Gravë (greqisht: Βουνοσπηλιά/Vounospiliá) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Γράβα/Gráva.[1]

Gravë
Βουνοσπηλιά
Fshat
Emri i banorëveGravjot

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Grava kufizohet me Reçatin, nga jugu me Gumenicën, nga lindja me Vreshtë e Salicën, nga perëndimi me detin Jon. Para Luftës së Dytë Botërore, Gravë kishte këto lagje: Çonénjtë, Gropa dhe Kekàtë.[2]

Toponimet të fshatit Gravë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Anàkoli — burim i madh që del nga i toka, në P.
  • Ar’ e Aliut – ara, në L.
  • Armeridhë/a — arë, në L.
  • Astravec/i - pyll me frashër, përrall e argëlidha, në V.
  • Ball’ i Xhamisë - hajsomer ku mblidheshin pleqtë (të krishterë e myslimanë).
  • Bisht i Dhrapànit – bregore, hundë në det rreth 20 m. gjerësi.
  • Bot’ e Bardhë - vend ku dheu është i bardhë.
  • Burim i Prroit Dhrizave – burim, në J.
  • Burimat ne Moli – burim, në J.
  • Dhafnë - troll, në P.
  • Dhiéja - kullotë pranë detit, në P.
  • Dhriza – gërmadha, are e bokërrima, në JL.
  • Faqa e Kroit - kullotë, në L.
  • Grav’ e Molit - shpellë e madhe, në P.
  • Grop’ e Mullait – përrua, në V.
  • Gura – përrua, në P.
  • Gjònal/i - ara e lisa, në J.
  • Hund’ e Lubécit – kullotë, në V.
  • Hund’ e Arës Hasanakos - hundë mbi një arë, në L.
  • Kaliveza - bregore e ara, në L.
  • Klish’ e Gravës - kishë në një bregore e rrethuar me qipariza, në P.
  • Kodër e Vogël – kodër, në L.
  • Kroi Çùkanjit – krua, në L.
  • Kroi Nàvarit – krua, në L.
  • Kroi Simuriçit – krua, në P. Ndërtuar para nja 250 vjetësh.
  • Kull’ e Pirgut - bregore e veshur me pyll, në P. Këtu ka qenë një kullë dhe një furrë.
  • Làr/i – arë, në L.
  • Lëmez/i - lëmë i gurtë, në L.
  • Lëm i Xhandines — Iëmë dheu ku shinin të lashtat të krishterët dhe myslimanët e fshatit, në qendër.
  • Liléja – kullotë, në P.
  • Lofatë – kullotë, në V.
  • Lubéci – kullotë, në P.
  • Luvadhet - livadhe, në P.
  • Mal i Astravecit - kodër e lartë, në P.
  • Mal i Bardhë - faqe mali, kullotë, në V.
  • Mal i Pirgut - mal, në L.
  • Manastir i Gumenit - gërmadhë manastiri, në P.
  • Manastir i Rait - manastir në një kodër, në V.
  • Moli - vreshta e ullinj, në P.
  • Mol’ i Gravës - vreshta me ulli, në L.
  • Mollëza - vreshta me ulli, në L.
  • Mursjatë - vresht me ullinj, në L.
  • Nisaqë – kullotë, në P.
  • Papadhia – fushë, në P.
  • Pidhinë - vësht me ullinj, në V.
  • Pirgu - ara, në P.
  • Pirinjat - are në fushë, në P.
  • Prroi Dhrizave – përrua, në J.
  • Prroi Gravës - di burime që dalin nga shpella e Gravës, në V.
  • Prroi Gurrës – përrua, në V.
  • Prroi Kallmëçikës – përrua, në VL.
  • Prroi Koklës – përrua, në J.
  • Pusi - pus e kullotë, në V.
  • Pus’ i Gravës - pus i vjetër, në qendër.
  • Pus i Huso Lushit — pus, në L.
  • Pits i Kekate — pus, në qendër.
  • Pus i Molit – pus, në P.
  • Qaf’ e Dulit — qafë në mal, në L.
  • Qaf’ e Kroit — qafë ku ndodhen dy kroje të vulosura dhe një me ujë, në J.
  • Qaf’ e Mingladhésë – qafë, në J.
  • Ràjthi – fushë, në V.
  • Rihùa (Rihòi) - arë, në L.
  • Rrapeza - arë në fushë, në L.
  • Saraitë - breg në qendër. Aty ndodhen gërmadhat e vjetra të sarajeve të Haxhali Gravës. Djali Haxhaliut, Ahmet Grava do të bëhej vali në kohën turke, por i hodhën helmin në kafe dhe vdiq. Djali Ahmetit Nustret Grava, vdiq nga uria në Gjashtë të Sarandës me 1917. Ky ishte 60 vjeç, ndërsa djali këtij të fundit rron sot në Elbasan në moshën 60 vjeç.
  • Siburiçi - arë e bokërrimë e kuqe, në L.
  • Spithari në Lëmëz - spithar në shkëmb ku pinin ujë çobanët, në L.
  • Stan i Davaçit - stan në mal, në L.
  • Sterra - vend me çimento ku lanin rrobat gratë, në JL.
  • Shabanëla - arë, në L.
  • Shkëmb’ i Binozit - shkëmb, në L.
  • Shtrung’ e Qafës Dulit - shtrungë gurtë, në L.
  • Shtrung e Qafës Davaçit - shtrungë e gurtë, në V.
  • Tabie - dikur llogore, sot baçe me ullinj, në P.
  • Tragànet - ara në fushë, në P.
  • Turbeja - gërmadhë e një turbeje të vjetër, në V.
  • Thier/i - faqe mali me fier, në L.
  • Ur’ e Kallmëçikës - urë përroi me hark, në VL.
  • Ur’ e Nuros - urë me hark që kalon për në Raj, në V.
  • Ur’ e Molit - urë me hark, në V.
  • Valltùa e Pashait (Valltua e Pashait) – fushë, në V.
  • Vatàci - dalan, në L.
  • Zalli - kullotë, në V.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Gravë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]

Arifénjtë, Çoni, Çùkani, Gazidhi, Hasanénjtë, Lushénjtë, Velinjàrë, XhemaIénjtë (myslimanë), Çucubénjtë, Kaçelërit, Kallajxhiu, Kiculli, Londaridhi, Llambushi, Mihenjtë, Xhandinénjtë (të krishterë).

Burimet

Redakto
  1. ^ Πανδέκτης: Gráva - Vounospiliá
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 162.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 162-164. Treguan: 1) Isuf Adem Alushi, 48 vjeç, bari, analfabet, nga Grava, refugjat i 1944-ës. Sot me banim të Plyk të Lushnjës. 2) Mustafa Bido Avduli, 20 vjeç, puntor, autodidakt, nga Grava, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Tiranë. 3) Refat Bido Dulja, 32 vjeç, bari, analfabet, nga Grava, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Tiranë. Tiranë, maj 1945.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 162.