Palokë Kurti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 8:
 
Palokë Kurti, mësimet e para të muzikës i mori në mjediset e ''ahengut'' të njohur shkodran dhe nga At Tommaso Merkos, françeskani i njohur në Shkodër me emrin Pater Toma. N'aftësitë e Palokës së ri ky frat i nderuem dhe muzikant i flaktë, shihte drejtuesin e bandës muzikore të qytetit, për të cilën u impenjue të organizonte. Bashkë me një numër veglash muzikore që solli nga Napoli, në vitin 1877, Pater Toma fton dhe mjeshtrin italian Giovanni Canale, i cili u mor seriozisht, për disa vite me edukimin muzikor të Palokes, tue i mësue pianon dhe disa instrumenta frymorë. Në vjeten 1878, nen drejtimin e po këtij mjeshtri, u krijue e para orkestër frymore e qytetit të Shkodrës e në fund të fundit e të gjithë Shqipërisë, ngjarje kjo që përkoi dhe me krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 18-vjeçari Palok Kurti, do të ishte një ndër të 31 orkestrantët e këtij formacioni muzikor.[[Skeda:Banda e Katedrales.jpg|thumb|right|Banda e Katedrales - 1898]]
Dy vjet më vonë, në vitin 1880, drejtimi i saj kalon në duert e virtuozit të trombonit, PalokPalokë Kurti, i cili u dallue ndër të tjerët edhe për aftësitë drejtuese dhe organizuese. Me “Daullen” e tij (siç u ba i njohur në popull), PalokPalokë Kurti jepte koncerte në publik të hapun, në fillim një herë në muej e pak nga pak, me konsolidimin e orkestrës, u arrit të jepeshin dhe koncerte çdo javë. Kështu dalja e kësaj orkestre frymore çdo të diele në lulishten e qytetit, ishte për kohen, një nga evenimentet ma të rëndësishme kulturore. Fillimisht repertori ishte i kufizuem, kështu që PalokPalokë Kurti, iu vu punës për krijimin e një repertori të posaçëm për orkestrën e tij.
 
Pikërisht këtij qëllimi do t’i shërbenin dhe ndërtimi i dy potpurive me këngë shkodrane “Argëtime muzikore të stërgjyshave tanë” (1890-1900), të dytën e banibëri në F-maxhor<ref name="Koço 83-84">{{cite book|last=Koço|first=Eno|title=Albanian urban lyric song in the 1930s, Volumes 1-2|url=http://books.google.com/books?id=oWL2ZKPimKEC&pg=PA42&lpg=PA42&dq=paloke+kurti&source=bl&ots=YVw0yObjcU&sig=_I7t_vdCYtiIKoULtS4miVMqqSM&hl=en&ei=u8RdS6WjKpqutgfcj_2jAg&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=10&ved=0CCMQ6AEwCQ#v=onepage&q=paloke%20kurti&f=false|year=2004|publisher=The Scarecrow Press|language=Language|isbn=0810848902|pages=83–84}}</ref>. Martohet me të bijën e A. Papanikut, nga Parga e Çamërisë. [[Kolë Idromeno|Idromeno]] i pat bërë një portret më 1925 që ruhet në Galerinë e Arteve. Me këtë lidhje do të ketë katër djem: [[Lec Kurti|Leci]], Zefi, Salvatori, Ndoci<ref name="hd"/>.
Për ndërtimin e materialit muzikor të kësaj vepre, kompozitori u mbështet kryesisht në këngën qytetare shkodrane, e veçanërisht në atë instrumentale. Duke i seleksionuar, aranzhuar dhe përpunuar për orkestër frymore dhe me pas, pastaj duke i ekzekutuar, Palok Kurti synoi jo vetëm të përhapte e te propagandonte këngën popullore shqiptare në popull, por edhe ta spastronte atë vete nga elementet e tepërt - rezultat i ndikimit të drejtpërdrejte të formave dhe toneve orientale, te cilat ndiheshin dukshëm në ahengun shkodran. Në këto potpuri, trajtimi i këngës popullore shkodrane i është nënshtruar një përpunimi të vërtete me pretendime artistike. Sidomos në potpurinë nr. 1, shihen dhe tendenca krijuese nga ana e autorit.
 
Për këto aresye, PalokPalokë Kurti, është i pari muzikant, i cili duke shpëtuar nga humbja traditën popullore, e mblodhi atë, e vuri në note, e ekzekutoi, duke hodhur kështu, bazat e krijimit të artit të kultivuar shqiptar.
Aktivitetin si drejtues i bandave frymore, ai e zhvilloi neper formacione të ndryshme muzikore shkodrane, me bandën e Patër Tomës, me bandën e Popullit dhe atë te Institutit Tregtar, e cila kishte një trupe prej pesëdhjete orkestrantesh.
 
Si drejtues dhe krijues i formacioneve korale, përmendim atë të Kishës Françeskane, Meshës se Madhe, të Kishës Ortodokse shkodrane, formacioni koral i se cilës, pati jehone në kohen e vet.
Do ta linim të paplote figurën e PalokPalokë Kurtit, pa folur për krijimtarinë e tij si kompozitor. Krijues i ma shumë se 17 këngëve popullore, ai solli ndryshime rrënjësore në muzikën e ahengut shkodran. E pikërisht, tiparet e saj të reja, përbejnë edhe vete drejtimin e ri që muzika shqiptare mori në Periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe në atë të mëvonshme, të Pavarësisë.
 
Me cilësinë e rapsodit, poetit dhe këngëtarit të apasionuar të këngës popullore shkodrane, Palok Kurti arriti që nuancat me të holla te kësaj kënge t'i mishëroje në mënyre të përsosur në krijimet e tij të pavdekshme : marshin “''Bashkimi i Shqipërisë''” më 1881 kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ,“''Marhallah bukurisë sate''”, “''Ta dish, ta dish''”, “''[[Për mue paska kenë kismet]]''”, “''Karajfil të zgiodha''”, ”''Kur fillon drita me dalë''”, “''Te due, moj te due''”, “''Karajfili i kuq si gjaku''” etj., këngë të cilat, në gojën e këngëtares [[Marie Kraja]], do të arrinin majat ma të larta të krijimeve popullore shqiptare.
 
I ndikuar nga format e reja të muzikës evropiane, PalokPalokë Kurti shkroi vepra të tilla si : kuadrilja “''Saksi im''”, polka për klarinete “''Dallëndyshja''”, marshin “''Turqit në Maqedoni''” etj.
Përsa i përket muzikës liturgjike, më të njohura që ai shkroi janë : “''Mesha për ndër të Shna'Ndout''”, “''Litani''” etj. <br />
Gjithashtu, PalokePalokë Kurti përshtati për formacion orkestral pjesë nga literatura botërore, nga “''Trovatore''”, nga “''Ballo me maska''”, “''Norma''” etj. <br />
Raporti i vazhdueshëm i PalokPalokë Kurtit me historinë e kohës në të cilën jetoi, shpjegon dhe faktin që vepra e tij mundi t'i rezistoje kohës dhe të vije deri në dita tona. Krijimet me të rëndësishme të këtij kompozitori, pa dyshim dhanë sinjalin e nisjes se një periudhe të arte për historinë e muzikës shqiptare. Gjithashtu, me veprimtarinë e tij, Palok Kurti i hapi rrugën bashkëkohësve dhe pasardhësve te tij. Pasuria dhe larmia e veprës se tij zë pa dyshim një vend të nderuar në historinë e muzikës shqiptare.<ref>[http://bihiku.blogspot.com/2010/12/palok-kurti-artist-i-frymëzuar-nga.html Gazeta “Dita Informacion”, 23 janar 1994]</ref> U dëbue dy vjet, me shumë mundësi për shkaqe politike. Mbasi u kthye në Shkodër më 1890 angazhimi i tij ma i madh ishte kompozimi. Krijon ''Bandën e Katedrales'' me ndihmën e Imzot [[Jak Serreqi]]t, që e drejtoi [[Frano Ndoja]]. U dëbua dhe dy herë tjera, herën e mbrame në Korfuz më 1919. I rraskapitun vdes më 1920, në varrimin e të cilit morën pjesë shumë bashkëqytetarë të tij<ref name="Koço 83-84"/>.
 
== Burimet ==