Sokol Bashota ka lindur më 07.03.1966 në CaravikKlinës. Është i diplomuar në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë, Ndërsa shkollën e mesme e ka kryer në Klinë në QAMO "Luigj Gurakuqi" vitin 1980.

I burgosur disa herë, si anëtarë i LPK-së, nga viti 1982 nga pushtuesi serb. Po ashtu ka qënë Anëtarë i Drejtorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Me themelimin e PDK-së, pas luftës në Kosovë, është zgjedhur anëtarë i kryesisë së PDK-së, në nivelin qendror. Z.Bashota po ashtu është anëtarë i Këshillit Drejtus të PDK-së. Njëkohësishtë është edhe Kryetar i Degës së PDK-së në Klinë. Është njohës i mirë i rrethanavë politike dhe shoqërore në teritorin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kariera e punes:

Zëvëndes Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Minister i Punës dhe Mirëqeniës Sociale shtator 1999 - tetor 2002

Deputet në Parlamentin e Kosovës tetor 2003 - tetor 2007

Kryetar i Kuvendit Komunal të Klinës tetor 2007 - nëntorë 2009

Rizgjidhet për herën e dytë si Kryetar i Komunës së Klinës dhjetor 2009 - deri në nëntorë 2013

Kryetar i Komunës së Klinës nëntorë 2013 -deri në tetor 2017

Mban titullin"Qytetar Nderi i Vlorës".