Arti në Kishën Ortodokse të Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 51:
==== Periudha pasbizantine ====
 
Onufër Neokastriti nga [[Elbasani]], [[Shekulli XVI|në shek. XVI]], duke vlerësuar me gjenialitet të gjitha traditat e mëparshme, shfaqet si ikonografi më i rëndësishëm i [[Shqipërisë]]. Nga veprat e tij shpëtuan ikonat e ikonostasit të kishës së Evangjelistrias (eTërëshenjtës Mari) dhe Shën Dhimitrit, në kalanë e Beratit; afresket e kishës së Shën Nikollës në Shelcan të Elbasanit dhe Shën Theodhorëve, në [[Berat]]. Ky artist i madh i familjarizuar me traditën bizantine, asimilon në mënyrë krijuese arritje të suksesshme të artit perëndimor të kohës së tij. Në veprat e Onufrit të bëjnë përshtypje lidhja armonike e ngjyrave të ngrohta me tone të fuqishme dhe transparencë, ndryshimi i rregullave tradicionale, fuqia psikologjike e fytyrave, kontrasti dritë-hije si dhe elementi dramatik që përshkon afreskët e tij. Shpirti artistik i Onufrit formon një shkollë ikonografike në Shqipëri, të cilën do ta quanim “Shkolla e Beratit”. Ata që e pasuan, i biri i tij, Nikolla, Joani, bashkëpunëtori i Nikollës, më vonë Onufër Qiprioti dhe anonimë të tjerë, që pikturuan kisha në zona të ndryshme të Shqipërisë, janë ndikuar mjaft nga ai, por pa arritur dot në lartësinë e tij.
 
[[Shekulli XVII|shek. XVII]] krijimtaria artistike vazhdon dhe shumë kisha zbukurohen me ikona dhe afreske p.sh. zona e Beratit, fshatra të Myzeqesë, [[Voskopoja]], [[Vithkuqi]], Lubonja, Postenani, Radova dhe Lunxhëria. Në vitin [[1622]], Onufër Qiprioti pikturon kishën e së Tërëshenjtës në Vrahogoranxi, me stil të qetë, të ekuilibruar, ku tregohet artist i talentuar, por që nuk të emocionon mjaft si artisti tjetër me të njëjtin emër. Afresket me mbishkrime në greqisht ruajnë e na tregojnë emrat e mjaft ikonografëve si të: Mihail Linotopit e të shokut të tij Nikollës, në kishën e Profetit Ilia të Stegopolit ([[1653]]); Mihail dhe Konstandin Gramozit dhe Mihail Zermas. Shumë kisha u pikturuan nga anonimë, si p.sh. Manastiri i Shën Joan Prodhromit (Pararendësit), në Voskopojë ([[1659]]).
 
Midis ikonografëve vendas të [[Shekulli XVIII|shek. XVIII]] dhe [[Shekulli XIX|XIX]] shquhen: David Selenica (nga Selenica e Kolonjës), Konstandin Shpataraku (nga Shpati), Konstandin dhe Athanas Zografi (nga [[Korça]]) bashkë me bijtë dhe nipërit, Gjergj dhe Joan Çetiri (nga Grabova) bashkë me bijtë dhe nipërit, Nikolla Gunga (nga fshatrat e Myzeqesë). Kështu, pra, pas “Shkollës së Beratit”, të shek. [[Shekulli XVI|XVI]] [[Shekulli XVII|XVII]], do të mund të flisnim edhe për grupin e ikonografëve të “Shkollës së Korçës”, të [[Shekulli XVIII|shek. XVIII]] [[Shekulli XIX|XIX]]. Tek veprat e këtyre artistëve është i dukshëm ndikimi i ikonografisë së Malit të Shenjtë, por edhe i stilit perëndimor. Tek veprat e artistëve korçarë Konstandin e Athanas Zografi (mesi i [[Shekulli XVIII|shek. XVIII]]) vërehen edhe tendenca të stilit barok, portretet kanë më plasticitet dhe shumë elemente etnografike. Mjaft shprehëse shfaqet pasuria e afreskeve pasbizantine në 7 kishat e Voskopojës, që ruhen gjer më sot. Veçanërisht në muret e kishës së Shën Nikollës, që i pikturoi David Selenica ([[1726]]), hasim 2000 figura me kompozicion të larmishëm. Në veprat e tij ato që të lënë mbresa janë: ngjyrat, kompozimi lakonik, dëshira e tij realiste, interesimi për ambientin dhe perspektivën, përpjekja për t’i bërë sa më familjarë shenjtorët gjatë kishërimit (pjesëmarrjes në adhurim), p.sh. fytyra e kryedhjakonit Stefan. Afreske interesante ruhen dhe në zona të tjera, si p.sh. në Manastirin e Shën Triadhës (Trinisë së Shenjtë) në Pepeli, që u pikturua nga Adam Theotoqi ([[1754]]), i Tërëshenjtës në Pecë ([[1770]]), i Shën Spiridhonit në Vuno (në fund të [[Shekulli XVIII|shek. XVIII]]). Në të njëjtën kohë u pikturuan shumë kisha në [[Myzeqe]], si p.sh. e Shën Gjergjit në Libofshë (1782), që u pikturua nga korçari Kostandin dhe i biri i tij Terpo, e Shën Nikollës në Vanaj ([[1795]]) dhe e Shën Athanasit në Karavasta ([[1797]]) nga vëllezërit Gjergj dhe Joan Çetiri.
 
Në fillim të [[Shekulli XIX|shek. XIX]] Joan Çetiri dhe nipi i tij, Nikolla, pikturojnë kishën e Shën Gjergjit në Strumë; Nikolla Çetiri kishën e Shën Nikollës në Krutje të Lushnjës ([[1811]]); Joan Çetiri dhe djali i tij, Naumi, kishën e Shën Nikollës në Toshkëz të Lushnjës ([[1813]]). Joani dhe nipi i tij, Nikolla, kishën e Shën Theodhorit në Kadipashaj ([[1801]]). Kërkimi metodik ndoshta mund të përcaktojë edhe një prirje të tretë të ikonografisë ”Shkollën e Myzeqesë”.
 
Libra historikë të kohërave më të hershme përshkruajnë thesare shumë të çmuara të punimit artistik të metaleve, të gdhendjeve të imta dhe qëndisjeve. Prej gjithë këtyre krijimeve artistike kishtare ruhen mjaft punime gdhendjeje: ikonostasesh, amvonesh, fronesh dhespotikë, ndenjësesh epitropësh etj. (ikonostase në [[Korçë]], [[Voskopojë]], [[Ardenicë]], Labovë, [[Gjirokastër]], Libofshë, [[Berat]], [[Elbasan]], Leusë, Lashovë, Sopik dhe Vithkuq); punime argjendarie e punim metalesh: enë të shenjta (disk e potir), kapakë ungjilli; dhe punime qëndistarie (p.sh. [[Epitafi i Gllavenicës]]). Gjer më sot këto nuk janë studiuar aq sa duhet.
 
[[Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë]] tregon një interesim të veçantë, duke dhënë kontributin e saj për studimin, regjistrimin dhe restaurimin e monumenteve orthodhokse të ruajtura gjer më sot. Shumë kisha e manastire, kryesisht në zona të veçuara malore, të pasura me afreske, të kërcënuara nga koha dhe kushtet e disfavorshme atmosferike, presin studiues dhe restaurues. Thesaret e vyera orthodhokse të artit të këtij rajoni skajor perëndimor të [[Perandoria Bizantine|Perandorisë Bizantine]] e më vonë të Perandorisë Osmane, ato që nuk u grabitën nga pushtuesit e ndryshëm të kohërave të ndryshme, mbeten pasuri kulturore të [[Shqipërisë]], por dhe në përgjithësi monumente të rëndësishme të krijimtarisë artistike ballkanike e evropiane.
 
== Galeria ==