Smegma (nga greqishtja smēgma, "sapun"[1]) është një lëng lubrifikues i organeve gjenitale të njeriut, i cili përbëhet nga një kombinim i vajrave natyrale të lëkurës, qelizave të vdekura të lëkurës, dhe lagështisë.

Të dy gjinitë sekretojnë smegma. Tek meshkuj, smegma prodhohet dhe mblidhet nën lafshën e penisit; ndërsa tek femrat, smegma mblidhet rreth klitorisit dhe nën palët e labia minora.

Femrat

Redakto

Akumulimi e sebumit (vajra natyralë) kombinuar me qelizat e vdekura të lëkurës formojnë smegmën.[2] Sebumi sekretohet nga gjëndrat sebaceous, të cilat janë të vendosura rreth klitorisit dhe vulva majoris.[3]

Meshkujt

Redakto

Tek meshkujt, smegma ndihmon në mbajtjën e boshtit të penisit të njomë dhe lehtëson marrëdhënien seksuale, duke vepruar si një lubrifikant natyral.[4] [5] [6]

Smegma prodhohet nga zgjatime mikroskopike nga sipërfaqja mukozale e lafshës së penisit, ndaj meshkujt që janë bërë synet nuk prodhojnë smegma, ose prodhojnë shumë pak, në varësi të sasisë së lafshës së lënë pas synetllikut.[4] Parkash et al. kanë gjetur se smegma përmban 26.6% yndyrna dhe 13.3% proteina,[7] dhe se smegma e sapo prodhuar është e butë dhe e njomë.  Ajo është gjithashtu e pasur në squalene[8] dhe përmban sekrecione nga prostata dhe gjëndra uretrale e Littré.[6]

Sipas Studimeve nga Wright, gjatë fëmijërisë prodhohet shumë pak smegma, edhe pse lafsa e penisit të tyre përban gjendrat sebaceous.  Prodhimi i smegmës fillon të rritet nga adoleshenca deri në pjekurinë seksuale, kur funksioni i smegmës si lubrifikant merr vlerën e saj të plotë, dhe duke filluar nga mosha e mesme prodhimi i smegmës fillon të bie, e në pleqëri ajo pothuajse nuk prodhohet më.[4] [9]

Higjena

Redakto

Në njerzit e shëndetshëme, smegma ndihmon në pastrimin dhe lubrifikimin e organeve gjenitale.  Sebumi, përbërësi kryesor i smegmës është pa-erë në vetvete, por shpërbërja e tij nga bakteret mund të prodhojë një erë të fortë[10] dhe depozitimi i sajë nën lafshën e penisit gjatë një periudhe të gjatë kohore mund të irritojë penisin (i njëjti problem mund të ndodhë me depozitimin nën labia minora tek femrat)[11], ndaj rekomandohet pastrimi i rregullt i organeve gjenitale dhe mbajtja e një higjene intime të rregullt. 

  1. ^ "Websters dictionary definition for smegma". Mirriam-Webster. Marrë më 2008-08-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Medical Dictionary, Medilexicon". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 25 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ C.F. McDonald, M.D. [1] "Circumcision of the Female"
  4. ^ a b c Wright, Joyce (shtator 1970). "How smegma serves the penis: Nature's assurance that the uncircumcised glans penis will function smoothly is provided by smegma". Sexology (New York). 37 (2): 50–53. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2011. Marrë më 25 prill 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Van Howe, RS; FM Hodges (tetor 2006). "The carcinogenicity of smegma: debunking a myth". J Eur Acad Dermatol Venereol. 20 (9): 1046–1054. doi:10.1111/j.1468-3083.2006.01653.x. PMID 16987256. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2011. Marrë më 25 prill 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Fleiss, P.M.; F.M. Hodges; R.S. Van Howe (tetor 1998). "Immunological functions of the human prepuce". Sexually transmitted infections. 74 (5): 364–367. doi:10.1136/sti.74.5.364. PMC 1758142. PMID 10195034. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Parkash, Satya; K. Jeyakumar; K. Subramanya; S. Chaudhuri (gusht 1973). "Human subpreputial collection: its nature and formation". The Journal of Urology. 110 (2): 211–212. PMID 4722614. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ O'Neill, H.J.; L.L. Gershbein (1976). "Lipids of human and equine smegma". Oncology. 33 (4): 161–166. doi:10.1159/000225134. PMID 1018879. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Øster J (prill 1968). "Further fate of the foreskin. Incidence of preputial adhesions, phimosis, and smegma among Danish schoolboys". Arch. Dis. Child. 43 (228): 200–3. doi:10.1136/adc.43.228.200. PMC 2019851. PMID 5689532. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Draelos, Zoe Diana (2005). Hair care: an illustrated dermatologic handbook. London ;New York: Taylor & Francis. p. 26. ISBN 978-1-84184-194-6.
  11. ^ Wright, Joyce (September 1970). "How smegma serves the penis: Nature's assurance that the uncircumcised glans penis will function smoothly is provided by smegma.". Sexology (New York) 37 (2): 50–53.