Palokë Kurti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 3:
 
== Jeta ==
Më 1863, kur ishte tre vjeç vritet Kola, që punonte në konsullatën angleze më parë. Vendi i ndodhisë ishte Rana e Hedhun pranë [[Ulqini]]n. Do të shkollohet në kolegjën Saveriane<ref name="hd">[[Hamdi Bushati|Bushati H.]]:, "Shkodra dhe motet" v.II, fq.210-211, Shkodër 1999, "Idromeno", fq.210-211.</ref>. Me anë të krijimeve, përpunimeve е aranzhimeve të këngëve popullore, kryesisht qytetare, vuri gurin е parë në themelimin е evolucionit të formave të vjetra dhe të reja të muzikës së kultivuar shqiptare. Madhështia e figurës se Palokë Kurtit konsiston në gjerësinë e interesave të tij artistike, pa i ndare në asnjë çast ato me patriotizmin, ndjenje e cila e përshkon si një lajtmotiv gjithë veprimtarinë e tij.
[[Skeda:Drejtues Paloke Kurti.jpg|thumb|left|Drejtues Palokë Kurti]]
Tre qenë drejtimet ma të rëndësishme të veprimtarisë së tij artistike : dirigjent i orkestrave frymore, përpunues i këngëve popullore dhe kompozitor.
Rreshti 10:
Dy vjet më vonë, në vitin 1880, drejtimi i saj kalon në duert e virtuozit të trombonit, Palokë Kurti, i cili u dallue ndër të tjerët edhe për aftësitë drejtuese dhe organizuese. Me “Daullen” e tij (siç u ba i njohur në popull), Palokë Kurti jepte koncerte në publik të hapun, në fillim një herë në muej e pak nga pak, me konsolidimin e orkestrës, u arrit të jepeshin dhe koncerte çdo javë. Kështu dalja e kësaj orkestre frymore çdo të diele në lulishten e qytetit, ishte për kohen, një nga evenimentet ma të rëndësishme kulturore. Fillimisht repertori ishte i kufizuem, kështu që Palokë Kurti, iu vu punës për krijimin e një repertori të posaçëm për orkestrën e tij.
 
Pikërisht këtij qëllimi do t’i shërbenin dhe ndërtimi i dy potpurive me këngë shkodrane “Argëtime muzikore të stërgjyshave tanë” (1890-1900), të dytën e bëri në F-maxhor<ref name="Koço 83-84">{{cite book|last=Koço|first=Eno|title=Albanian urban lyric song in the 1930s, Volumes 1-2|url=http://books.google.com/books?id=oWL2ZKPimKEC&pg=PA42&lpg=PA42&dq=paloke+kurti&source=bl&ots=YVw0yObjcU&sig=_I7t_vdCYtiIKoULtS4miVMqqSM&hl=en&ei=u8RdS6WjKpqutgfcj_2jAg&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=10&ved=0CCMQ6AEwCQ#v=onepage&q=paloke%20kurti&f=false|year=2004|publisher=The Scarecrow Press|language=Language|isbn=0810848902|pages=83–84}}</ref>. Martohet me të bijën e A.Anastas Papanikut, Angjelinën, nga Parga e Çamërisë. Papanikët ishin me origjinë nga Suli, Anastas kishte një djalë Gjonin i cili ishte sëmurë me tuberkuloz. Nuk zgjati shumë dhe vdiq, si amanet la që e motra të martohej me shokun e tij, Palokën.<ref name="">Dr Shupo S. dhe Kondi L., Lec Kurti, madhështi e dyfishtë e kompozitorit dhe diplomatit, [[Panorama]]. - Nr. 388, 2 nëntor, 2003, f. 12 - 13.</ref>

[[Kolë Idromeno|Idromeno]] i pat bërë një portret Angjelinës më 1925, që ruhet në Galerinë e Arteve. Me këtë martesë do të ketë katër djem: [[Lec Kurti|Leci]], Zefi, Salvatori, Ndoci<ref name="hd"/>.
Për ndërtimin e materialit muzikor të kësaj vepre, kompozitori u mbështet kryesisht në këngën qytetare shkodrane, e veçanërisht në atë instrumentale. Duke i seleksionuar, aranzhuar dhe përpunuar për orkestër frymore dhe me pas, pastaj duke i ekzekutuar, Palok Kurti synoi jo vetëm të përhapte e te propagandonte këngën popullore shqiptare në popull, por edhe ta spastronte atë vete nga elementet e tepërt - rezultat i ndikimit të drejtpërdrejte të formave dhe toneve orientale, te cilat ndiheshin dukshëm në ahengun shkodran. Në këto potpuri, trajtimi i këngës popullore shkodrane i është nënshtruar një përpunimi të vërtete me pretendime artistike. Sidomos në potpurinë nr. 1, shihen dhe tendenca krijuese nga ana e autorit.