Shulashi
Shulash (greqisht: Άγιος Βλάσιος/Áyios Vlásios) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σούβλιαση/Soúvliasi.[1]
Shulash
Άγιος Βλάσιος | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Shulashjot |
Gjeografia
RedaktoNga jugu Shulashi kufizohet me Reçatin, nga lindja me Varfanjin, nga perëndimi me Çiflikun dhe nga veriu me lumin Kalama. Fshati Shulash e merr emrin nga shënjtori Shën Vlash. Emri grek Áyios Vlásios/Άγιος Βλάσιος është marrë prej përkthimit të toponimit vendore Shulash. Pas kohës së gjatë, emri i fshatit është shkurtuar prej formës Shënvlash në Shulash.[2]
Toponimet të fshatit Shulash:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
- An’ e Lumit - ara në bregun e lumit Kalamà, në VP.
- Anàkoli - fushë e Ahmet bej Dinos rreth 3000 dynymë e cila mbytet nga ujrat e kthehet në kënetë.
- Ar’ e Papazoit - shesh kur del nga pazari.
- Astraveci - vend shesh.
- Beliznjaréja – kullotë, në L.
- Bira e Shenit – birë, në P.
- Bogdane – vend.
- Bot e Bardhë - rrugë në fushë, në V.
- Bregu Angjelit – breg.
- Bregu Hoxhës – breg, në L.
- Bregu Math – breg, në P.
- Breshra – ara, në fushë.
- Buhav i Katastasit - pyll ku ndodhet dhe një fik buhav, në JP.
- Buka e Lumit - një fushë e tërë e krijuar nga llomia e lumit dhe detit, në VP.
- Burim i Anàkolit – burim, në P.
- Buz’ e Lumit – ara, në V., buzë lumit.
- Çefliku - vend me pyll e ullinj, në V.
- Çòkalli - bregore, afër Shënkollit, një kishë katolike e vjetër.
- Çuka - çukë, në V.
- Dardh e Manastirit (Rajt) - kodër.
- Drivadh/i – krua, në L. Ujët e këtij kroi shkon në fushë të Varfanjit.
- Driza – vend.
- Dushku - pyll, në J.
- Dhafna - vend afër detit ku ka pasur banesa.
- Fiku i Nasho Ciles – rrugë, në P.
- Filipjadha – vend.
- Fush’ e Rajt - fushë e madhe që i takon Shulashit e Kastrizës.
- Grav’ e Kopaçit - sterrë e thellë, në P.
- Grav’ e Mërtirit - shpellë, në P.
- Grav’ e Nines – shpellë, në V.
- Grav’ e Papajanit - shpellë, në L.
- Graveta - krua pranë fshatit.
- Grop’ e Dushkut.
- Grop’ e Fëlliqur.
- Grop’ e Nasho Ligorit - vend që i takonte Nasho Ligorit.
- Grop’ e Madhe – kullotë, në P.
- Grop’ e Shidhonatit – ara, kullotë e ullinj, në V.
- Grop e Xhepexhiut – arë pranë fshatit që mytet gjatë dimrit.
- Gurezt - vend me gurë, në L.
- Gur i Bardhë - shkëmb i madh, në V.
- Gur i Bubës.
- Gur i Kasos - shkëmb, në L.
- Gur i Palostanit - shkëmb, në P.
- Gurra - gurrë, në L.
- Gjosùli – livadh, në P.
- Hamidua - vësht me ullinj, në L.
- Herdheleja – vend ku ka gurë të gjatë të ngulur më këmbë, në drejtim të Shënkollit.
- Ira e Shinikollës.
- Katastasi - pyll e ara pas qafës kur zbret për në Gumenicë.
- Kënet e Beut - arat e Dinenjëve të Paramithisë, shtetëzuar nga shteti grek.
- Klisha - gërmadhë kishe katolikë, në qendër.
- Klisha e Shënthanasit – klishë, në qendër.
- Koçeket e Rait - ish koçekët e belerëve paramithjotë (dinenjëve).
- Kodra - kodër midis fushës, në P.
- Kodr’ e Zapalushit.
- Konopicëza e Spahiut – ara, në L.
- Koroveshe/t - kodër me ara të Haxhilerëve, Bibenjve, Muharremenje e
- Bregarinjve - sot grabitur nga muhaxhirët grekë të sjellë nga Azia e Vogël (1923-1924).
- Kroi Ahuzit – kullotë, në V.
- Kroi Aplemës – krua, Te tillë hidronimi e gjejmë dhe në faqen e një kodre, në lindje të qytetit të Vlorës.
- Kroi Bardhë - krua, në qendër.
- Kroi Bravetës - krua, ujët e të cilit kalon në Gropën e Xhepexhiut.
- Kroi Markos - krua, në L.
- Kroi Ndrivadhit - krua në kufi me Varfanj.
- Kroi Sollos - krua, në L.
- Kroi Zonjës - krua, në L. Të tillë hidronim e kemi dhe në Malin e Lungarës në Vlorë, mbi fshatin e Kaninës.
- Kubeja - varr, në P.
- Kull’ e Pirgut - kullë e vjetër dykatëshe, afër detit.
- Kulluret - ara e fushë.
- Kurai - kodrinë me ullinj.
- Lacëla - ullishtë e vreshta, në V.
- Làroshi.
- Lëmla.
- Lëmikoi.
- Lijeja - ishull i vogël, kullotë, në det.
- Lubeci - kullotë, në P.
- Lumi Kalamajt - lumi Kalama, në V.
- Lundra e Beqarit - lundra në bregun e Kalamajt me të cilen kapërcehej lumi.
- Llari (edhe Lari).
- Mali i Gravës.
- Manastiri Rajt – manastir.
- Miraja e Xhamisë - kullotë që i takonte si pronë xhamisë.
- Mulliri Fikut - mulli në Fushë të Rajt.
- Mulliri Miho Prokopit - mulli brënda në fshat.
- Mulliri Pashait - gërmadhë mulliri qe mban këtë emër.
- Mulliri Rajt - mulli në fushë të Rajt.
- Mushai - ara, në P.
- Nisiza.
- Palostani - stan i vjetër, në P.
- Papadhia.
- Pazar i Shulashit - pazari, tregu, në qendër.
- Pezuleza.
- Pill i Sharrës - pyll me lisa e përrall.
- Pirgu - vend afër detit ku ndodhet një shpellë. Aty është edhe Kul e Pirgut.
- Potisjone.
- Prrari Kolo Minait - përrall, në L.
- Prroi Azvestit - përrua e pyll, në V.
- Prroi Dhimos - përrua.
- Prroi Gabos - përrua në fshat që mban ujë verë e dimër.
- Prroi Izet Abazit - përrua i vogël, në qendër.
- Prroi Markos - përrua, në L.
- Psilovuni - bregore me ullinj nga ana e Kastrizës.
- Pus i Gabos - pus, në qendër.
- Pus i Seferate - pus prej guri, në qendër.
- Ripat e Manit.
- Rraha.
- Rrëz e Manastirit.
- Sakomilia - pllajë, në L.
- Sterraz e Mero Dines - sterrë, në P.
- Shegëza e Ali Hajros – arë.
- Shelket - ara e pemë frutore.
- Shidhonati.
- Shinikolla.
- Shkëmbeza - breg shkëmbor afër koçekëve të beut.
- Shpardhareja - kullotë pranë kënetës, në P.
- Shurrëza – rrugë.
- Tabja e Beut - kanal prej Anakolit gjer në det.
- Tameti - varrezat e fshatit, në qendër.
- Tragani.
- Trap i Arës.
- Ullit e Gurrës - ullinj, në JL.
- Ullit e Kurait - ullinj, në V.
- Ullit e Psillogunit - kodër me ullinj, kullotë, në V.
- Ura e Shëngjergjit - urë me hark, në P.
- Urdheza.
- Vësht i Hoxhës - pyll, ullinj, ara, në Vulistra.
- Vuvoi - ara, në V.
- Xhami e Shulashit - xhami e fshatit, në qendër.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Shulash:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]
Muhamedane: Bibenj, Bregaritë, Çafulénj, Çupenj, Garrenj, Hasanatë, Haxhilerë, Kastriotë (Jaho Kastrioti), Koshatë, Muharremenj, Mukenj, Seferatë. 2. Të krishtera: Boçari, Çami, Çupi, Dadani, Daia (Vasil Daia), Dashi (Ligor Dashi), Ghulla, Kolothanasenj, Ligori, Papafili, Prokopi, Xoxi etj.
Burimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Soúvliasi - Áyios Vlásios
- ^ Albert Riska (2013). “The Christian Saints in the (Micro)toponymy of Albania”. Anglisticum Journal (IJLLIS). 2. (3): 172. "Another interesting toponym comes from Çamëria (Haxhihasani, 1975; Muça, 1978), a territory now belonging to Greece: Shulash [ʃulaʃ], an Albanian village near Igoumenitsa. Today the village is called Αγιοβλσι (Agiovllasi). Of course the official name is the relevant name in Greek, but the Cham population has preserved until today the name Shulash [ʃulaʃ], which is undoubtedly the developed variant of Shënvlash [ʃənvlaʃ], from Sanctus Blasius or Sanctus Vlasios. The historian P. Xhufi (1994) mentions another variant of the toponym: Shuvlash [ʃuvlaʃ], but does not say where he has found it and we do not know if it is related to the same toponym of Çamëri, or if it is another one. Anyway, it’s the phonetic form in which he brings the toponym that is of interest to us, as it may serve as link between Shënvlash and Shulash".
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 222-225.Treguan: 1) Sulo Zeqo Ismaili, 76 vjeç, bari, analfabet, nga Shulashi, refugat i 1944-ës, sot banon në Shijak. 2) Xhelil Kupe Jemini, 60 vjeç, bari, analfabet, nga Shulash, refugjat i 1944-ës, sot banon në Shijak. 3) Nexhip Ali Hajro, 60 vjeç, autodidakt, nga Shulashi, sot me banim, në Vlorë. 4) Thoma Jorgj Çami, nga Shulashi, dt. 1908, autodidakt, sot me banim në Çukë të Sarandës. Maj, 1973.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 222.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Greqisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |