Solomon ibn Gabirol emri i plotë i tij është Solomon Ben-Judah Ibn Gabirol ndërsa emri i latinizuar i tij është Avicebron (1021, Malaga - Spanjë - 1070, Valencia - Spanjë) ishte filozof dhe poet fetar e laik hebre nga Spanja e kohës së maurëve.

Solomon Ibn Gabirol

Biografia

Redakto

U lind në vitin 1021 në qytetin andaluzian Malaga, (Spanjë). Mësimet e para i morri në vendlindje dhe i plotësoi me vetarsimim duke u bërë një njohës i shkëlqyer i filozofisë hebraike. Këtë trashëgimi e sintetizoi me kulturën arabe, përkatësisht me Kuranin, me poezinë, me filozofinë dhe me etikën arabe dhe (myslimane), e cila dominonte në Andaluzinë islame. Në filozofi konsiderohet si njëri ndër përfaqësuesit më të spikatur të neoplatonizmit mesjetar.

Vepra kryesore filozofike e Gabirolit konsiderohet "Burimi i jetës" (Eng:Fons Vitae, Arab: Yanbu` al-Hayah), të cilën fillimisht e shkroi në gjuhën arabe, ndërsa në shekullin e XII u përkthye në gjuhën latine. Vepra tjetër e tij është poema e gjatë persiatëse e medituese me titull "Kurora mbretërore" (Eng:Royal Crown, Arab:Keter Malkhut), në të cilën "përshkruan mrekullitë e Gjithësisë, vogëlsinë e njeriut, si dhe hirin hyjnor që u jep jetë të dyve".[1] Disa nga veprat e tij poetike janë edhe këto"

  • Azharot
  • Shir Hakovod
  • Shir Hayichud[2]

Shih edhe

Redakto

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ Hajrullah Koliqi: Kur Perëndia identifikohej me diturinë, Libri Shkollor, Prishtinë, 2011, fq. 175 - 176. ISBN 978-9951-07-889-4
  2. ^ Sarah Pessin:Solomon Ibn Gabirol - Avicebron First published Thu Sep 23, 2010 http://plato.stanford.edu/ 21.05.2016.