shtjefeb Gjeçovi, me te cilin ky keshillohej për hartimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ka qene vete Gjin Pjetri, njohës i thelle e zbatues i drejt i ligjeve te maleve.
Sa i takon anës ndertimore, vend të veçantë zënë monumentet e kultit të krishterë. Në Skuraj gjenden 10 kisha, shumica prej tyre në gjendje rrënoje, si pasojë e transformimeve të shumta të kryera përgjatë kohës, sikurse kanë qenë faktorët natyrorë agjentët ajerëzorë dhe luftat duke i shtue edhe indiferencën njerëzve dhe te shtetit, të cilët kanë bërë punën e tyre, saqë shumë prej këtyre objekteve të jenë shndërruar në grumbuj rrënojash të lexueshme vetëm nga syri i vëmendshëm i studiuesit. Prej këtyre kishave vetëm njëra ajo e Shën Vlashit ka mbetur në këmbë. Një nder kishat ma te vjetra (rrenojat) është ajo e Shën Gjergjit, gjendet ne Ferr-Skuraj (Shkopet), poshtë kalasë se Pervizit, e cila vazhdon te nderohet dhe vendi rreth saj është i shenjte (vakef) e nuk guxon kush me prek asgjë, as bime, lisa, peme e gure.
Ekonomia
RedaktoGjatë mesjetës në Skuraj në vendin e quajtu Lime, ka qenë zhvilluar pazari (merkatoja e hapur), i cili gjatë gjysmës së parë të shekullit të XX u transferua në Milot. Ekonomia e sotme e fshatit bazohet kryesisht mbi agrobiznesin, në kultivimin e drithërave të bukës (gruri, misri) dhe sidomos perimeve; patates, fasules, domates, kastravecit, specit, qepës, preshit, hudhrës, shalqinit, pjeprit. Edhe frutikultura është e zhvilluar përmes kultivimit të mollës, dardhës, kumbullës, pjeshkës, fikut, veçanërisht vreshtarisë, e cila është organizuar në miniferma të vogla private.
Një vend me rëndësi në ekonominë e fshatit zë edhe blegtoria. Mbarështohen kryesisht gjedhët (lopët) si dhe shpendët, pulat, rriten të imtat (dhentë e dhitë). Gjithashtu është e zhvilluar edhe bletaria.
Në arkitekturën civile nuk duhet lënë pa përmendur banesa e tipit kullë, me dy ose tre kate me elementë mjaft tërheqës estetikë, që ende ruhet në këmbë dhe mund të shijohet në Skuraj, ndërsa kompozimi dhe zgjidhja planimetrike e banesave është e thjeshtë. Kullat përgjithësisht janë ndërtuar nga mjeshtër vendas ose nga Golloborda e Dibrës.
Janë të veçanta punimet e zejtarisë si ato të hekurit, drurit, por edhe gurit, të zhvilluara në këtë zonë, edhe për shkak të mundësisë së tregtimit në tregun e hapur të Milotit.
Në artin e kultivuar dallohen mjaft autorë në krijimtarinë letrare ku veçohen Lekë Pervizi poezi, Leonard Pervizi në pikturë, Kastriot Marku në poezi dhe studime, si dhe Vlash Prendi në mbledhjen dhe studimin e krijimtarisë gojore, ne muzike Aida Cara dhe Roland Meta (pseudonimi artistik Roy).
Pa dyshim se një vend të veçantë zë këtu kuzhina, e cila është mjaft e pasur me prodhimet e saj tipike. Veprimtaria dhe aktiviteti tradicional agrobaritor vetjak shtojnë të tjera prodhime të çmuara tipike skurjane. Rezultati është një kuzhinë me pjata të thjeshta, ku mbizotërojnë shijet mesdhetare, prodhime të bazuara mbi bukën, dhe ku veçohen midis servirjeve pjata e mishit si dhe ajo e peshkut.
Përdoren nënproduktet e qumështit të deles, dhisë dhe lopës janë djathi, tlyeni (gjalpi), perimet sikurse janë : domatja, patllixhani, patatja, fasulja, midis të cilave mjaft të përdorura ishin dhe janë ato aromatike si: qepa, hudhra, preshi dhe speci djegës. Pija karakteristike shqiptare rakia, edhe këtu ka traditë të mirë sa i takon cilësisë, sidomos ajo e rrushit, kumbullës dhe veçanërisht e thanës dhe e manit të zi. Po ashtu vera e fortë, kryesisht e kuqe prodhuar nga variatete rrushi vendas.
Vetëm 45 kilometra nga aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza”, Skuraj është një fshat që të tërheq jashtëzakonisht. Ka një gastronomi të jashtëzakonshme, që ndërtohet dhe celebrohet më së miri mbi dietën mesdhetare, me mish, peshk, fruta e perime cilësore shoqëruar me raki e verë të krahinës. Bregu i lumit Mat ofron një mundësi të shkëlqyer për plazh në një gjatësi prej 5 km, duke nisur nga Ura e Zogut në Milot e deri në rrëzë të Shkopetit. Dikur në periudhën para viteve '90, ky breglumi frekuentohej vetëm nga diplomatët e huaj në Shqipëri.[2]
Referime
RedaktoBibliografia
Redakto- BAJO, Luan : “Mbi kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912 në rrethin e Krujës », në Studime Historike, nr. 1. 1971. f. 131 – 154. HIDRI, Pjetër., Gjeneral Prenk Pervizi. Botimet Toena, Tiranë, 2002.
- Historia e Popullit Shqiptar: Vol. I, (Ilirët, Mesjeta. Shqipëria nën Perandorinë Osmane, gjatë shek. XV - Vitet 20 të shek XIX; Vol. II. (Rilindja Kombëtare. Vitet 30 të shek. XIX - 1912). Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Toena. Tiranë, 2002.
- ILLIA, Frano : Famullia e Milotit. (Famullia e Shën Nikollës (Milot), Famullia e Shna Prendes (Gallatë), Famullia e Shna Vlashit (Skuraj). Shkruar në Milot në vitet 1962 - 1967. Përgatiti, Kastriot Marku, Chaminade, Lezhë, 2006.
- ILLIA, Imzot Frano : Kanuni i Skanderbegut. Mbledhë e kodifikue nga Imzot Frano Illia Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës. Editriçe La Rosa. Milot & Brescia, 1993.
- ISUFI, Hajredin: Feja dhe Flamuri. Dom Nikollë Kaçorri. Pegi, Tiranë, Pa vit botimi, por, 2008.
- ISUFI, Hajredin: “Kryengritja e Kurbinit dhe Nikollë Kaçorri (1905 – 1907), Studime historike, nr. 2. 1986. f. 89 – 109.
Kruja e Skënderbeut. Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1967.
- MARKU, Kastriot: Kishat e Kurbinit. (Kishat dhe organizimi kishtar në Kurbin), Geer, Tiranë, 2008.
- MARKU, Kastriot: Miloti, Guidë/Guida, shqip-italiano, Milot, 2007.
- MATA, Ruzhdi: Shtjefën Gjeçovi jeta dhe veprat, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë,1982.
- MIRAJ P. Klement: „Kontributi i krahinës së Kurbinit për çashtjen kombëtare“, në; Hylli i dritës, Vjeta VIII, (1937) nr. 11, f. 561-564; nr.12, f. 606-613.
- PJETRI, Zef: Shkolla 9-vjeçare Skuraj, në 60 vjetorin e saj. (Historiku 60-vjeçar i shkollës, mësuesit, nxënësit e rezultatet e tyre përmes kujtimeve, shënimeve e fakteve. Lezhë, 2008.
- PRENDI, Vlash: Gjurmëve të melosit popullor. Kënga popullore kurbinase. Enti Botues “Gjergj Fishta”, Lezhë, 2009
- PRENDI, Vlash: Kurbini, tradita, kultura, Kurbin, 1997.
- PRENDI, Vlash: Kurbini, tradita, kultura II, Skanderbeg books, Tiranë, 2002.
HIDRI, Pjeter,: Kurbini e Rilindja Kombetare, Revista Kuq e Zin Bruksel, 2006.
- CANTELLI, Giacomo, Carta d'Albania, Roma,1689.
- Walther Peinsipp : Das Volk der Schypetaren, Wien, 1985.
- Julian Amery : Tghe Sons of the Eagle, London, 1946.
- Gjneral Prenk pervizi n Shtypn Shqiptar, Lulu, New York, 2012,
- Lek Pervizi, Gjin Pjeter Pervizi, Luftetar i shquar i Rilindjes Kombetare, Lulu, New York, 2012