Koska
Koskë (greqisht: Κώτσικα/Kótsika) ishte fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Koskë
Κώτσικα | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 0 |
Emri i banorëve | Koskalli |
Gjeografia
RedaktoGjatë Luftës së Dytë Botërore fshati Koskë u shkatërrua nga forcat e Napoleon Zervës. Sot fshati është i pabanuar. Nga veriu Koska kufizohet me Janjarin e Pallambarin, nga jugu me Shqefarin, Smartën e Lopësin, nga lindja me Pleshavicën e Fotirin, nga verilindja me Vervën and nga perëndimi me Konispolin e Sajadhën.
Para Luftës së Dytë Botërore, Koska kishte këto lagje: Lagje e Sipërme, Lagje e Poshtëme dhe Llodozatë.[1]
Toponimet të fshatit Koskë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Ajdareja - grykë, në VL.
- Ar’ e Babos - arë, në JL.
- Ar’ e Glatë - are, në J.
- Arat e Dolanit - arë, në VL.
- Bogazi i Koskës – grykë përroi në J. Këtu Muharrem Rushiti me çetën e tij luftoi kundër një force ushtarake turke.
- Bregu Barit - bregore e shesh, në JP.
- Bregu Kurtesit - breg, në J.
- Bregu Luvadhit - breg në J.
- Brrinja - brinjë, kullotë, në J.
- Bulsi - kullotë, në J.
- Burim i Arës Madhe - burim në majën e malit të Shëndëllisë.
- Burim i Sheshit Lopëve - burim, në J.
- Buz’ e Madhe - vend buzë ku dheu është i kuq, në J.
- Çep i Turliut - pjesë e malit që ndan Koskën me Konispolin, në P.
- Çuk’ e Hallazmës - kodër, në VL.
- Duk’ e Bulsit - shesh e kullotë, në L.
- Fiku Frenk - kullotë në mal ku ndodhet një fik, në P.
- Furr’ e Bogazit - burim që del nga poshtë dheut, në J.
- Fush’ e Poshtëme - fushë.
- Fush’ e Sipërme - fushë.
- Gërmallat - gërmadha të vjetra, në P.
- Grava e Ftohtë - shpellë nga gryka e së cilës del një erë e ftohtë. Aty populli çonte bulmetërat për të mos u prishur duke e përdorur shpellën si një frigorifer, gjatë verës.
- Grava e Gjeçit - shpellë, në P.
- Grava e Kuçedrës - shpellë në P. Tregojnë se aty në kohën e lashtë strehohej një kuçedër.
- Grava e Lekës - sterrë, në P.
- Grava e Mëhallës Sipërme – sterrë e ftohtë, në V.
- Grava e Pelisterëve - shpellë ku strehoheshin pëllumba t’egër, në qendër.
- Grik’ e Vërvës - grykë që ndan Koskën me Vervën, në VP.
- Grop’ e Hoxhës - vend që ka qenë pronë e hoxhës fshatit, në P.
- Grop’ e Kaçellos - vend gropë, përdoret për kullotë, në L.
- Grop’ e Kaçupit – vend gropë, kullotë, në L.
- Grop’ e Zagorit - e bujtur bagëtish, në P.
- Grop’e Ujthit.
- Guri Bufit - shkëmb ku strehohej bufi, në L.
- Guri Fanxhekës - shkëmb, kullotë në mal, në L.
- Guri i Kazanes - gur i madh, në formën e një kazani, në J. “Ki kazana ish bërna në gur. Shkojnë çobanët e i bijnë me shkop atij gurit (shkëmbit). Ai guri ja bij vuuuung si kazane bakërr”.
- Guri Kuqziut - shkëmb në një kodër, në J.
- Guri ShënKollës - Shkëmb me një shesh në krye ku thonë se ka qenë aty kisha e Shënkollës. Aty ndodhet dhe një përrall i madh. Është midis dy fushave.
- Kasneci - Gërmadha midis dy fushave, në J. Per Kasnecin tregojnë se dikur ka qenë fshat i madh. me ardhjen e pushtuesve osmanë, banoret u hodhën n’Itali. Një burrë nga Koska që ka qenë dikur para shumë vjetësh n’Itali tek arbëreshët, një arbëreshe 90 vjeç i kish thënë këtij se “u jam ka Çamëria, bilë ka Shëneprëmtja martuar në Kasnec”. (Mustafa Elmaz Alushi, nga Koska)
- Këmbët e Burimit - kullotë, në L.
- Klisha - gërmadhë, në L.
- Klish’ e MëhalIës Sipërme - gërmadhë kishe, në V.
- Kolloveja - përrua mali, në L.
- Kroi Bardhit - krua në mal, në L.
- Kroi Frëngut - krua i vjetër në Kasnec. ku ndodhen gërmadha të lashta, në P.
- Kroi Math — krua në qendër të fshatit.
- Kroi Radhoit - krua në mal, në L.
- Kroi Vashës - krua, në P.
- Lëm’ e Agait – lëm, në J.
- Lëmënja - kodër ku përgatisnin lëmënjë për të shirë 10 lashtat, në V.
- Macjani - pyll, në mal, në VL.
- Mal i Hoxhës - majë mali, në VL.
- Mal i Shëndëlliut - mal që ndan Koskën me Janjarin, në V.
- Mal i Thatë - mal, në J.
- Mulliri Manate - mulli, në J.
- Mullit e Shqefarit - 12 mullinj rresht, në L.
- Ormale - kullotë në mal, në P.
- Pill i Shkronjëzës - pyll, në VP. Aty në kohën turke fshihej Muharrem Rushiti me çetën e tij kombëtare.
- Prroi Bardhë - përroi që zbret nga Vërva, në V.
- Prroi Beut – përrua, në L.
- Prroi Dhahnës – përrua, në L.
- Prroi Fierit – përrua, në J.
- Prroi Gogos – përrua, në L.
- Prroi Gjonit - përrua ne një menë në mal në JP.
- Prroi Kollovit – përrua, në J.
- Prroi Kullumbrisë - përrua, në J. Aty ka shumë kulumbri.
- Prroi Kuq - përrua që vjen nga qafa e Janjarit, në V.
- Prroi Lofatës - përrua i veshur me lofata, në JP.
- Prroj Llukarit - përrua mali ku ndodhet një mone Sbagëtish, në P.
- Prroi Marait (maraqthit) – përrua ku në dy anët e tij ka marajth, në J.
- Prroi Mëllezit - përrua që vjen nga veriu i fshatit.
- Prroi Nuses - përrua në JP. në një shkëmb të këtij përroi - tregojnë se është gremisur një nuse e cila vdiq dhe përroi mori këtë emër.
- Prroi Topes - përrua mali ku në zallishtën e tij ka shumë gurë të rrumbullakët në formë të topit, në P.
- Prroi Thellë - përrua i thellë, në L.
- Prroi Thierës - përrua mali ku ka mone bagëtish, në L.
- Qaf’ e Barit - brez shkëmbor ku ndodhet një shpellë me një burim, në JP. Shpella është në faqen e malit të Shëndëllisë.
- Qaf’ e Lejlisë – qafë.
- Qaf’ e Likojanit - qafë që ndan Lopësin, Koskën e Sajadhën nga Konispoli, në P.
- Qaf’e Ollsonës - qafë, në L.
- Qiur i Smajl Bejkos - varr, në L.
- Radheza - shpat mali ku ndodhet një brez shkëmbor, në L.
- Rusuri - kullotë, në L.
- Rrap i Kockës - rrap që ka një burim pranë, në VP.
- Rrap i Xhamisë - rrap i madh me tre kroje pranë, në qendër.
- Sterr e Ormalës - sterrë në mal, në P.
- Shesh i Gravazit - shesh e kullotë në mal, në P.
- Shesh i Kapetanit - shesh, në L.
- Shesh i Lopëve - shesh ku mblidheshin lopët e fshatit në L.
- Shesh i Ormalës - shesh në mal, në P.
- Shënthodhëri - gërmadhë kishë në një shkëmb, në V.
- Shkall’ e Qafës - rrugë shkëmbore që kalon për në Janjar, në P.
- Shkëmb i Smailenje - shkëmb, në L.
- Shkronjëza - shkëmb i madh që ndan kufirin me Konispolin, në P.
- Shpella e Ujthit - nga krahu i Pleshevicës, në VL. Për Shpellën e Ujthit tregohet kjo legjendë: “Në kohra të vjetra shkoi në nuse të pill ne Shpella e Ujthit. Ajo bëri një vrimë lart dhe në të lidhi turkuzën dhe me kët u lith në mes dhe qëndroi në heva që të pill kollaj. Guri nën të u bë si magje, si govatë që do të lahej kur të pill. Kur polli vëzhdriu për ujë të lahej po nuk kish dhe ngriu (ngriti) të di duart rëpjetë i mbështeti në faqe të gravës e ju lut Zotit për ujë. Luta ju streks (lutja ju pranua). Atje nek kish vënë di pëllëmbat e duarve, betën shënjat e dhjetë glishtërve dhe uji bëroi në mess të tire (në mes të gjishtërinjëve). Kur do pillin gratë e fshatit, shkonin ne Sheplla e Ujthit. Po dhe njërz të tjerë shkonin atje e mirrë ujë për të sumurturit, dikue mëjtuar se po të laheshin me këta ujë do shëroheshin ka ethet e ka sëmunda të tjera”.
- Shtrung’ e Barit - Shtrungë e gurtë, në P.
- Shtrung' e Bibos - shtrungë e gurtë, në L.
- Shtrung’ e Kaçellos - shtrungë e gurtë, në J.
- Shtrung’ e Lëmënje - shtrungë e gurtë, në V.
- Shtrung’ e Ormales - shtrungë e gurtë, në V.
- Ur’ e Bogazit - urë mbi përroin e Bogazit, në J.
- Vij’ e Maragjinës - përrua i thatë, në VL.
- Xhamia e Llodozate - xhami, në qendër.
- Xhami e Shurit – xhami, në L.
- Zjarri Bogazit - gërmadha në mal, në L.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Koskë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
Balilenjtë (sot në Turqi), Bejkanjt, Bibatë, Buzenjtë, Çalanjt, Çaparanj, Didatë (sot neTurqi), Domerati, Doranj (i pan i këtij fisi ka qenë dorac). Drapanjt. Ejupenjtë, Fejzajt (tre vëlezër nga ky fis kanë qenë hoxhë në Sarandë), Gamatë, Hoxhallitë fis hoxhësh), Kalajtë, Konroveshi, Manatë, Muçajt (fis i atdhetarit Muharrem Rushiti). Rushanenjtë (në Turqi), Stefatë, Shehajt, Takanjt (fis i shpërndarë në Turqi, Amerikë, e Shqipëri), Vuvenj (nga që ky fis ka qënë pak shurdh).
Shih edhe
RedaktoNjerëz të njohur
Redakto- Muharrem Rushiti (1856/1860 - 1931) - ushtarak e kryetar çetash.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 68.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 69-72. Treguan: 1) Mane Rustemi, 77 vjeç nga Koska, banon në Durrës. 2) Mustafa Elmas Alushi, 78 vjeç, nga Koska, me banim në Cërrik.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 68-69.