Gjendeni te artikulli Sofi Sinan Pasha. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Sinan Pasha i njohur si Sofi Sinan Pasha (Vilë, ? - rrugës për Stamboll, 1615) ka qenë nëpunës i lartë shqiptar i administratës osmane si dhe nismëtar i ndërtimit të xhamisë që mban emrin e tij në Prizren.

Biografia Redakto

Mendohet se u lind në Vilë të kazasë së Lumës, pjesë e sanxhakut të Prizrenit në një familje shqiptare. Nuk ka të dhëna të detajuara mbi fillimet e jetës së tij, por nuk duhet përjashtuar që shkoi në Stamboll si devshirme. Shkuarja e Sinanit në Stamboll nuk është e ditur por llogaritet të ketë shkuar si Dervish. Detyra e parë e tij ka qenë ajo e agës së Stambollit, dhe më pas në pozitën e sekbanbashit.[1]

Referime Redakto

  1. ^ Kaleshi, Hasan (2000) [1972]. "Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku" [Sofi Sinan Pasha dhe xhamia e tij në Prizren]. islamprizren.com. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2023. Marrë më 2 qershor 2022.