Sonila Kapidani
Regjisore teatri, edukatore e Zërit dhe Komunikimit në Publik, Praktikuese e Dramës dhe Teatrit në Edukim. Që nga viti 2003 ka një përvojë mësimdhënieje në institucione të rëndësishme të arsimit dhe artit në Shqipëri.
Në formimin e saj arsimor përfshihet diplomimi në Arte/Piano në Selanik të Greqisë, diplomimi si regjisore teatri në Universitetin e Arteve në Tiranë, kualifikime ndërkombëtare mbi Teatrin pa Fjalë dhe të Folurit në Publik, si dhe studimet master në Antropologjinë e Edukimit pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike.
Ndër vite Sonila ka ofruar trajnime të të rinjve dhe profesionistëve në politikë, arte, media dhe shoqëri civile mbi Teknikat e të Folurit në publik; trajnime të Zërit dhe Shqiptimit dhe Etikën e Komunikimit. Ajo ka krijuar Studion e Parë në Tiranë për trajnime praktike mbi “Përmirësimin e Aftësive të Komunikimit”, për individë dhe grupe nga profesione të ndryshme dhe realizon trajnime për stafe të ndryshme në biznese dhe banka mbi Zërin, Të Folurit dhe ajo që në eng njihet si Theatre Retreat.
Sonila Kapidani që nga viti 2003 është e angazhuar si Regjisore/Aktore dhe drejtuese projektesh teatrore. Puna e saj e mëtutjeshme është dedikuar programeve që kanë në themel Edukimin mes Dramës dhe Teatrit. Ajo në drejtimin e praktikuesit dhe regjisorit Shkëlzen Berisha kanë realizuar për herë të parë në Shqipëri programe të Dramës dhe Teatrit në Edukim - formë artistike që ndihmon aktivitetin edukativ si edhe kanë trajnuar artistë të rinj për t’i aplikuar këto programe.
Një nga punët e saj është krijimi dhe drejtimi i sektorit të edukimit në Teatrin Metropol, teatrin e qytetit të Tiranës dhe një nga aktivitetet me rëndësi të këtij sektori është Festivali i Dramës Shqipe të arkivit “Metrofest - Drama shqipe si formë njohjeje dhe kërkimi”. Ky festival ka realizuar 7 edicione deri më tani.
Po ashtu ka krijuar të parë Studio të Zërit në Tiranë, një vend ku trajnimet mbi Zërin dhe Komunikimin janë thellësisht praktikë.
Në role: “Këmbana e Muzgut” - me regji nga Andon Qezari dhe Alfred Bualoti; “Katër Epoletat” - me regji nga Milto Kutali; “Menaxheria e Qelqtë” - me regji nga Lorin Terezi; “Qielli i Heshtur” - me regji nga Armela Demaj; Betricja në prezantimin online me regji nga Jonida Beqo në kohën e pandemisë; “Tre dimra” me regji nga Rozi Kostani. Film: “
Regji: “La muzika deuxieme” - E dyta Muzikë nga Marguerit Duras; “Kujtime nga Cajupi”; “Banorët e Shkallës 5” nga Kin Dushi; “Tre dhëndurët” nga Dionis Bubani; “Njollat e Murrme” - Forum Teatër mbështetur në dramën e shkruar nga Minush Jero; “Roli i Luleborës” - S.L..; “Kolltuku” - P.K., etj.
Sonila Kapidani është autore e librit "Metodika për estetikën e të folurit" (një udhëzues për të folurit në publik), bashkëautor me regjisorin Shkelzen Berisha për "Drama në Klasë - një udhëhapës për mësimdhënësin e arsimit profesional"; si dhe e një sërë artikujsh të ndryshëm me fokus komunikimin dhe edukimin.
https://skillsforjobs.al/sq/publications/drama-ne-klase/https://www.academia.edu/31753319/TRASH%C3%8BGIMIA_KULTURORE_N%C3%8B_ARSIMIN_FILLOR_MES_METODOLOGJIVE_DRAMA_DHE_TEATRI_N%C3%8B_EDUKIM_SONILA_KAPIDANI