Speca të mbushura
- Masa për 4 persona
Lani orizin (nëse është e nevojshme) dhe skuqeni atë për disa minuta me pak vaj. Prisni 5 minuta dhe hidhni më pas aq lëng mishi sa orizi të mos duket më. Hidhini kripë dhe lëreni të ziejë pa e mbuluar me kapak. Orizi duhet të jetë i lirë dhe gati i thatë, por jo shumë i butë.
- 4 speca të bukur dhe të mëdhenj
- 100 g oriz
- 300 g mish i skuqur
- 2 gota lëng mishi
- Salce nga domate të freskëta
- 2 qepë
- Buqete erëzash
- Stafidhe dhe bërthame pishe
- Kripë, piper, vaj ulliri
- Përgatitja
Skuqni qepët e prera në pak vaj. Përzieni orizin, mishin, qepët e skuqura, erëzat e prera dhe gjysmë gote vaj ulliri në një tas dhe hidhini edhe pak salcë domate dhe gjysmë gote vaj ulliri sërish. Bëjeni shijen sipas dëshirës me kripë dhe piper. Shtojini stafidhet dhe bërthamat e pishave.
Prisni pjesën e sipërme (kapakun) e specave. Hiqni pjesën e brendshme bashkë me farat. Hiqini lëkurën specave (edhe nga kapelja) duke i lënë për 4-5 minuta në një tenxhere me 3 litra ujë që valon, për ti bërë ato më të buta. Merrni një tavë ku specat do vihen pranë njëra tjetrës, dhe hidhini pak vaj tavës. Lërini specat për 5 minuta me pjesën e poshtme lart që të kullojnë.
Vendosini në rregull specat dhe mbushini plot me miksin që keni përgatitur më përpara. Vendosini sipër kapakët çdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri sipër. Mbulojeni gjithë tavën me një letër alumini në mënyrë që letra të mos shtypë specat, dhe vendoseni në furrë për 30 minuta me një temperaturë 200 °C. Hidhini më pas pak lëng mishi sipër specave dhe lërini edhe një orë në furrë me një temperaturë më të ulët.