Speca me hudhra e uthull
Specave u hiqet bishti e farat, shpëlahen dhe lihen të tërë ose priten në rripa për së gjeri. Skuqen në tigan me pak yndyrë të mbuluar me kapak duke i përzier herë pas here. U hidhet kripë, piper, hudhra të shtypura, uthull dhe pasi të jenë gati jepen si garniturë për gjellë me mish, ose si gjellë më vete.
Për 4-5 persona duhen :
- speca 1 kg,
- vaj 3-4 lugë gjelle,
- kripë, piper,
- hudhra 2-3 thelpinj,
- uthull 2 lugë gjelle.