'''Bujqësia''' është veprimtari kryesore [[ekonomia|ekonomike]]. Ajo prodhon ushqim për ekzistencën e popullsisë së botës. Bujqësia merret me kultivimin e bimëve, të shtazëve shtëpiake dhe me prodhimtarinë e lëndëve me prejardhje bimore e shtazore. Degët kryesore në prodhimtarinë bujqësore janë : [[blegtoria]], lavërtaria, pemëtaria, vreshtaria, ndërsa drejtimet kryesore të blegtorisë janë : rritja e gjedheve, e kuajve, e derrave, e deleve dhe e shpezëve.