Slagja Delibashiq
Sllagjana Dellibashiqi (serbisht: Слађана Делибашић Slađana Delibašić, e lindur më 7 nëntor 1968), e njohur gjithashtu si Slagja D., është një këngëtare dhe kërcimtare serbe.
E lindur në Mitrovicë ajo fitoi popullaritet në vitet '90 së bashku me bashkëshortin e saj të atëhershëm, Gjorgje Gjogani, si anëtarë të aktit Europop dhe turbo-folk Gjogani Fantastico. Ajo ka origjinë serbo-kosovare.
Pas divorcit të tyre në 2001, ajo ndoqi një karrierë solo. Delibashiq ka nxjerrë gjashtë albume solo deri më tani nën City Records. Disa nga hitet e saj më të mëdha përfshijnë "Sedmi sprat" (2007), "Ajmo sad u provod" (2009), "5 minuta" dhe "Diesel Power" (2010).
Delibashiq dhe partneri i saj, Igor Matiq ishin gjithashtu nënkampionët e sezonit të parë të reality show-t televiziv Parovi (2010-2011).
Ajo ka dy vajza me Gjoganin, të quajtura Silvija dhe Marinela.