Kastriza
Kastrizë (greqisht: Καστρί/Kastrí) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Fshati është njohur edhe si Kastri Dagi në dokumentet administrative gjatë kohës osmane[1] për të dalluar atë prej fshatin tjetër Kastri (i Frarit) me të njëjtin emër administrative. Edhe në burimet greke Kastriza ka qenë e njohur si Καστρί Ντάγι/Kastrí Dági.[2] Fjala Dagi në burimet osmane dhe greke është në referim për krahinën Dangu që fshati ndodhet. Vetëm në gjuhën shqipe është fshati i njohur si Kastriza, emri që bën të dallueshme nga Kastri (i Frarit).
Kastrizë
Καστρί | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 760 |
Emri i banorëve | Kastrizjot ose Kastriot |
Gjeografia
RedaktoNga jugu Kastriza kufizohet me Gravën, nga lindja me Shulashin dhe nga veriu e perëndimi me lumin Kalama.
Toponimet të fshatit Kastrizë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[3]
- Anakoli - vend i vithisur ku thonë se është mbytur një prift me të bijën, në P.
- Ar’ e Koçit – arë.
- Ar’ e Xha Ninos - arë.
- Bir’ e Vllahut
- Bokrrimza
- Bregu
- Bualli
- Dushkaréja
- Grav’ e Kopaçit - shpellë, në qendër.
- Grop e Madhe
- Gura
- Gur i Baçit
- Gur’ i Glatë
- Guri me Birë – shkëmb, në P.
- Gurrë/a – gurrë, në P.
- Kallogjeri
- Katastasi - kullotë, në J.
- Kënet’ e Kastrizës – fushë, në JP.
- Kënet e Pashait - ara e kullota në fushë, në J.
- Klisha e Shëngjergjit - kishë, në qendër.
- Koçekët e Beut - bregore ku kanë qenë koçekët e dinenje të Paramithisë në të cilën grumbullohej prodhimi që merrej nga fusha, në JP.
- Kopreza e Spitharit
- Kòreza - rrugë që ndan Kastrizën me Shulashin.
- Kroi (i) Bregut – krua, në J.
- Kroi (i) Drivathit - krua, në qendër.
- Kroi (i) Mesëm - krua, në P.
- Kroi (i) Sollos - krua.
- Kroi (i) Shurezës - krua.
- Kroi i Xarravelit – kullotë, në L.
- Kroi Zonjës – krua, në P.
- Kul’ e Nisaqit – kullë, në P.
- Kumbulla — arë, në J.
- Lisi (i) Lorit
- Lundra e Çeflikut - va lumi në Kalama, në V.
- Manastir i Rait — manastir, në P.
- Palovështi
- Palovreshtat
- Pilli i Konjakut
- Prroi Priftit - përrua
- Prroi Thellë - përrua
- Pusi Dhrapanit
- Rai – fushë, në L.
- Spartile/a
- Spirobarku
- Shéqeza – ara, në L.
- Shesh i Madh – ara, në L.
- Shkall’ e Manolos
- Shidhonati – kullotë, në J.
- Ulliri Shegunit
- Valltua e Beut - fushë e madhe në bregun e majtë të Kalamajt, ish çiflik i Dinenjve të Paramithisë.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Kastrizë:[4]
Beçanj, Bilushi, Boço, Çapi, Çuçi, Çuli, Dashi, Dhima, Gjergji, Gjoka (Shulash), Ikonomidhi, Kocaqi, Konomi, Ligori, Mihalidhi, Nano, Papafili, Papafilipi, Papanika, Pilidhi, Prifti, Puro, Qesku, Qirici, Sotirko, Sharra, Tasi, Xhima etj.
Shih edhe
Redakto- Jani Sharra [Γιάννης Σάρρας] (1918 - 2010) - Zervist, historian amator, gazetar dhe poet grek.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Michalis Kokolakis (2004). Η Τουρκική Στατιστική της Ηπείρου στο Σαλναμε του 1895. Institute of Modern Greek Studies. f. 310.
- ^ Lambros Baltsiotis (2011). The Muslim Chams of Northwestern Greece: The grounds for the expulsion of a “non-existent” minority community. European Journal of Turkish Studies. "According to a 1931 document, these villages included..... Kastri (Dagh)".
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 169-170. Shënim: Gjatë viteve 1990-ve, Fatos Mero Rrapaj shkoi në Kastrizë, por nuk qëndroj kohë të gjatë për të mbledhur toponimeve të mjaftueshme.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 169.