[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 15 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q18749 (translate me)
Rreshti 29:
Memaliaj e filloi jetën dhe veprimtarin e tij në 1947-48, me gjurmimet dhe kërkimet gjeologjike, e cila do binte një vit më vonë krijimin e një kantieri të madh dhe më pas do merrte formën e një qyteti puntorësh të zhurmëshëm dhe shum nevralgjik në jetën e atdheut të sapo dalë nga lufta e dytë botërore. Shumë shpejtë Memaliaj do zhvillohej e do ecte me furinë e Vjosës e cila lagë tre anë të këtij qyteti, me ujin e saj të pastër dhe të bollshëm.
Nje fis nga Memaliaj qe quheshin "Kalemaj" dhane nje ndihme shume te madhe per ardhjen e demokracise ne qytetin e tyre dhe ne gjithe Shqiperine.
 
Me ndërrimin e sistemit totalitar, edhe Memaliaj u bë një nga përkrahësit e parë të demokracisë dhe pikërishtë, ata të rinj të shkolluar, të kulturur të cilët përkrahën me të gjitha forcat demokracinë, disa nga këta i shikojmë sotë në poste drejtuese të cilët përpiqen sinqerishtë për zhvillimin e këtij qyteti.E ku ka më mirë se sa në postet drejtuese të aktivizohen mësuesit? Ata që kanë përgjegjësin e edukimit të brezit të ri, të gjeneratës tradicionale të një kombi e cila duhet të mbart dhe mbartë të gjitha cilësitë kulturore dhe kombëtare shqiptare,sidomos të krahinës jugore. Për këtë do na duhej më tepër kohë, të cilën e patëm të rezervuar, por edhe takime më të zgjeruara, të cilat do t’i bëjmë në vazhdim. Si fillim shkuam në bashkinë ekëtij qyteti për të marr kontakt me përfaqësuesit e qeverisë së këtij qyteti. Kryetari i bashkisë z. Pëllumb Bodeci mungonte dhe ishte i zënë me disa vizita pune jashtë rrethit, siç na informuan, por ne gjetëm në zyrën e bashkisë një vajzë, e cila quhej Leonora Qesko dhe që ishte nën kryetare e bashkisë.Zhvilluam një bisedë të shkurtër me të dhe muarëm një shije të përgjithëshme me problemet që ndesh sotë qyteti.
Line 37 ⟶ 39:
Po të bëjmë krahasimin me shifra dhe përqindje,atëherë i bije që 1/3 të jetë e pa strehë, 300 familje të deklaruar dhe 252 familje marrin rregullishtë ndihmën ekonomike, sociale të akorduar nga shteti.Këto janë shifra që na i jepë znj. Leonora Qesko, në bazë të statistikave. Ndihma ekonomoke në këtë rast është 2600-3000 lekë dhe 6000 lekë për invalidët.Është një ndihmë tepër modeste,e cila nuk mjafton as për të shlyer detyrimet kryesore por megjithatë qytetarët e kanë të nevojshme.Problem tjetër mbetet strehimi i të pastrehëve,problem ky që varet nga qarku i Gjirokastrës dhe që janë 300 familje, të cilat presin ndihmën e shtetit për të vazhduar jetën normale ku të kenë të paktën një strehë për të futur kokën.
Në qoftë se fkasim për përparim a ngritje të nivelit të jetesës,as që bëhet fjalë për këtë qytet të vogël tani për tani. Kur nuk kemi investime, private apo shtetërore,pa tjetër që popullsia do zhytet në varfëri.Disa aktivitete private që lulëzuan gjatë këtyre viteve të demokracisë avash avash po mbyllen duke mos i rezistuar ngritjes së çmimeve dhe shkatërrimit të infrasturkturës. Në qoftë se shteti nuk do të mendojë për hapjen e fronteve të punës, siç është rasti i ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit, i cili ka thithur mjaftë fuqi puntore, si nga zona përreth por edhe nga qyteti i Memaliaj dhe Tepelenë.
Një ditë tjetër së afërmi do të bëjmë një përshkrim dhe intervistim më të zgjeruar për këtë qytet i cili i ka dhënë kombit shumë mbështetje ekonomike, politike dhe artistike.