[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 5:
== Jeta ==
 
Lindi në [[Këlcyra|Këlcyrë]] më [[28 Maj|28 maj]] [[1891]], i biri i Xhelal bej Këlcyrës nga oxhaku i rreptë i bejlerëve të Këlcyrës. Mësimet e para i merr në vendlindje. Ndjek liceun “Gallata Saraj” në [[Stambolli|Stamboll]] qyshë më 1904. Në vitin 1909 do të marrë diplomën e pjekurisë me ‘Bachalier es-lettres-es sciences’. Studion në "Mülkiye-i-Sehahané", shkollë e lartë e shkencave politiko-administrative e ekonomike.
 
Me shpërthimin e [[Luftës Isë Parë Ballkanike]] kthehet në Këlcyrë, dhe shpallja e pavarësisë e gjen në atdhe. Gjatë ripushtimit të Jugut nga ushtritë greke largohet me muhaxhirët e tjerë në [[Vlora|Vlorë]]. Në emër të tyre përshëndet [[Princ Vidi]]n e [[Princesha Sofi|princeshën Sofi]] që erdhën të vizitonin të ikurit nga zonat e pushtuara me një fjalim në frëngjisht. Lë atdheun dhe vendoset në [[San Demetrio Korone]], tek arbëreshët e [[Italia|Italisë]].
 
Në 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në [[Roma|Romë]] kohë kur përqafon idetë e socialdemokracisë, miqësohet me [[Avni Rustemi|Avni Rrustemin]] dhe shokun e betejave [[Stavro Vinjau]]. Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me [[Themistokli Germenji|Themistokli Gërmenjin]] e të tjerë, ndërmerr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare.
 
Në 1918 kthehet sërish, shkon në [[Vlora|Vlorë]] ku në një mbledhje të fshehtë themelohet organizata që u quajt [[“Mbrojtja Kombëtare”]]. Komanda italiane e dëbon nga territoret nën administrimin e saj. Komitetet e MK-së kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve që ndodheshin këtu për “mbrojtjen” nga ushtritë greke që ishin vendosur rreth kufirit. Merr pjesë në [[Kongresi i Lushnjës|Kongresin e Lushnjes]], zgjidhet në [[Kuvendin Kombëtar]] si deputet i prefekturës së [[Gjirokastra|Gjirokastrës]] dhe qysh në seancën e parë propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli “bej”. Në luftën e Vlorës, caktohet të shkojë në Itali ku futet në bisedime me autoritetet të njohura të vendit për luftën. Më 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës, e cila u zhvillua kundër pushtimit italian të Shqipërisë.
 
Gjatë viteve 1921-1924 zhvilloi një veprimtari aktive në jetën politike të vendit, si deputet i [[Gjirokastra|Gjirokastrës]]. Fushatën e nisi nga fshati Brezhan i Këlcyrës, vend ku shpjegoi për herë të parë se ç’është demokracia dhe pas gjithë fjalimeve, ai pyet pjesëmarrësit se çfarë dëshire konkrete kishin që ai të mund t’ia paraqiste Parlamentit. Përgjigja ishte “Duam kullota”. BabaiAi u kujtoi të gjithëve se kullotat ishin përballë tyre, por dëgjuesit ia kthyen se bëhej fjalë për pronat e familjes së tij, Këlcyra. Në këtë pikë, babai deklaron: “Nga ky moment këto kullota bëhen tuajat”. Ai ua fali kullotat e tij fshatarëve të Brezhanit, pasi si formim politik ishte pro reformës agrare dhe zhvillimit bujqësor të vendit.
 
Qyshë në seancën e parë propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli “bej”.<ref name="aj">Jaupaj A., "E bija e Ali Këlcyrës, Hana: Ali Këlcyra, kundërshtar i tre diktaturave", [panorama.com.al|gazeta] [[Panorama]], 10 prill 2011.</ref>
Rreshti 22:
 
Në 1925 themelohet në [[Bari (Itali)|Bari]] organizata Bashkimi Kombëtar me [[Sejfi Vllamasi]]n, [[Qazim Koculi]]n, ku zgjidhet në komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Një vit më vonë, gjyqi i hetimeve politike në [[Tirana|Tiranë]] lëshon një “Letër përdhuni” kundër tij për t’u hetuar nën akuzën e “propagandës kundër shtetit, regjimit e kryetarit të Republikës”. Në Fletoren zyrtare botohet vendimi i dënimit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë. Në këtë kohë merr titullin Dr. i Shkencave Juridike.
Ali Këlcyra qëndroi në radhët e “Bashkimit Kombëtar” deri më 1938, madje u bë motori i tij kryesor. Po atë vit “Bashkimi Kombëtar” u shpërbë.<ref name="aj">
Gjatë qëndrimit në [[Parisi|Paris]] lindi e bija më 8 mars 1936, Hana. Ali Këlcyra bën raporte për gjendjen në Shqipëri dhe për politikën profashiste të [[Mbreti Zogu I|Mbretit Zog]], duke shkruar në të përditshmet “Le Quotidien”, “Le Matin”, “La République” etj.