[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 10:
[[Abdurahman Toptani]] vdiq më 1837. Ai i kishte katër djem, Ahmetin, Said Sermedinin (baba i [[Murat Toptani]]t), Hysniun, dhe Jusufin. Ka të dhëna ku Sermedini është i shenuar si vëllau i tretë ndërsa Jusufi si më i madhi. Sundimin e Tiranës, pas vdekjes së tij e mori i biri Ahmet Toptani. Kurse prej tyre, vetëm Said Sermedini ndoqi shkollë të lartë.<ref>[http://familjatoptani.com/shqip/historiku_i_familjes Familja Toptani web faqja]</ref>
 
== Sipas [[Eqrem bejBej Vlora|Eqrem beut]] ==
 
Familja rridhte nga fshati Rahicë e Çermenikës. Në vitin 1650 pinjolli i parë i njohur i shtëpisë së Ali beut na shfaqet në Stamboll, në korpusin e artilerisë (topçi). Shumë shpejt, falë zotësisë së tij, ai fitoi emër të mirë dhe ca më vonë u emërua si myteselim i një pashai në Rumeli, emri i të cilit nuk dihet. Së fundi e gjejmë kështjellar të Krujës (1688?). Falë pozitës së tyre djemtë dhe nipat e tij arritën të krijojnë një farë emri dhe pasurie. Në vitin 1111/1699 ata ndërtuan në Krujë një pallat të shquar për kohën që ekziston edhe sot. Djem të Adem agës ishin Kapllan pasha dhe Mustafa pasha. Fuqinë e mëvonshme të Toptanasve në Shqipërinë e Mesme e themeloi Kapllan pasha, duke martuar të 5 djemtë e tij me të 5 vajzat e Ahmet bej Tiranës-Barkës, i cili nuk la pasardhës meshkuj. Ahmet beu qe një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, pasardhës i Sulejman pashë Barkës nga Mulleti.<ref>Eqrem bej Vlora: Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze, 1956. Përkthyer nga Afrim Koçi për shtëpinë botuese "55" më 2010</ref>