[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 23:
Në 1925 themelohet në [[Bari (Itali)|Bari]] organizata Bashkimi Kombëtar me [[Sejfi Vllamasi]]n, [[Qazim Koculi]]n, ku zgjidhet në komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Një vit më vonë, gjyqi i hetimeve politike në [[Tirana|Tiranë]] lëshon një “Letër përdhuni” kundër tij për t’u hetuar nën akuzën e “propagandës kundër shtetit, regjimit e kryetarit të Republikës”. Në Fletoren zyrtare botohet vendimi i dënimit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë. Në këtë kohë merr titullin Dr. i Shkencave Juridike.
Ali Këlcyra qëndroi në radhët e “Bashkimit Kombëtar” deri më 1938, madje u bë motori i tij kryesor. Po atë vit “Bashkimi Kombëtar” u shpërbë.
Gjatë qëndrimit në [[Parisi|Paris]] lindi e bija më 8 mars 1936, Hana. Ali Këlcyra bën raporte për gjendjen në Shqipëri dhe për politikën profashiste të [[Mbreti Zogu I|Mbretit Zog]], duke shkruar në të përditshmet “Le Quotidien”, “Le Matin”, “La République” etj. Para se të kthehej në Shqipëri kontakton me shefin e stafit të kryeministrit francez [[Édouard Daladier]], që do i japin mbështetjen në luftën anti-fashiste që do vinte. Vendimin për t'u kthyer e mori pasi foli me kol. Hill, i cili e këshilloi të kthehej: “E ke luftuar qeverinë mbretërore kaq gjatë dhe nuk ia arrite qëllimit nga jashtë. Rezistenca është e mundur vetëm nëse ajo bëhet nga brenda. Nëse do të kontribuosh për rezistencë ndaj pushtimit, duhet të kthehesh pranë njerëzve të tu”. Me 23 qershor 1939, pasaporta e Aliut, nr. 4897 e lëshuar me 8 prill nga Konsullata e Përgjithshme e Tiranës në kryeqytetin francez, u pajis me vizen e hyrjes nr. 194 që do ta ndihmonte të kapërcente pa vështirësi pengesat në rrugën e kthimit. Me 27 korrik, komisarii kufirit Chiriaco u kumton organeve kompetente se Ali Këlcyra dhe personat e tjerë të familjes hynë me tren në Itali nga ana e Bardonekias (qendër kufitare e Piemontit me Francen) dhe kolegu i tij i sigurimit të portit, komisar Cucaro, telegrafon se në Brindisi me 2 gusht ai i hipi vaporit "Loredano" dhe u nis drejt [[Saranda|Porto Edes]].
 
Me të mbërritur shkon pa u ndalur në Këlcyrë, ku qendroi mes familjarëve e të afermve për pak kohë.
 
== [[Lufta e Dytë Botërore]] ==