Çiflik, ose Çiflik i Rajt (greqisht: Ράγι(ο)) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Fshati është njohur edhe si Haxhi Kasim në dokumentet administrative gjatë kohës osmane.[1]

Çiflik
Ράγι(ο)
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej161
Emri i banorëveÇefliqot ose Çifliqot

Gjeografia

Redakto

Nga veriu fshati Çifliku kufizohet me Smartën, nga juglindja me Shulashin dhe Kastrizën dhe nga perëndimi me Skupicën. Fshati është vendosur në fushën e Rajt. Aty pranë është Manastiri i Rajt, i cili quhet nga shqipfolësit vendas me disa emra si: Manastiri Çeflikut, Manastiri Rajt apo Manastir i Rait.[2]

Toponimet të fshatit Çiflik:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[3]

  • Anakoli - kënetë në L. Flitet se në këtë vend ka qënë një fshat i vjetër i cili është vithisur. Me vithisjen e këtij fshati aty u krijua një liqen, në të cilin gjuajnin peshkatarët me varka.
  • Bregu i Abaz Çeflikut - bregore ku ka pasur sarajet Abaz Çefliku, në L.
  • Burim i Anakolit - burim uji i cili rrjedh për nën një shkëmb mbi kënetën e Anakolit, në L.
  • Gjerva – arë, në fushë.
  • Gjolet - ara, në P.
  • Klishë/a - kishë e re e ndërtuar në një kodër, në L.
  • Klisha e Shidhonatit - kishë, në L.
  • Kodra – kodra, në P.
  • Kondizma e Çeflikut – kondizmë, në P.
  • Kucura – ara, në P.
  • Kurai - faqe ku gjenden 2000 rrënjë ullinj. Aty ndodhet dhe një gërmadhë kishe e vjetër, në J.
  • Lacëla - vreshta me hardhi e ullinj.
  • Lum i Kalamait - lumi Kalama.
  • Lundra e Abaz Çeflikut - lundër ku kalohej Kalamai për në Shqefar.
  • Lutruvija e Çeflikut - mulli vaji, në P.
  • Mali Gullait - kodër e lartë mbi lumin Kalama, në L.
  • Manastiri Çeflikut - manastir, në P.
  • Mushahu - kullotë, në P.
  • Prroi Llakës - përrua, në P.
  • Shidhonati - faqe e malit të Kurait ku ndodhet dhe një gërmadhe kishe.
  • Shtrunga e Gullait - shtrungë e gurtë, në L.
  • Varret e Kurait – varre, në P.
  • Vreshtat - vreshta, në P.
  • Vuvonje – ara, në P.

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Michalis Kokolakis (2004). Η Τουρκική Στατιστική της Ηπείρου στο Σαλναμε του 1895. Institute of Modern Greek Studies. f. 312.
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 34, 170, 224. Në librin prej Kastriot Dervishi (2007). Masakra ne Çamëri: përmbledhje dokumentesh. Shtëpia Botuese 55. f. 80. ai liston Manastirin i Rajt (Manastir në libër) si një vendbanim veçantë, të banuar nga grekët. Kjo do të ishte për shkak së manastiri ishte banuar nga murgjit greke.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 34. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra.