[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: ku:Germî (fîzîk)
No edit summary
Rreshti 4:
== Kuptimi dhe matja e temperaturës ==
Si ta masim nxehtë dhe ftohtë. Meqë këto janë ndjesi subjektive ato duhen lidhur me ndonjë dukuri e cila mund të matet. Kjo ndjesi matet me temperaturë dhe përcaktohet me [[Termometri|termometër]]. Gjatë matjes së temperaturës termometri vendoset në kontakt me trupin, temperatura e të cilit dëshirohet të përcaktohet. Për shembull vendoset termometri me merkur në gotë me ujë të nxehtë. Shtylla e mërkurit do të zgjerohet deri në një vlerë dhe në termometër lexohen shkallët. Gjatë majtjës janë zbatuar dy dukuri. Së pari është shfrytëzuar vetia e zgjerimit të rregullt të merkurit gjatë temperaturës dhe pastaj baraspeshimi termik ndërmjet ujit dhe merkurit në termometër. Nëse shtylla e merkurit e të njëjtit termometër tregon të njëjtën gjatësi, në baraspeshimin termik, në dy mjedise të ndryshme, thuhet se ato mjedise e kanë të njëjtën temperaturë. Nëse këto mjedise takohen ndërmjet, përsëri thuhet se ata gjenden në baraspeshim termik. Kësisoji fitohet përkufizimi i temperaturës.
 
==Temperatura ne Shqiperi==
Shtrirja e madhe e trevave shqiptare nga bregdeti ne brendesi te gadishullit te Ballkanit dhe ne drejtim vertikal kushtezon ndryshime te dukshme te vlerave te temperatures te ajrit.
Temperatura mesatare vjetore
Temperatura mesatare vjetore lekundet nga 17 grade C (bregdeti jonian) deri ne 7 grade C ( lartesia 1200m -Vermosh ne veri te Shqiperise). Ne lartesite me te medha te trevave lindore kjo temperature eshte dhe me e ulet.
Muaji me i nxehte
Muaji me i nxehte eshte Korriku. Mesatarja e temperatures per korrikun ne zonat e uleta eshte mbi 25 grade C ( Sarande, Kumenice, etj). Vlerat me te larta te temperatures kane arritur rreth 44 grade C(Kucove). Ne zonat e brendeshme dhe te larta temperaturat mesatare arrijne 13 grade C ( Kodra e Diellit ne malin e Sharit ).
Muaji me i ftohte
Muaji me i ftohte eshte janari. Per zonat e uleta dhe bregdetare mesatarja e temperatures per janarin arrin mbi 10 grade C. Ne lartesite dhe ne trevat lindore, me dimer te ftohte kjo mesatare eshte mjaft e ulet nen -3 grade C . Minimumi me i ulet i temperatures ka arritur -29.4 grade C ( Manastir).
 
Temperatura është madhësi [[fizika|fizike]], me ndihmën e së cilës e masim se një trup sa shpërputhet nga baraspeshimi termik me trupin tjetër.