Smartë (greqisht: Σμέρτος/Smértos) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Smartë
Σμέρτος
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej244
Emri i banorëveSmarqot

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Smarta kufizohet me Lopësin, nga lindja me Shqefarin, nga perëndimi me Skupicën dhe nga jugu me lumin Kalama. Para Luftës së Dytë Botërore, Smartë kishte këto lagje: Mëhalla e Sipërme dhe Mëhalla e Poshtëme.[1]

Toponimet të fshatit Smartë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Ar’ e Benës - kodër që ka një arë në krye, në V.
  • Arat e Thanos – ara, në J.
  • Armusa – arë, në P.
  • Arra – arë, në P.
  • Bardhërrat – arë, në J.
  • Ballanot - arë në fushë, në P.
  • Bezhàne – ara, në P.
  • Bregu i Komanit – breg, në P.
  • Bregu i Lopëve – breg, në P.
  • Bregu i Bazos — burim, në P.
  • Burim i Ujthit – burim, në J.
  • Bushake – arë, në P.
  • Çuk’ e Birbilit - çukë në Mal të Thatë, në V.
  • Dardha – arë, në P.
  • Dosela – arë, në P.
  • Duhani — arë që mbillej duhan, në J.
  • Fiqet – anë, në P.
  • Flutura — arë, në V.
  • Folej’ e Birbilit – kodër, në V.
  • Frrashnjeta - arë, në J.
  • Fush’ e vogël – ara, në P.
  • Gropa – baçë, në P.
  • Gur i Cjapit – shkëmb, në J.
  • Gur i Hoxhës – shkëmb, në V.
  • Hoxhëla - emër are që mban emrin e të shoqes së hoxhës, në P.
  • Irat – fushë, në J.
  • Kaçabar – kodrinë, në VL.
  • Kopështrat – kopështe, në J.
  • Kroi Çelos – krua, në JL.
  • Kroi Livadhit – krua, në P.
  • Kroi Mahmudése - krua.
  • Kroi Osmanit - krua në Qafë të Smartës, në V.
  • Kroi Resulate - krua i fisit të Resulenje, në L.
  • Kroi Zi - krua që buron ujë të zi, të papijshëm, në L. Atë ujë e përdorin gratë për të larë rrobat.
  • Lis i Abazit – arë, në V.
  • Livadhi Zajmit – livadh, në J.
  • Lumi Kalamà - në J.
  • Maraj’ e Smartes – kullotë, në P.
  • Pill i Tasinit - ara ku dihet ka qënë pyll, në J.
  • Prroi Bajramit – përrua, në VL. Këtu është rrethuar aga turqit çeta atdhetare e Muharrem Rushitit. Aty u plagos në këmbë Muharremi si edhe Adem lzeti nga Kocka. Rrethimi u ça (tregoi: Musa Demi).
  • Proi Stanit – përrua, në V.
  • Pus i Abazit — pus i ndërtuar me gurë, në L. Këtë pus e ka pasë ndërtuar Abaz Hamiti, udhëheqësi popullor nga ky fshat, i vrarë gjatë luftës Ballkanike në luftimet me grekët në Filipjadhë ose Pesë-Puse.
  • Qaf’ e Kalldrëmit - qafë, në V.
  • Qaf’ e Madhe – qafë, në J.
  • Qaf’ e Smartes – qafë, në V.
  • Qaf’ e Shelkut - qafë që ndan Smarten me Lopësin, në V.
  • Qiure - shesh ku ndodhen varret e fshatit, në J.
  • Rem’ i Pillit – rrëke, në J.
  • Salot – ara, në P.
  • Smajlenjet - ara, në P.
  • Strungat – ara, në V.
  • Shkëmb i Xhikos - shkëmb në një pllajë, në J.
  • Udha e Lopësit - rrugë që të çon për të Lopës, në V.
  • Udha e Shqéfarit - rrugë që të çon në Shqéfar, në L.
  • Vaj’ e Grikasve - va lumi, në J.
  • Vaj’ e Komatit - va lumi, në J.
  • Vaj’ e Potameve - va lumi, në J.
  • Vreshta - ara të cilat dikur kanë qenë vreshta, në P.
  • Vreshtat e Abazit - ara, në VP.
  • Xhami e Resulate – xhami, në qendër.
  • Xhixhinjet – ara, në JP.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Smartë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Bilushénjtë, Biraçenjtë, Çelàtë, Korbenjtë, Lazenjtë, Mallaménjtë, Resulénjtë dhe Shipéntë.

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 108.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 108-109.Treguan: 1) Ferrik Beduli 60 vjeç. refugjat i 1944-ës nga Smartë, me banim në Tiranë. 2) Shahin Vejseli, 54 vjeç. refugjat i 1944-ës nga Smartë, banon në Tiranë. tetor. 1965.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 108.