[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 26:
 
== Gjeografia ==
'''Radimishti''' është një fshatëfshat në perëndim të Kolonjës. Kufizohet në lindje me fshatin Sanjollas dhe në jug-lindje me fshatin Podë, kurse në veri-perëndim me fshatin Bënjëzë. Është i vendosur midis dy shpateve që mbajnë të njëjtin emër, në lartësinë 911 metëra mbi nivelin e detit.
 
== Historia ==
Emri i fshatit rrjedh nga sllavishtja dhe do të thotë ''"punë dashës"''. Kështu që banorët e tij kanë qënë autoktonë. Familje të veçanta në Radimisht kanë ardhur nga Lëkursi i Sarandës, i cili u dogj plotësisht nga Kapllan Pasha në vitin 1750 në përpjekje për të shtrirë sundimin e tij edhe këtu. Atëherë popullsia migroi për në viset e brendshme të Shqipërisë po gjeti strehim në fshatin Radimisht dhe u vendosën aty. Radimishti si vendbanim më vete figuron që në regjistrimet e hershme, pra në ato të bëra në vitin 1431, veçse aty gjendet i regjistruar me emrin Radomisht. Më pas ka marrë emrin që mban sot. Në regjistrimet e bëra në gjysmën e dytë të shek. XVI, Radimishtin e gjejmë të përfshirë në Kazanë e Përmetit, e cila përfshin 16 fshatra. Për periudhën para pushtimit osman, burimet historike janë të pakta. Banorët që e kanë populluar fshatin, kanë patur luhatje të numrint të popullsië në kohë dhe situata të ndryshme. Në vitin 1431 statistikat shpjegojnë se fshati ka patur 12 shtëpi banimi. Pas më tepër se 100 vjetësh ai është shtuar në numër por në vitet 1913-1914 si në tërë zonën, edhe në Radimisht pati një shpërngulje në masë të popullsië që i përkisnin besimit mysliman. Kështu që numri i banorëve në vitet që pasojnë vjen duke u ulur. Aty nga fillimi i viteve 1800 e në vazhdim Radimishti, (pjesa e krishterë) ka qënë i shtrirë në tri zona banimi dhe ka patur reth 54 familje. Fiset më të vjetër të Radimishtit që kanë jetuar aty janë fisi i Angjellarëve dhe i Totove.