Shqefari
Shqefar (greqisht: Μύλοι/Míloi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σκέφερη/Skéferi.[1]
Shqefar
Μύλοι | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Shqefarjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Shqefari kufizohet me vendbanimin Koskën, nga jugu me Çiflikun, nga lindja me Spatarin dhe nga perëndimi me Smartën. Fshati Shqefar e merr emrin nga shënjtori Shën Stefani/Shtjefni. Pas kohës së gjatë, shkurtimi të toponimit dhe rotacizmi të dialektit çamërishtes, kur zanoret n-ja u bë në r-ja, emri i fshatit është përfunduar prej formës Shën Shtjefni në Shqefar.[2][3]
Toponimet të fshatit Shqefar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]
- Agoréja - arë, në fushë, në J.
- At’ e Aliut - arë, në J.
- Ar’ e Kaleshit - arë, në J.
- Ar’ e Kushit - arë e fisit të Kushit, në L.
- Ar’ e Lamit - arë ku ndodhet dhe një shkëmb i madh, në L.
- Ar’ e Meros - arë, në L.
- Ar’ e Mullirit Lëmës – arë, në J.
- Ar’ e Naimit - arë, në VL.
- Ar’ e Vajës - arë, në JL.
- Arat e Béboshit - ara, në P.
- Arat e Kushénje - ara të fisit të kushenje, në fushë, në J.
- Arat e Lëna - ara, në P.
- Bishtëlat - arä në fushë, në J.
- Bishti i Murtos - arë e gjatë, në J.
- Bogazi - grykë, krye përroi, në VL.
- Bokrrimat e Bardha - vend ku toka është e bardhë, në VL.
- Bokrrimat e Kuqe - bokërrima që e kanë dheun të kuq, në VL.
- Bregu i Hosit - bregore e zhveshur, në J.
- Bregu i Shametit - bregore e xhveshur, në P.
- Burimet e Kakavit -burime që dalin nga toka, në VL. Me këta ujë vihen në lëvizje 12 mullinj e Shqefarit dhe vaditen tokat e mbjella.
- Çukazt - varg kodrinash, në L.
- Drizaméja - vend vakëfi, pronë e xhamisë, në VL.
- Drizamétë - kullota, në VL. Në këtë vend grekët therën barinjtë Smail Thëllënxa, Nexhip Smajli dhe Shaban Isufi nga Spatari dhe u grabitën kopetë.
- Erëza – arë, në J.
- Fiku Baçoit – luginë, në VL. Dikur aty ka qenë një fik i vjetër. Para Luftës Balkanike, në këtë vend Mustafa Bejkos nga Spatari, ndërsa po kalonte aty për të çuar postën qeveritare në Filat, i dolen përpara komitë grekë dhe e plagosën rëndë: por megjithatë ky nuk e ndaloi kalin por mbërriti në Shqéfar i mbytur me gjak. Atje i thotë vëllait të tij Husos që të çonte postën dhe paratë dhe t’i dorëzonte në Filat, përndryshe këtij nuk do t’i dilte shpirti pa u kryer kjo detyrë. Vëllai shkoi në Filat dhe kreu amanetin, kur u kthye i tha të vëllait se amanetin ta çova në vend, atëhere ai dha shpirt (Rexhep Omeri, nga Shqefari).
- Fiqet - ara,në J.
- Fiqt e Pacit - (edhe në veri kemi mbiemër Paci: Ndoc Paci), ara, në J.
- Flamur e Saqes - ara, në J.
- Flamur i Zanes - arë, në J.
- Gërmadhat e Nexhip Idrizit - gërmadhë të kohës turke, në V.
- Glaçure – arë, në fushë, në J.
- Gorricat e Çapos - gorrica e ara, në VL.
- Grav’ e Islamit – shpellë, në P.
- Grav’ e Madhe - shpellë në mal, ku mund të mrizojnë rreth 500 kokë dele, në L.
- Grav’ e Metos - shpellë e madhe, në VL.
- Grav’ e Urdhes – sterrë, në J.
- Gremin’ e Hosit - greminë, në J.
- Guret e Meçatet – shkëmbënjë, në L.
- Gur i Dhelprës - shpellë e vogël ku strehohej një dhelpër, në VL.
- Gur i Hoxhës - shkëmb në mal, në VL.
- Haliqi Kapetanenjet - arë, në J. Ara ka qenë pronë e fisit të Kapetenenje nga Spatari.
- Haliq i Math - arë, në J.
- Hiza - arë, në J.
- Hoset - arë, në J.
- Kalivet e Kitës - ishin kasolle të një bariu vllah, në V.
- Kladhet e Hoxhenje - ara zallishte nënujë, në J.
- Klisha - gërmadhë kishe e arë, në J.
- Klishat - ara, në J.
- Kokëgjikëla - ara në fushë, në J.
- Kopësht i Harunit - kopësht me ullinj, fiq e dardha etj., në V.
- Kroi Arapes - krua, në P. Tregojnë se këtë krua e ka ndërtuar dikur një grua harape.
- Kroi Math - kroi kryesor ku mbushte ujë fshati, në VL.
- Kroi Metos - krua, në P.
- Kroi Zi – krua, në P. Ujë i papijshëm. Ky krua është regjistruar edhe nga fshati kufitar me Shqefarin.
- Kull’ e Elmazit — kullë e vjetër me kubé. Kulla ka tre kate, në VL.
- Lëm’ e Boboshit - lëmë i gurtë, në P.
- Lëm’ e Gurit – lëm i gurtë, në J.
- Lis i Jasinit - lis i madh, në L.
- Mal i Thatë - mal i Shqefarit që e ndan këtë me Lopësin e Koskën, në P.
- Mulliri Bumës - mulli që funksionon me ujë, në J.
- Mulliri Damës - mulli, në VL.
- Mulliri Fundit - mulli në fund të mullinjve të tjerë, në P.
- Mulliri Gogës - mulli, në P.
- Mulliri Kados - mulli, në J.
- Mulliri Lëmës - mulli, në P.
- Mulliri Pashait - mulli qe bluan me ujë, ka qenë pronë e një pashai, në P.
- Mulliri Shegës - mulli, në J.
- Mulliri Vakëfit - mulli, në V.
- Nerënxa - arë, në J.
- Palostani – mone, bagëtish, në VL.
- Pllaj’ e Shqefarit - faqe mali, kullotë, në L.
- Pllaj’ e Çane - pllajë, kullotë, në L.
- Pill i Cërrit - pyll me dushk, shkozë e përrall, në L.
- Pill i Madait - pyll me shkozë, lis, dushk etj, në VL.
- Prapabregut - kullotë, në L.
- Pràpal i Gjërë - gropë e thellë me pyje, përralli e lisi, në L.
- Pràpal i Ngushtë - shpellë në një vend grykë, në VL. Vend ku kanë qenë strehuar hajdutë.
- Prrelet - përrenj të mëdhenj, në VL.
- Prroi shkurtër - përrua i vogël, në L.
- Qaf’ e Kroit - qafë ku ndodhet një krua, në VL.
- Qivuret e Shamisë – varre, në VL.
- Qosëlat – ara, në P.
- Rrahët - ara, në L.
- Rrap i Mulla Hasanit - arë qe ka një rrap pranë, në qendër.
- Rrepet - ara nënujëse, në P.
- Rrëz’ e Lisit - arë në fushë, në J.
- Stathëla – arë në fushë, dikur pronë e një gruaje me këtë emër, në J.
- Strung’ e Hurit - shtrungë e gurtë pranë një shuri, në J.
- Shesh i Jonuzit - shesh i bukur, kullotë, në L.
- Shkallazt - e përpjetë shkëmbore, në P.
- Shkëmbeza - arë, në P.
- Ulliret e Merushes - ullinj, në J.
- Ullit e Bogazit - urë betoni me 6 këmbë, në V.
- Urëza e Jasinit - arë, në J.
- Vakëf i Xhamisë - ara në mal, prona të xhamisë, në P.
- Varrezat - vend shesh në fushë ku ndodhen varret e fshatit, në VL.
- Vështi – ara, në L.
- Vreshtat e Shqefarit - vreshtë me rrush, mollë, fiq, dardhë etj., në L.
- Xhami e Shqefarit - xhamia e fshatit, në qendër.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Shqefar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[5]
Bregu, Bazot, Dulénjtë, Idrizatë, Kushénjtë, Malénjtë dhe Trëngenjtë.
Burimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Skéferi - Míloi
- ^ Albert Riska (2013). “The Christian Saints in the (Micro)toponymy of Albania”. Anglisticum Journal (IJLLIS). 2. (3): 169, 172. "Saint Stephen, Shën Stefáni/Shtjéfni. The name of this Saint appears in the gheg form Shqéfën [ʃqefən] in Prell, Mat, and in the Tosk form Shqefër [ʃqefər] in Konispol..... In some cases the differences have been defined by the geography of the toponym, as they follow the dialect developments in Albanian. Doubles like Shumtini [ʃumtini]-Shëmtira [ʃəmtira],Shqefën [ʃqefən]-Shqefër [ʃqefər], and Gjonm [gjɒnm] and Gjorm [gjɔrm] prove the rotation(/n/>/r/) – one of the most important phonetic features that make the difference between the two dialects of Albanian. The Tosk forms prove the rotation n>r and must have been in use before the Albanian language came into contact with Slavonic languages, or at least before 10th Century(Demiraj, 1996; Topalli, 2007)."
- ^ Demetrius J. Georgacas & William A. McDonald (1967). Place names of southwest Peloponnesus: Register and Indexes. University of Minnesota Press. f. 343. “9298. ráẋi skjéferit 11.66 ή (τού) Ράχη – Σκέφερη Skeferis’ ridge. Cf. village S h q é f ë r i ‘Stephanus’ in S. Alb. (near Konispoli) (Çabej)”.
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 129-131.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 129.