[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 19:
Elez Isufi mori pjesë në shumë luftëra e beteja si kundër forcave turke, ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur ato të kryengritjeve të viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit, në 5 dhjetor të vitit 1915-të etj.
: "''Pjesmarrja e forcave popullore të Lumës, Hasit e Dibrës gjatë muajit nëntor 1912, në luftën kundër pushtuesëve serbë, bëri që pushtuesi të humbasë shumë ushtarë e municione.''"<ref>Gazeta “Atdheu”, në numrin e saj 20 nëntorit</ref>
Si rezultat i kësaj veprimtarie, forcat serbe i dogjën tri herë kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në 1921-in. Elez Isufi nga fillimi i vitit 1916 e deri në tetor 1918, me përjashtim të një vizite që bëri në Vjenë, ku u dekorua prej Kajzerit, kohën tjetër qëndroi në Sllovë. Hoxhë [[Kadri Prishtina]] themelon në [[Shkodra|Shkodër]] komitetin [[Mbrojtja Kombëtare e Kosovës]] ku Elezi merrte pjesë përkrah [[Bedri Pejani]]t, [[Sotir Peci]]t, etj. Elez Isufi mbeti një kundërshtar i ashpër i aneksimit të tokave shqiptare sipas “vijës strategjike” të projektuar nga gjenerali francez Franchet d’Esperey. Sipas kësaj “vije strategjike” pas mbarimit të luftës së Parë Botërore, serbët mbanin nën okupim toka që gjendeshin brenda kufirit të 1913-ës dhe shtrihej nga Martaneshi, Qafa e Bullit, Qafa e Murrës, Lana e Lurës dhe Malësiët e Kelmendit dhe të Gjakovës<ref name="d" />. Kjo vijë strategjike megjithëse nuk u respektua prej shqiptarëve, mbeti në duart e serbëve deri në vitin 1921. Më 22 mars do të çonte peshë Dibrën në një kryengritje përkarshi me [[Bajram Curri]]n, në të cilën do merrte pjesë dhe [[Mustafa Kruja]] me emrin "Lidhja e Shenjtë". Shkëmbimet e zjarrit zgjatën një javë me forcat qeveritare, duke zhvillue në [[Tiranë]] diçka t'afërt me konfliktin urban. Mbas ndërmjetësimit të ministrit (lexo: ambasadorit) anglez Ayros u paqësuan dibranët me [[Ahmet Zogu]]n që drejtonte mbrojtjen e kryeqytetit. Do të çuditej konsulli anglez Ayros, i cili qe ndërmjetës në takimin që kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun në Lëvizjen e Marsit 1922. Në kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetë i habitun se si ranë dakort këto dy burra, njani 26 vjeç e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetëm duke i dhanë dorën njani- tjetrit. Dom [[Lazër Shantoja]] mbas një vizite në [[Rrethi i Matit|Mat]] e Dibër shkruan përshtypjet e veta në shtypin e kohës:
: "''Elez Isufi âsht nji burrë qi flet pak! Kur flet të kënaqë e të mëson.
:''Gadi gjith herë e hapë kuvendin me ndoj fjalë të popullit. Kambë─kryq, me çubuk qelibarit në gojë, dorët e djathët pshtetun në gjû, mêndon. Heshtim! Mandej flet. Thonë se kishe dishrue shum me pa, e përgjegjë: I falem nderës këtij zotëní fort: nuk ka ardhë me më pá mue, por mâ fort Shqipnín. Flet për zakonet e vêndit, për ndolljet e fundit, për politiken e jashtme e mandej tuj fshâ thotë: «Shum ka pa kjo Shqipní.» Pasjoni i tij duket se âsht Bajram Curri. Pyet e flet mbî tê: nuk e lëshon goje kurr. Jemi dy pleq, thotë, por kemi nji shpirtë të vetun të dy''<ref>Dom Lazër Shantoja: Në Mat e në Dibër Tiranë 5-XI-1924 "Bashkimi", 7 nanduer 1924 ─ shkëputë nga "Vepra" nën kujdesin e Arben Markut</ref>.