Sonja Lau është kuratore dhe shkrimtare me fokus artin dhe ideologjinë, historitë alternative të artit dhe kurimin si praktikë performuese.[1] Ajo ka një Master në Shkrim Kritik dhe Praktikë Kuratoriale (Chelsea College of Art and Design, Londër) dhe gjithashtu ka një formim profesional në diplomacinë kulturore, ndër të tjera si “Menaxhere Kulturore në Evropën Juglindore” (Tiranë, Shqipëri, 2011-13), porositur nga Fondacioni Robert Bosch.

Në vitin 2012, ajo iu bashkua ICI - Independent Curators International si bashkëpunëtore dhe ndoqi kërkimin e saj kuratorial si anëtare e Akademisë Jan Van Eyck në Mastriht gjatë 2013-2014.

Sonja ka prezantuar në publik në disa raste,[2] përfshirë Volksbühne, Berlin (“Abgeguckt'', 2017), si ligjëruese e ftuar në Hochschule für Bildende Künste, Hamburg, si dhe së fundmi në panelin “Mbi artin e kthimit të armëve kundër vetes” (2019), konceptuar nga Operndorf Afrika.

Ekspozitat dhe aktivitetet kuratoriale

Redakto
  • “Zusammenhang Gesamtkunstwerk”, Kunsthalle Düsseldorf (2015);
  • “Permanent Abstraction””, Muzeu i Artit me Tulla të Kuqe, Pekin (së bashku me Su Wei, 2016-17);
  • “FIEND. The 21 seconds piece”, Teatri Kombëtar, Tiranë (me Armando Lulaj dhe John Tilbury, 2013),
  • “The Hesitating Body” [3], Deutsches Hygiene-Museum, Dresden (2013);
  • “Try… Again… Better”[4], Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë (2012).

Ajo është anëtare e kolektivit të artit Manifesto.

Referimet

Redakto