Reçati
fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi
Reçat (greqisht: Τροπαιούχος/Tropaioúkhos) ishte fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Ρετσάτι/Retsáti.[1]
Reçat
Τροπαιούχος | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 0 |
Emri i banorëve | Reçanjot |
Gjeografia
RedaktoGjatë Luftës së Dytë Botërore fshati Reçat u shkatërrua nga forcat e Napoleon Zervës. Sot fshati është i pabanuar. Nga veriu Reçati kufizohet me Shulashin, nga jugu me Gumenicën, nga verilindja me Mavrudhin, nga juglindja me Dhërmicën, nga jugperëndimi me Salicën dhe nga veriperëndimi me Kastrizën.
Toponimet të fshatit Reçat:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Bërzimi (i) Lopëve - vend ku mërzenin lopët, në P.
- Bifieri - brinjë që ka fier, në L.
- Birat - bira në shkëmb ku strehoheshin bagëtitë në ditët e këqia të dimrit, në P.
- Bostani - rrëzë mali, me ullinj e fiq, ka qenë bostan, në L.
- Bot e Bardhë bi Krua - vend ku dheu është i bardhë, në P.
- Bregu i Bulgjerit - brinjë në mal me lisa e valanidha, në L.
- Bregu i Mesëm – breg, në L.
- Bregu i Shezës – breg, në P.
- Buhàv/i - hajsomer ku ishte një fik buhaf, në P.
- Burim i Shezës - burim, në P.
- Dardha Rrathël - arë e dardhë, në P.
- Dardh’ e Prroit Kitos - dardhë në përrua, në P.
- Duka - shesh në rrëzën e malit, në P.
- Dhrihàl’ e Shtogut - burim me currila në formë të dhembëve të cfurkut, në mal, në V.
- Ferra - ish vend gropë me ferra, kthyer në tokë prodhuese, në V.
- Ferrëza - ara e ullinj në një grykë, në P.
- Fiku Bukuq - fik dhe vend kullotë në rrëzën e malit, në P.
- Fiku në Hasëll - arë në rrëzën e malit ku ishte një fik, në P.
- Fiku Pusit - arë e fik pranë një pusi, në P.
- Fiku Prapa Ledheve - fik ku ndodhen disa ledhe të tjetra, në P.
- Grav’ e Mesakuqit – shpellë, në P.
- Grav’ e Prokolloit - shpellë mes dy malesh (Milezës dhe Bregut Bulgjerit), në L.
- Grop’ e Ferrës - vend gropë, në V.
- Gropat - ara në gropë, ku ndodhen varret e fshatit, në P.
- Gur i Qeshqekut - shkëmb i madh, në P. Aty shtypte bollgur fshati kur donte të prodhonte me shumicë për nevoja dasmash.
- Honi - grykë perroi, hon, në L.
- Kojdheleza - rrugë me dredha në mezin e fshatit.
- Kroi Ahmetit - krua me ujë jo të pijshëm, në P.
- Kroi ne Gurthi - krua me ujë jo të pijshem, në P.
- Kurrizi Klishës - breg ku ndodhen gërmadhat e një kishe të vjetër, në P.
- Lëmëthi - ara ku dikur ka qenë një lëmë, në P.
- Lëmi - lëmë i gurtë, në P.
- Lëm i Dukës - faqe mali, në P.
- Lëm i Argëlésë - lëmë në rrëzën e malit, ku ish një argëlidh, në V.
- Lëmi me Gurë – lëmë, në P.
- Lëm i Pinarit - lëmë në rrëzën e malit, në P.
- Lisareja - brinjë me disa ara në rrëzë të malit, në P.
- Lisat e Ahmetit - rrëzë mali me lisa, në P.
- Lloshi (i) Derrave - kodër e xhveshur që dikur ka qenë një pyll ku rrinin derrat, në P.
- Mal’ i Varathit – mal, në P.
- Mejdan’ i Bibos – kullotë, në P.
- Mejdan i Lopëve - fushë ku mërzenin lopët, në P.
- Mesakuqi - grykë e kodër e xhveshur, në P.
- Mileza – pllajë, kullotë, në L.
- Monej’ e Manit - mone në mal, në L.
- Palokula - gërmadhë e një kulle të vjetër, në P.
- Pill i Trrashë - pyll, në P.
- Pllajej’ e Milezës – pllajë, në J.
- Poré/ja – shteg, në P.
- Prokolloi - arë e ullinj në rrëzën e malit, në L.
- Prrari — brinjë me përrall, në P.
- Prroi Dardhës – përrua, në V.
- Prroi Gjilshisë - përrua i madh ku kishte qershi të egra, në J.
- Prroi Kasimit – përrua, në P.
- Prroi Vështit – përrua, në P.
- Prroi Xhavellës – përrua, në P.
- Pus i Malit - pus i vjetër ku merte ujë fshati, në P.
- Qaf’ e Lëmit - qafë që ndan me Salicën.
- Remza - rrëke uji që buron rrëzë malit, në V.
- Rònj/i - arra në rrëzë të malit, në L.
- Rrahu - brinjë me uliinj, në P.
- Stan i Danit - stan i vjetër me gurë, në L.
- Stan i Seferate - stan i vjetër në mal, në V.
- Shesh i Elbit - shesh ku shinin elbin, në L.
- Shéza - rrëzë mali me ulli, në P.
- Shkall’ e Rrahut – shkallë, në P.
- Shkallat - shkallë mali, në P.
- Shkemb i Beqos - shkëmb, në mal, në J.
- Shkëmjesit - brez shkëmbor, në V.
- Shpatëza e Laze Reçatit - arë e madhe që ka bimë shpatëze, në J.
- Ulliri Djegur - ulli i djegur përgjysmë, kullotë, në L.
- Ulliri Korfjote - ulliri hollë, në V.
- Ulliri në Dhromez - ulli pranë një përroi, në P.
- Ullishta – ullishtë, në P.
- Ullit e Budanit - brinjë, në P.
- Ullit e Kitos - ullinj që dikur kanë qenë të njëfarë Kitoje, në V.
- Ullit e Pusit - dy ullinj pranë një pusi, në P.
- Ullit e Stanthit - kodër me disa ullinj, në P.
- Verret në Gropa - varret e fshatit, në P.
- Vështi - sot arë në rrëzë të malit, në P.
- Vurlat - ara në një vend gropë që mban ujë, në P.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Reçat:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
Laenj, Murtezanenj.
Burimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Retsáti - Tropaioúkhos
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 198-200. Treguan: 1) Qamil Ferrik Laze, vjeç 61, bari, analfabet, nga Reçati, refugjati 1944-ës. Sot banon në Rrogozhinë. 2) Ramadan Hamit Murtezai, 70 vjeç, bari, analfabet, nga Reçati, refugjat i 1944-ës. Sot me banim në Fier.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 198.